Ndryshime në Drejtorinë e Policisë së Fierit. Drejtori aktual Albert Nushi është larguar dhe në vend të tij është komanduar nëndrejtori i Policisë Fier, Andon Marko.
Albert Nushi është komanduar nëndrejtor në Policinë e Elbasanit. Lëvizja në radhët e policisë ka ardhur pak orë pasi ai drejtoi edhe efektivët e Fierit në garantimin e qetësisë dhe sigurisë gjatë protestës se opozitës ne këtë qytet.
Albert Nushi drejtoi Policinë e Fierit për një periudhë pothuajse 2-vjeçare. /BW