Media prestigjoze britanike BBC, ka shkruar një artikull ditën e djeshme, ku bëhej fjalë për një çift hungarez të cilët synonin ndërgjegjësimin e njerëzve në lidhje me ndotjen e lumit Danub.
Teksa tregon rrjedhën e lumit Danub në hartën e botës, shfaqet dhe Kosovën në të. Mirëpo në atë hartë, Kosova nuk figuron si shtet, por si pjesë e Serbisë.
Kjo video, ka ngjallur dyshime nëse është bërë në mënyrë te qëllimshme apo aksidentale. Britania e Madhe e ka njohur Kosovën më 18 shkurt 2008, vetëm një ditë pas shpalljes së pavarësisë.
Min: 01:46
Megjithatë, duket se ky publikim nuk ka qenë i qëllimshëm. Në hartat tjera që janë publikuar në uebfaqen e transmetuesit publik britanik, Kosova figuron me kufijtë e saj shtetërorë.
Kosova figuron edhe në listën e shteteve ku janë publikuar statistikat e rasteve me Covid-19, që BBC-ja e ka përditësuar vetëm një ditë më parë.