E mërkurë, 27 Janar, 2021
2 C
Tirana

Lufta ndaj korrupsionit, Yuri Kim: Pasuritë e konfiskuara do të rishpërndahen

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim, mori sot pjesë në aktivitetin përmbyllës të projektit të Komisionit për Demokraci me temë: “Ripërdorimi Social i Pasurive të Konfiskuara nga Krimi i Organizuar”.

Kim tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht përpjekjet për të luftuar krimin e organizuar.

Duke folur mbi rishpërndarjen në shoqëri të pasurive të konfiskuara, Yuri Kim u shpreh se kjo gjë aktivizon rritjen ekonomike dhe ndihmon viktimat dhe komunitetet e prekura nga krimi i organizuar.

Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht përpjekjet për të luftuar krimin e organizuar dhe përpjekjet forcojnë rolin e shoqërisë civile në parandalimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut. Ripërdorimi shoqëror i pasurive të konfiskuara të krimit të organizuar është një shembull i përsosur se si këto përparësi janë të ndërlidhura dhe mbështesin njëra-tjetrën.

Ndërsa qeveria dhe institucionet e zbatimit të ligjit janë në ballë të luftimit të krimit të organizuar, shoqëria civile dhe qytetarët mund dhe duhet të luajnë një rol të rëndësishëm në të njëjtën luftë në mënyrën e tyre.

Ripërdorimi shoqëror i pasurive të konfiskuara të krimit të organizuar siguron një parandalim më efikas të krimit të organizuar, pasi aktivizon rritjen ekonomike dhe dinamikat e zhvillimit shoqëror përmes pjesëmarrjes shoqërore. Ai merr diçka që rrjedh nga një ndikim negativ në shoqëri dhe e kthen atë në një ndikim pozitiv.

Ajo demonstron mundësinë për të shndërruar fitimet e paligjshme në mundësi për të ndihmuar viktimat dhe komunitetet e prekura nga krimi i organizuar, dhe ndërton besimin midis qytetarëve dhe qeverisë”, ka thënë ndër të tjera Kim, në mbyllje të Projektit “Ripërdorimi Social i Aseteve të Sekuestruara të Krimit të Organizuar”., tha ambasadorja.

Lexo edhe :   Administrata Biden dhe përpjekjet për të rritur nivelin e vaksinimeve
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...