Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Pallati nuk është vlerësuar”, Basha: Jo dallavereve në kurriz të qytetarëve

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Pallati nuk është vlerësuar”, Basha: Jo dallavereve në kurriz të qytetarëve

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka vizituar sërish ditën e sotme banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës.

Basha vizitoi si fillim lagjen 17, ku dëgjoi shqetësimet e banorëve të asaj zone, të cilët sipas tij janë lënë pa përgjigje nga autoritetet shqiptare. Me dhjetëra banorë në këtë zonë u shprehën të shqetësuar pasi nuk ishte bërë akoma një vlerësim zyrtar për pallatin e tyre, nëse është i banueshëm apo jo.

MË POSHTË, BASHKËBISEDIMI I KREUT TË OPOZITËS ME BANORIN.

Banor: Bashkërendohuni me pushtetin. Uluni, i lëmë ndasitë politike. Unë jam plotësisht dakord që jeni opozitë dhe keni frontet të ndara, keni vizionin tuaj.

Basha: Qeveria ka detyrat e veta, opozita ka detyrat e veta. Ju po e shikoni, ne vetëm luftë politike nuk po bëjmë.

Banor: Unë jam i forcës kundërshtare me ju, dhe ju falënderoj që më dëgjon me respekt dhe të falënderoj që je këtu mes nesh.

Basha: E rëndësishme është që ne të sjellim zërin dhe shqetësimet tuaja. Ky është roli ynë. Nëse ne e marrim zërin tuaj dhe e kthejmë në politikë për karriken tonë, ne bëjmë gabim. Nëse ne çojmë shqetësimin tuaj atje, ne e kemi bërë detyrën tonë, sepse po nuk e bëmë ne, nuk ka kush ta bëjë.

Edhe po të ishim në role të ndryshme, ne në qeveri dhe ata në opozitë, këtë do kërkoja nga ata. Nuk do kërkoja të bëja fotografi bashkë. Do t’u kërkoja ‘merrni zërin e njerëzve na e sillni dhe shikoni si po e bëjmë ne punën” Se këtë detyrë ka opozita. Po u shkri opozita, nuk ka më kush t’ju mbrojë.

Çfarë kemi kërkuar: E para, që vlerësimi të bëhet sa më shpejt, në mënyrë profesionale Për këtë kemi këshilluar që të shtohet numri i inxhinierëve, përndryshe vlerësimi shtyhet, e shtyhet, e shtyhet…

E dyta, të caktohen fondet, sepse vlerësimi pa fonde është zero. Sot në mëngjes, kanë pranuar një sugjerim që ua kam dhënë gjatë tre ditëve të fundit: që banorëve të zonave rurale që janë me shtëpi, t’u japin para në dorë, ta bëjnë vetë. Sepse koha nuk pret, dimri sapo ka filluar. Çfarë do të bëni, do të rrini me muaj të tërë kështu? Nuk mund të ndodhë kjo!

Çfarë duhet: Në rradhë të parë të dimë: 1.Sa banorë të Durrësit janë pa strehë. 2. Ku do të qëndrojnë në periudhën e ndërmjetme. 3. Si do të zhvillohet më tej puna e tyre.

Ju thoni se i keni këto prona në qendër të qytetit dhe nuk doni ti humbni. Sepse kjo është një situatë ku, nga njëra anë ka hallexhinj, nga ana tjetër, ka edhe profiterë, njerëz që shikojnë të nxjerrin diçka nga kjo. Është e pashmangshme kudo. Ku bie tërmeti ka kudo çackej e peshkaqenë. Ne duhet me çdo kusht të shmangim që fatkeqësia e disa njerëzve të kthehet në oportunitet për matrapazë.

Banor: Kjo po u prish le të ndërtohet këtu dhe të jetojmë këtu.

Basha: E kuptova, ma thatë disa prej jush. Tani këtu është roli ynë si opozitë që të jemi në krahun tuaj dhe të mos lejojmë që të bëhen dallavere të tilla në kurriz të njerëzve.

Tags: banoretdurreslagjia 17lulzim bashapallativleresim zyrtar

TË LIDHURA

THIRRJA PËR NË PROTESTË/ Këlliçi: Kushdo që kërkon zgjidhje, sot e ka vendin në shesh
Politikë

THIRRJA PËR NË PROTESTË/ Këlliçi: Kushdo që kërkon zgjidhje, sot e ka vendin në shesh

12:00 | 24/01/2026
Aksident në Elbasan: vdes 21-vjeçari, shoferi i dehur plagoset
Aktualitet

Aksident në Elbasan: vdes 21-vjeçari, shoferi i dehur plagoset

11:46 | 24/01/2026
Akuza për korrupsion, arrestohen 3 policë, mes tyre shefi i stacionit të Orikumit
Aktualitet

Akuza për korrupsion, arrestohen 3 policë, mes tyre shefi i stacionit të Orikumit

09:26 | 24/01/2026
Next Post
BQK mbyll dy banka, dyshohet se rrezikonin sigurinë kombëtare dhe pastronin para

BQK mbyll dy banka, dyshohet se rrezikonin sigurinë kombëtare dhe pastronin para

Tërmeti/ Soreca takon Çuçin: Të bëhet shpejt vlerësimi i nevojave

Tërmeti/ Soreca takon Çuçin: Të bëhet shpejt vlerësimi i nevojave

FOTO/ Futbollisti i njohur shqiptar bën ndërhyrje estetike në kokë

FOTO/ Futbollisti i njohur shqiptar bën ndërhyrje estetike në kokë







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

THIRRJA PËR NË PROTESTË/ Këlliçi: Kushdo që kërkon zgjidhje, sot e ka vendin në shesh
Politikë

THIRRJA PËR NË PROTESTË/ Këlliçi: Kushdo që kërkon zgjidhje, sot e ka vendin në shesh

by mirseda
12:00 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së sotme kombëtare...

“Nuk ka amnisti për ta!” – Arrestohen komisionerët për manipulimet e votave, reagon Kurti

“Nuk ka amnisti për ta!” – Arrestohen komisionerët për manipulimet e votave, reagon Kurti

11:54 | 24/01/2026
Aksident në Elbasan: vdes 21-vjeçari, shoferi i dehur plagoset

Aksident në Elbasan: vdes 21-vjeçari, shoferi i dehur plagoset

11:46 | 24/01/2026
Akuza për korrupsion, arrestohen 3 policë, mes tyre shefi i stacionit të Orikumit

Akuza për korrupsion, arrestohen 3 policë, mes tyre shefi i stacionit të Orikumit

09:26 | 24/01/2026
Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën

22:40 | 23/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com