E mërkurë, 2 Dhjetor, 2020
7 C
Tirana

BQK mbyll dy banka, dyshohet se rrezikonin sigurinë kombëtare dhe pastronin para

Më të lexuarat

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

“Je një shtrigë”, Rama nuk ia përton drejtoreshës së shkollës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar një tjetër shkollë në Durrës, e cila u rindërtua pasi u dëmtua nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

“Kujdesu për engjëllin tim”/ Publikohet audio e fundit e Maradonës në Whatsapp

Disa orë më parë u shfaq audio e fundit në Whatsapp, e dërguar nga Diego Armando Maradona. Disa ditë para se të vdiste, “El...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

“Maradona ishte përdhunues”, futbollistja: Ai ka dhunuar gratë (FOTO)

Në kohën kur e gjithë bota ka përkujtuar legjendën e futbollit Diego Armando Maradona, ka nga ato personazhe që kanë shprehur haptazi urrejtjen dhe...

Rusi/ Vetëvritet truproja e Putin, kolegu: Punonim në kushte të këqija

Truproja i presidentit rus, Vladimir Putin vrau veten sot në Kremlin. Sipas mediave ruse, Mikhail Zakharov, punonjësi i departamentit të 5-të, kreu vetëvrasjen gjatë...

Saudët, familja më e pasur në botë me 1.5 trilionë dollarë

Familja mbretërore e Arabisë Saudite, është sot më e madhja dhe më e pasura në botë. Ajo përbëhet rreth 15.000 anëtarë. Por shumica e...

Kurohej në Turqi prej COVID-19, ja çfarë po ndodh me trajnerin Gega

Trajneri i Kukësit Skënder Gega, ia ka dalë të mposhtë koronavirusin dhe sot pritet të kthehet në Shqipëri. Tekniku i nënkampionëve të vendit, ka...

27 vite nga vrasja e Pablo Eskobar, trafikanti nr. 1 i të gjitha kohërave

Karrierën kriminale e nisi në rrugët e qytetit të tij Medelin, kur ishte adoleshent. Vidhte makina, gurrë varresh, cigare, apo rrëmbente njerëz në këmbim...

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka marrë vendim për revokimin e licencave për institucionin mikrofinanciar “Iute Credit” dhe institucionin financiar jobankar “Monego”. Vendimin e Bordit Ekzekutiv a ka arsyetuar guvernatori Fehmi Mehmeti. Ai tha se në kohën kur këto dy institucione kishin aplikuar për licencë në BQK, kishin dorëzuar një plan biznesi nga i cili këto vite ato kanë devijuar vazhdimisht. Dyshimet ishin se përveç kredive me norma astronomike të interesit, ato po shpërlanin para për biznesmen dhe persona të fuqishëm nga Estonia dhe Rusia.

“Iute Credit” dhe “Monego” nuk sot nuk do të mund të veprojnë me në Kosovë. Këtyre institucioneve mikrofinanciare i është vendosur dryni.

Banka Qendrore e Kosovës ka marr vendim që tua marr licencën që e kishin për të operuar.  Vendimin e Bordit Ekzekutiv për marrje të licencës  ka arsyetuar guvernatori Fehmi Mehmeti.

Ai ka thënë se normat e interesit që kanë aplikuar këto institucione janë jashtë çdo standardi.

Mirëpo, përveç kësaj dyshimet ishin se përveç kredive me norma astronomike të interesit, ato po shpërlanin para për biznesmen dhe persona të fuqishëm nga Estonia dhe Rusia.

Këtë në njëfarë mënyre e ka konfirmuar edhe Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti i cili në konferencën për media tha se bëhej fjalë për sigurinë nacionale.

“…Ne nuk do të lejojmë asnjë aktivitet që cenon sigurinë tonë kombëtare”, ka thënë Mehmeti duke shpjeguar arsyen e tërheqjes së licencave të këtyre instucioneve.

Këto institucione mikrofinanciare, sipas disa raportimeve në media,  tash e sa kohë ishin duke hetuar edhe nga Njësia për Inteligjencë, Financiare e Kosovës.

Mbylljen e “Iute Credi” dhe “Monego” e ka kërkuar edhe Ambasada Amerikane në Kosovë, për shkak të dyshimit për pastrim parash që kanë ardhur nga Estonia dhe Rusia.

E në konferencën që është mbajtur në BQK,  guvernatori Fehmi Mehmeti ka thënë se d evijimi më shqetësues janë normat e larta të interesit që këto institucione kanë aplikuar në kredi shumëfish më të larta se nga ato që ishin paraparë në planet e biznesit.

“Bordi Ekzekutiv i BQK-së, duke u bazuar në kompetencat që i garanton neni 36 paragrafi 1, nënparagrafët 1.11 dhe 1.12, si dhe neni 67 paragrafët 1 dhe 2 të Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe në pajtim me nenin 105, paragrafi 1, nënparagrafi 1.10 të Ligjit për Bankat, Institucionet Financiare dhe Institucionet Financiare Jobankare, ka vendosur që të revokojë regjistrimin dhe të iniciojë procedurat e likuidimit për institucionin mikrofinanciar ‘Iute Credit Kosovo’ Sh. A. dhe për institucionin financiar jobankar ‘Monego’”.“Mbi këtë bazë, BQK-ja kishte licencuar edhe dy institucionet e lartpërmendura, të cilat në dokumentacionin përmes të cilit kishin aplikuar dhe në bazë të të cilit i ishte dhënë licenca për të operuar në Kosovë, kishin ofruar planet e tyre se si planifikojnë ta zhvillojnë veprimtarinë e tyre në Kosovë.  Sidoqoftë, gjatë këtyre viteve të operimit në tregun tonë, këto institucione në vazhdimësi kanë devijuar nga planet e tyre të biznesit në bazë të të cilave kishin marrë licencat për të operuar në Kosovë, duke i sjellë kështu tregut tonë diçka tjetër prej asaj që kishin premtuar që do të sjellin”.

Një hulumtim i bërë kohë më parë nga mediat në vend ka rezultuar se “MONEGO është në pronësinë e Aigars Kesenfelds një biznesmen i cili është i dyshuar për krime ekonomike, mashtrime, shpërlaje të parave dhe i lidhur me miliarderin rus Oleg  Boyko”.

Sipas këtij hulumtimi “ky sistem i kredive të shpejta ka rezultuar të jetë fatal për shumë familje nëpër vende të ndryshme të Evropës. Mashtrimi përmes marketingut dhe normat e larta të interesit janë në kundërshtim edhe me normat reale të BQK-së. Sistemet e tilla nga i njëjti pronar dhe mashtrimet që janë bërë nëpër shumë shtete të Evropës, sot po rrezikojnë qytetarët e Kosovës nga një “sistem piramidal” siç është MONEGO.”

Kurse,  Iute Credit është ndëshkuar nga BQK-ja në shkurt të vitit 2019, për mashtrim dhe e njëjta i kishte kthyer paratë klientëve.

Monego dhe Iute Credit Kosovo janë institucione financiare që ofrojnë kredi të shpejta konsumuese. Në Kosovë operojnë 23 institucione mikrofinaciare, me 183 njësi në nivel vendi. Norma mesatare efektive e interesit për kredi, sipas Bankës Qendrore të Kosovës, është 20.3 për qind./ Monitor

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lajm tronditës për Dortmundin, Haland mund të mbyllë vitin prej dëmtimit

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland sonte në mbrëmje ndaj Lazios, sa i përket përballjes Champions, mungon për shkak të një dëmtimi në kofshë. Por,...

Mjeku Pëllumb Pipero: Ja kur vjen vaksina anti-covid në Shqipëri

Mjeku i Infektivit Pëllumb Pipero është shprehur besimplotë se vaksina anti-COVID e COVAX do të vijë në Shqipëri në fund të dhjetorit ose në...

Maqedonia e Veriut, bilanc tragjik nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Maqedonia e Veriut  ka regjistruar 33 viktima me koronavirus, 946 persona të infektuar si dhe 789 persona të shëruar në 24 orët e fundit. Të...

Denaj: Shqiptarët nuk kanë ku t’i harxhojnë paratë për shkak të pandemisë

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj ka folur për buxhetin e vitit 2021. E ftuar në emisionin “Open”, ministrja është përplasur me pedagogen...

A do të mbyllemi pas 2 javësh? Brataj sqaron situatën

Komuniteti Teknik i Ekspertëve, deklaroi sot se do të mbeten në fuqi masat e deritanishme, por që mund të ndryshojnë në varësi të situatës...