Deputeti Ilir Beqaj ditën e sotme nga Kuvendi iu bëri apel qytetarëve që ta vënë mirë maskën mbrojtëse.
“Me maskë të mbuloni gojën dhe hundën dhe jo sytë e veshët. Nesër të hapim listat. Pushime të mbara në gusht dhe në maj 2021 shqiptarët të vlerësojnë secilin me votën e tyre”, tha ndër të tjera deputeti.
Pak më herët, Halit Valteri kërkoi në Kuvend që të gjithë deputetëve t’u bëhet tamponi:
“Zoti Ruçi, për shkak të asaj çfarë ndodhi, kolegëve u urojmë shërim sa më të shpejtë. Pas seancës së fundit të gjithë deputetët, t’i nënshtrohen një testimi apo tamponi”.
Rikujtojmë se ditën e djeshme konfirmuan infektimin me koronavirus deputetët Ralf Gjoni, Eljo Hysko dhe Enver Roshi.