E diel, 20 Qershor, 2021
18.5 C
Tirana

Palmer: Marrëveshja, gjithçka për të cilën pajtohen Kosova dhe Serbia

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, tha te premten (4 qershor) se qëllimi përfundimtar i Shteteve të Bashkuara është që të arrihet njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë ai e ka lënë të hapur mundësinë që Uashingtoni të mbështesë edhe modalitete tjera të marrëveshjes gjithëpërfshirëse, nëse për ato pajtohen të dyja palët.

“Vizioni ynë është që Serbia dhe Kosova të jenë anëtare të Bashkimit Evropian. Por, si mund të jenë dy vendet anëtare të BE-së nëse nuk e njohin njëra-tjetrën? Kjo (njohja e ndërsjellë) do të hapte rrugën evropiane për të dyja vendet. Për këtë arsye Shtetet e Bashkuara e shohin njohjen e ndërsjellë si rrugën më të mirë për të arritur këtë”, ka thënë Palmer për televizionin N1 të Serbisë.

Palmer dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak kanë biseduar me autoritetet e Beogradit për procesin e dialogut dhe vizita e tyre atje u bë pas qëndrimit në Prishtinë.

Në pyetjen nëse ekziston një “Plan B” , apo mundësia që të arrihet një marrëveshje por në të mos të përfshihet njohja, diplomati amerikan u përgjigj:

“Marrëveshja mund të jenë gjithçka për të cilën të dyja palët pajtohen. Qëllimi ynë është që të nxisim palët të ulen në tryezë dhe të paraqesin cilat janë vijat e tyre të kuqe, çfarë mund dhe nuk mund të bëjnë. Ne nuk përcaktojmë agjendën, as nuk përcaktojmë rezultatin”, tha ai.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të takohen gjatë muajit qershor, për të vazhduar procesin e dialogut mes dy vendeve i cili ka filluar më 2011 më ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, por është shoqëruar me disa ndërprerje dhe hezitim të palëve për të zbatuar një sërë marrëveshjesh teknike të arritura./REL/

Lexo edhe :   Zhvillimet në rajon në 24 orët e fundit
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

OBSH e shpall të përfunduar shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se shpërthimi i virusit të Ebolës, që nisi në shkurt në Guinea, ka përfunduar. Ky virus vdekjeprurës, që përcillet...

Levandovski mban gjallë shpresat e Polonisë, Spanja komplikon kualifikimin

Përfundon ndeshja e grupit C, ku Spanja ka komplikuar kualifikimin, pasi Polonia i ka surprizuar, duke i rrëmbyer një pikë. Sfida u mbyll në...

Gjermani, gjenden dy piktura të shekullit XVII në një kosh plehrash

Policia gjermane po kërkon për informacion për dy piktura origjinale nga artistë evropianë të shekullit të 17, të cilat përfunduan në një kosh plehrash...

Kapacitetet e Kosovës për vaksinim në masë të popullsisë kundër COVID-19

Në Kosovë gjatë kësaj jave filloj vaksinimi në masë i qytetarëve kundër COVID-19, me synimin që të vaksinohen deri 320 qytetarë në muaj. Zyrtarë...

Mbi 1 milion vaksina/ Mbërrijnë në Rinas edhe 50 mijë doza të Coronavac

Mbrëmjen e sotme, kanë mbërritur në aeroportin ''Nënë Tereza'', 50 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi...