Debatet dhe ngacmimet nuk kanë fund në “Big Brother Vip”. Paloma ka vendosur të provokojë Monikën për pastërtinë. Monika duket se e ka pikë të dobët pastërtinë, dhe u ka vendosur rregulla lojtarëve, që duket se kanë pakënaqësitë e tyre.
Paloma kërkoi të përdorte disa pjata që banorët të ushqeheshin, gjë që duket se e nervozoi tepër Monikën.
Situata ka agravuar edhe nga ana e Palomës, e cila iu drejtua me këto fjalë: “Të lutem na lër të lirë, na je ngjitur. Kuzhina është edhe e imja dhe bëj çfarë të dua”.