Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Palmer: Marrëveshja, gjithçka për të cilën pajtohen Kosova dhe Serbia

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Palmer: Marrëveshja, gjithçka për të cilën pajtohen Kosova dhe Serbia

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, tha te premten (4 qershor) se qëllimi përfundimtar i Shteteve të Bashkuara është që të arrihet njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë ai e ka lënë të hapur mundësinë që Uashingtoni të mbështesë edhe modalitete tjera të marrëveshjes gjithëpërfshirëse, nëse për ato pajtohen të dyja palët.

“Vizioni ynë është që Serbia dhe Kosova të jenë anëtare të Bashkimit Evropian. Por, si mund të jenë dy vendet anëtare të BE-së nëse nuk e njohin njëra-tjetrën? Kjo (njohja e ndërsjellë) do të hapte rrugën evropiane për të dyja vendet. Për këtë arsye Shtetet e Bashkuara e shohin njohjen e ndërsjellë si rrugën më të mirë për të arritur këtë”, ka thënë Palmer për televizionin N1 të Serbisë.

Palmer dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak kanë biseduar me autoritetet e Beogradit për procesin e dialogut dhe vizita e tyre atje u bë pas qëndrimit në Prishtinë.

Në pyetjen nëse ekziston një “Plan B” , apo mundësia që të arrihet një marrëveshje por në të mos të përfshihet njohja, diplomati amerikan u përgjigj:

“Marrëveshja mund të jenë gjithçka për të cilën të dyja palët pajtohen. Qëllimi ynë është që të nxisim palët të ulen në tryezë dhe të paraqesin cilat janë vijat e tyre të kuqe, çfarë mund dhe nuk mund të bëjnë. Ne nuk përcaktojmë agjendën, as nuk përcaktojmë rezultatin”, tha ai.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të takohen gjatë muajit qershor, për të vazhduar procesin e dialogut mes dy vendeve i cili ka filluar më 2011 më ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, por është shoqëruar me disa ndërprerje dhe hezitim të palëve për të zbatuar një sërë marrëveshjesh teknike të arritura./REL/

Tags: kosovemarreveshjemathew palmerserbi

TË LIDHURA

Protesta në Shkup pas tragjedisë së marsit ku humbën 63 persona; mijëra kërkojnë drejtësi
Rajoni

Protesta në Shkup pas tragjedisë së marsit ku humbën 63 persona; mijëra kërkojnë drejtësi

19:54 | 15/11/2025
Horror në Itali/ Nëna vret dalin 9-vjeçar, i pret fytin me thikë
Rajoni

Horror në Itali/ Nëna vret dalin 9-vjeçar, i pret fytin me thikë

13:25 | 13/11/2025
Italia vendos verifikimin e detyrueshëm të moshës për faqet pornografike
Rajoni

Italia vendos verifikimin e detyrueshëm të moshës për faqet pornografike

10:38 | 13/11/2025
Next Post
Indi: Vaksinohet kundër koronavirusit gruaja më e vjetër në botë, 124 vjeç

Indi: Vaksinohet kundër koronavirusit gruaja më e vjetër në botë, 124 vjeç

Paralajmërimi i Joe Biden: Cilat mund të jenë pasojat në Shqipëri?

Paralajmërimi i Joe Biden: Cilat mund të jenë pasojat në Shqipëri?

Gafë apo e qëllimshme? BBC nxjerr hartën, Kosova shfaqet pjesë e Serbisë

Gafë apo e qëllimshme? BBC nxjerr hartën, Kosova shfaqet pjesë e Serbisë







JU REKOMANDOJMË

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

09:47 | 17/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

16:49 | 15/11/2025




TË FUNDIT

Situata me motin e keq në vend, evakuohen 5 anëtarët e një familjeje në Thumanë
Aktualitet

Situata me motin e keq në vend, evakuohen 5 anëtarët e një familjeje në Thumanë

by mirseda
19:30 | 18/11/2025
0

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar informacionin lidhur me situatën e krijuar nga moti i keq në vend....

Shqipëria pret shortin e Play Off të Botërorit pas përditësimit të FIFA-s

Shqipëria pret shortin e Play Off të Botërorit pas përditësimit të FIFA-s

19:05 | 18/11/2025
Trump pret princin saudit: 600 mld $ investime dhe 48 avionë F-35

Trump pret princin saudit: 600 mld $ investime dhe 48 avionë F-35

19:01 | 18/11/2025
Begaj niset drejt Pragës, do të zhvillojë vizitë zyrtare në Çeki

Begaj niset drejt Pragës, do të zhvillojë vizitë zyrtare në Çeki

18:21 | 18/11/2025
Kosovë, nesër mbahet seanca e jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë

Kosovë, nesër mbahet seanca e jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë

18:19 | 18/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com