Pa maska: Policia gjobit 1.579 qytetarë, ‘ndëshkim’ edhe për lokalet

Policia e Shtetit vijon kontrollet në të gjithë vendin, për zbatimin e masave anticovid.

Në 24 orët e fundit janë ndëshkuar me masë administrative 1.579 qytetarë që u konstatuan pa maskat mbrojtëse, gjatë fundjavës.

Po ashtu është marrë masë administrative 1.000.000 lekë për një subjekt që nuk respektoi protokollet e sigurisë si edhe për 7 qytetarë që nuk zbatuan masat kufizuese pas orës 22:00, në fundjavë.

Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër i bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anticovid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00.

TË LIDHURA

Next Post

JU REKOMANDOJMË





TË FUNDIT