Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Palmer njeh 30 qershorin si datë zgjedhjesh, presidenti zyrtarisht në luftë me amerikanët

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e fundosën dje Presidentin e Republikës, Ilir Meta. Pas sulmeve të njëpasnjëshme të këtij të fundit dhe tentativave për të futur vendin në kaos duke shtyrë zgjedhjet vendore për në datën 13 tetor, përgjigja i erdhi dje nga Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer.

Gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës”, Palmer deklaroi se zgjedhjet duhet të bëhen në 30 qershor. “Ne presim që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor. Presim që ato të zhvillohen në mënyrë të qetë e transparente. Pas zgjedhjeve, do të formohet Gjykata Kushtetuese dhe presim që mosmarrëveshjet për kohën e zhvillimit të zgjedhjeve të zgjidhen përmes institucioneve të vendit”, tha Matthew Palmer. Intervista e tij do të jepet e plotë sot, por kjo deklaratë e shkurtër tregon fare qartë qëndrimin e prerë të Amerikës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin 30 qershorin si datë zgjedhjesh dhe jo 13 tetorin e dekretuar dje nga Meta. Kjo do të thotë se SHBA do të njohë procesin zgjedhor që do të mbahet të dielën dhe jo atë që pritet të mbahet në vjeshtë sipas planit të presidentit. SHBA është shteti i parë që reagon për dekretin e ri të presidentit dhe e kundërshton atë.

Për Amerikën, lëvizjet e Metës nuk i shërbejnë zgjidhjes së krizës, por e përkeqësojnë atë sepse krijohet një precedent i rrezikshëm për të ardhmen. Përveç deklaratës së Palmer, është edhe një tjetër detaj që tregon se për SHBA zgjedhjet duhet të jenë në 30 qershor. Dje ambasada e SHBA në Tiranë bëri një lajmërim për qytetarët e saj, ku i paralajmëronte se të dielën kur do të votohet, do të ketë trazira. “Zgjedhjet vendore në Shqipëri janë planifikuar të zhvillohen më 30 qershor 2019. Votimi është planifikuar nga ora 7:00 deri në orën 7:00. Zgjedhjet do të mbahen në çdo bashki shqiptare. Numërimi do të vijojë në qendrat e numërimit dhe mund të zgjasë deri në disa ditë në disa bashki. Incidentet e evidentuara të dhunës gjatë kohëve të fundit kanë vënë në shënjestër zyrtarët dhe materialet e votimit, duke rritur dyshimet për dhunë ose shqetësime në ditën e zgjedhjeve, para votimit dhe gjatë numërimit të votave në qendrat e numërimit”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA. Kjo tregon se për SHBA e diela është ditë zgjedhjesh.

Meta në luftë me amerikanët

Deklaratat e djeshme e Palmer dhe qëndrimi i ambasadës amerikane, janë një tregues se SHBA nuk e njeh Metën. Kjo do të thotë se presidenti dje ka hyrë zyrtarisht në luftë me amerikanët.

Sipas burimeve të gazetës, amerikanët janë irrituar shumë me deklaratën e Metës se nëse SHBA do të monitorojë zgjedhje, le të shkojë në Korenë e Veriut. Për t’i treguar se ata janë këtu dhe nuk do të lejojnë që në vend të ketë trazira e shkelje të Kushtetutës duke ndërruar datën e zgjedhjeve, amerikanët po e fundosin Metën.

Ata duket se e kanë futur në listën e zezë presidentin tonë dhe ajo që e tregon fare qartë është bojkoti që zyrtarët amerikanë i bënë dje Metës. Ky i fundit i thirri në Presidencë për t’iu bërë me dije dekretin e ri për zgjedhjet, por amerikanët nuk i vajtën. Në zyrën e Presidencës u futën shefja e Zyrës së Këshillit të Evropës, Jutta Gutzkow dhe ambasadorët e BE në vendin tonë, por asnjë përfaqësues i ambasadës së SHBA. Ky është një tregues i qartë se SHBA e ka shpallur non grata Ilir Metën dhe nuk i “begenis” vendimet e tij. Marrëdhëniet e tensionuara mes presidentit dhe SHBA u reflektuan edhe tek reagimi i Presidencës dje pas deklaratës së Palmer. Edhe pse iu kërkua një reagim për goditjen e Matthew Palmer, përgjigja e Presidencës lidhej me qëndrimin e Kongresmenit amerikan Eliot Engel, i cili kërkoi që të shmanget dhuna dhe procesi i 30 qershorit të jetë i denjë.

Pra, Meta i ka shpallur luftë SHBA duke e sulmuar, por edhe amerikanët po i përgjigjen me të njëjtën monedhë. Si duket, Amerika nuk do ta lejojë Metën të trazojë Shqipërinë, por po i ngushtojnë lakun pak nga pak duke i dhënë mesazhe të qartë se ata nuk e mbështesin aspak./Gazeta SOT

 

Tags: AmerikanetMetaramaZgjedhjet

TË LIDHURA

Aktualitet

Dy vila pranë Ballukut, në fokus edhe Viola Haxhiademi e Maksim Hetemaj

18:37 | 06/06/2026
Aktualitet

SPAK thërret Klevis Jahajn dhe Ergys Verdhon për aferat e “çetës Balluku”

18:35 | 06/06/2026
Aktualitet

Protesta për Zvërnecin shtrihet në Shkodër, qytetarët mblidhen në qendër

18:32 | 06/06/2026
Next Post

Bejtja: Baton Haxhiu të shpallet "non grata" në Shqipëri

Çfarë do bësh në 30 qershor? Zheji: Do iki në plazh (video)

30 qershori, karikatura e fundit e demokracisë rilindase







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Dy vila pranë Ballukut, në fokus edhe Viola Haxhiademi e Maksim Hetemaj

by mirseda
18:37 | 06/06/2026
0

Një skandal me përmasa të jashtëzakonshme ka shpërthyer sërish mbi ish-zv/kryeministren Belinda Balluku, duke dëshmuar se skeletet...

SPAK thërret Klevis Jahajn dhe Ergys Verdhon për aferat e “çetës Balluku”

18:35 | 06/06/2026

Protesta për Zvërnecin shtrihet në Shkodër, qytetarët mblidhen në qendër

18:32 | 06/06/2026

Kreshnik Spahiu: E vërteta e investimit të Trump dhe pazaret Rama-Berisha

18:31 | 06/06/2026

Berisha mbledh 71 të rinjtë e Këshillit Kombëtar: Motor i ripërtëritjes së PD-së

18:28 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com