Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Organizatat gjermane hapin llogari bankare për të ndihmuar Shqipërinë

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Organizatat gjermane hapin llogari bankare për të ndihmuar Shqipërinë

Me të marrë kërkesën e qeverisë shqiptare për ndihmë, qeveria gjermane ka shprehur gatishmërinë e saj për të dërguar një ekip në Shqipëri, në kuadër të Ekipit të Mbrojtjes Civile të Komisionit të BE-së. Ndërkohë pjesëtarë të Agjencisë së Asistencës Teknike, THW, kanë mbërritur në Tiranë për të ndihmuar me logjistikë dhe koordinimin e ndihmave, me këshillimin e ekipeve të shpëtimit e gjëra të ngjashme. Njerëzit që shkojnë në Shqipëri janë vullnetarë, atyre shteti gjerman u paguan vetëm pagën për këto ditë që mungojnë në punët ku punojnë. Një ekip i ngjashëm ka qenë edhe në fillim të tetorit në Shqipëri pas tërmetit të shtatorit.

Thirrje për ndihmë nga organizatat joqeveritare

Ndërkohë organizata humanitare gjermane kanë filluar të merren me mbledhjen e donacioneve për t’u ardhur në ndihmë viktimave të tërmetit. Rrjeti i shoqatave “Deutschland Hilft” – Gjermania ndihmon, një nga më të njohurat në Gjermani e që bashkëpunon edhe me qeverinë gjermane, ka hapur një xhirollogari enkas për Shqipërinë dhe kush do të dhurojë aty para duhet të japë si fjalë referuese “Erdbeben  Albanien”.

Rrjeti ka partnere disa organizata që janë në terren. Njëra prej tyre është “Help”, e cila ka dërguar aty degën e Kosovës që ka shpërndarë batanije dhe thasë fjetjeje për njerëzit që kanë mbetur jashtë. “Help” ishte nga organizatat e para humanitare në Gjermani që bëri thirrje për  të mbledhur ndihma për tërmetin e Shqipërisë dhe deri te merkurën kishte mbledhur afro 35 000 Euro (27.11.2019 19:00), siç i tha DW-së, Timo Stegemann, nga selia qendrore e kësaj shoqate në Bonn. Edhe organizata ADRA, Global Care, World Vision janë shoqata partnere në terren që merren me përkujdesjen për të prekurit dhe  sidomos të fëmijëve. Ky rrjet ka marrë edhe vulën e DIZ-it, një institut i njohur gjerman për efektivitetin dhe transparencën e donacioneve, dhe konsiderohet  si rrjet serioz.

Preferohen dhurata në para

Edhe shoqata të tjera nga diaspora shqiptare kanë bërë thirrje për donacione. Shumë syresh janë pjesëtarë të diasporës që kanë hapur fondet e tyre në faqet e Facebookut. Gjithashtu ka nisma private të firmave të transportit që bëjnë thirrje për të mbledhur ndihma në natyrë, si rroba e tesha e batanije ose prodhime për fëmijë.

Timo Stegemann, nga organizata Help, i tha Deutsche Welle-s se organizata e tij nuk pranon ndihma në natyrë.  “Help” i blen  gjërat që i nevojiten direkt në terren: në Shqipëri, Kosovë.  Kjo bën që mallrat të shkojnë më shpejt te nevojtarët e nuk ka përse të presin sa të kalojnë doganën, por nga ana tjetër duke i blerë mallrat aty ne ndihmojmë edhe ekonominë vendore.”  Stegemann, thotë se për shembull batanijet e para ata i kishin blerë në Kosovë me një çmim mjaft të arsyeshëm, dhe transporti iu dhurua nga shitësi. Këto organizata do të vazhdojnë të jenë aktive në Shqipëri. Siç i tha  “Help ” DW, tani ata po përgatisin edhe projektet pasardhëse dhe do të ngrenë degën e tyre të Shqipërisë me projekte për vlerësimin e dëmeve dhe rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga tërmeti.

Edhe shoqata studentore ne bashkëpunim me degën gjermane të Lëvizjes Vetëvendosje janë duke mbledhur  rroba, veshmbathje edhe artikuj higjienikë për të prekurit. Një nga aktivistet e Vetëvendosjes në Berlin thotë për DW se fokusi kryesor është te produktet e higjienës menstruale, një produkt që shumë organizata humanitare nuk e kanë në listën e produkteve bazë, thotë aktivistja për DW. /Burimi DW

 

Tags: durrestermetithumanetirane

TË LIDHURA

Pogradec/ Sherri në Këshillin Bashkiak, policia mbërrin për të shoqëruar dy personat e përfshirë
Aktualitet

Pogradec/ Sherri në Këshillin Bashkiak, policia mbërrin për të shoqëruar dy personat e përfshirë

15:19 | 10/11/2025
Berisha përjashtohet me 10 ditë nga punimet e Kuvendit
Politikë

Berisha përjashtohet me 10 ditë nga punimet e Kuvendit

14:39 | 10/11/2025
SPAK i çon fletëthirrje Sali Berishës, do të pyetet për 21 janarin
Politikë

SPAK i çon fletëthirrje Sali Berishës, do të pyetet për 21 janarin

14:17 | 10/11/2025
Next Post
Vetëvendosja, Astiri dhe një deklaratë e panevojshme

Në 25 nëntor ra modeli shqiptar i zhvillimit

Çfarë i kemi bërë Durrësit

Çfarë i kemi bërë Durrësit

Tërmeti/ Ndërpriten kërkimet në Thumanë, arsyeja

Tërmeti/ Ndërpriten kërkimet në Thumanë, arsyeja







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Pogradec/ Sherri në Këshillin Bashkiak, policia mbërrin për të shoqëruar dy personat e përfshirë
Aktualitet

Pogradec/ Sherri në Këshillin Bashkiak, policia mbërrin për të shoqëruar dy personat e përfshirë

by mirseda
15:19 | 10/11/2025
0

Policia e Shtetit ka mbërritur në Këshillin Bashkiak të Pogradecit, pas sherrit të dhunshëm që ndodhi mes...

Berisha përjashtohet me 10 ditë nga punimet e Kuvendit

Berisha përjashtohet me 10 ditë nga punimet e Kuvendit

14:39 | 10/11/2025
SPAK i çon fletëthirrje Sali Berishës, do të pyetet për 21 janarin

SPAK i çon fletëthirrje Sali Berishës, do të pyetet për 21 janarin

14:17 | 10/11/2025
AKUZAT/ Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

AKUZAT/ Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

14:06 | 10/11/2025
Dosja ”Partizani”/ GJKKO rrëzon kërkesat e avokatëve për pavlefshmëri të akteve hetimore të SPAK

Dosja ”Partizani”/ GJKKO rrëzon kërkesat e avokatëve për pavlefshmëri të akteve hetimore të SPAK

12:50 | 10/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com