E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

“Pistoletën ia kanë kthyer drejt kokës”, babai i Aldi Ramës kërkon drejtësi

Babai i Aldi Ramës, 21-vjeçari i cili vrau efektin e krimeve Saimir Hoxha kërkon drejtësi, ndërsa akuzon policinë se i kanë vrarë të birin e tij. Rufan Rama, në një intervsitë për “Fax News”, pretendon se djali i tij i ndjerë është dhunuar më parë nga policia, dhe se kjo ngjarje nuk ka qenë vetëvrasje ashtu siç është paraqitur.

Sipas tij, ka qenë njëri prej policëve që mund të ketë vrarë djalin e tij. Rufan Rama aludon se në makinë mund të ketë qenë një person i katërt, i cili mund të ketë pasur precedentë të mëparshëm penalë dhe kanë vendosur që ngjarjen t’ia faturojnë Aldi Ramës.

Rufan Rama, babai i Aldi Ramës

“Ata policë që e kanë kapur, kanë ushtruar një dhunë shumë të paparë, duke e rrahur në mënyrë barbare. Kur e kanë kapur në Lezhë, e kanë dhunuar. Bravo ju qoftë gazetarëve dhe prokurorëve që e kanë deklaruar se djali e ka denoncuar këtë dhunë, por nuk ka pasur ekspertizë mjeko-ligjore.

Akoma do ketë vrasje në popull. Si e vranë Klodian Rashën që i futën pistoletën në duar. Kam komunikuar me të dy javë para se të vritej. I ka thënë gjyshit që kam një dhimbje të madhe në këtë krah. Ai e ka pyetur po si kështu.

Na fikën mor ky shtet, çfarë bëhet me këtë popull. Një njeri kur shkel ligjin arrestohet, si qenka kjo të dalim të vrasim njerëz, si të na mbushet mendja?

A ishte një person i katërt në makinë?

“Nuk jam i sigurtë kush e ka shkrepur armën. Kam parë disa lajme, para disa kohësh ka dalë një lajm sikur ka qenë një person i katërt i cili ka qenë më i rrezikshëm se Aldi dhe mendoj se mund ta ketë bërë krimin. Më pas thonë; hajt ta mbulojmë këtë se Aldi e ka bërë.

Nuk të linte kush të dhunohesh në këtë mënyrë. E kanë vrarë mor djalin, e kanë marrë pistoletën dhe ia kanë kthyer drejt kokës”.

21-vjeçari njihej si person problematik. Ai kishte pasur precedentë të mëparshëm penalë. Që në moshën 18-vjeçare kishte rënë në prangat e policisë, fillimisht për lëndë narkotike.

Lexo edhe :   "S’di ku kam gruan e vajzën"/15-vjeçarja shpallet në kërkim
Lexo edhe :   Tre të mitura shfrytëzohen seksualisht, një grua i lidhte me burra në moshë

Ditën kur kreu vrasjen, i riu duhet të ishte në “arrest shtëpie”, masë e vendosur ndaj tij që prej muajit maj të këtij viti, pas lirimit nga qelia. Rama ishte arrestuar në dhjetor, pasi u kap me kanabis dhe pas disa muajsh gjykata kishte zbutur masën e sigurisë ndaj tij.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...