E enjte, 2 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

”Open Data” denoncim në KQZ: Si u shpërndanë paratë gjatë fushatës elektorale

“Open Data”, ka bërë një denoncim pranë Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, në lidhje me shkeljet e bëra para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Në denoncim, thuhet se ka patur shkelje të legjislacionit në fuqi që ndalon përdorimin e burimeve/aseteve të administratës shtetërorë qëndrore dhe vendore në Durrës, në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas ”Open Data”, gjatë fushatës elektorale, qeveria ka krijuar Transferta të Pakushtëzuara për Bashkitë e dëmtuara kryesisht në Durrës, përmes Fondi Rindërtimit në vlerë 8.5 miliard lekë ose rreth 69.1 milion euro.

Ndërkohë, vetëm 9 ditë përpara zgjedhjeve janë miratuar ndryshime dhe shtesa vlerë përfitimi, nga Niveli i dëmtimit DS1 në DS2 apo DS3. ”Open Data”, thekson në denoncim, se këto fakte tregojnë qartë synimin dhe përqendrimin e shpërndarjes së parasë në data zgjedhore për qëllim favorizim subjekti zgjedhor në pushtet.

Padia e plotë

Datë: 31.05.2021

I nderuar zoti Celibashi, Instituti Shqiptar i Shkencave (në vijim AIS) është një organizatë jofitimprurëse e regjistruar me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nr. 3048, datë 28.03.2011 dhe ka për objekt të veprimtarisë së tij, ndër të tjera, zbatimin e legjislacionit zgjedhor në Republikën e Shqipërisë dhe respektimin e standarteve ndërkombëtare për zgjedhjet në vend. Një ndër fushat kryesore të aktivitetit të AIS janë çështjet e financimit fushatave zgjedhore dhe më specifikisht të mospërdorimit të burimeve dhe aseteve të shtetërore në zgjedhje në mënyrë të padrejtë dhe në kundërshtim me ligjin dhe/ose standartet më të mira ndërkombëtare. Në mbështetje të nenit 92/5 të Kodit Zgjedhor dhe të vendimit të KQZ-së nr. 09, datë 09.03.2021 “Për procedurat e funksionimit dhe mirëmbajtjes së portalit, procedurat dhe afatet e hetimit administrative të denoncimeve dhe vendimin që merret në përfundim të tyre” paraqesim këtë denoncim administrativ, duke vlerësuar paraprakisht për mendimin tonë, se kemi shkelje të legjislacionit në fuqi që ndalon përdorimin e burimeve/aseteve të administratës shtetërorë qëndrore dhe vendore  në mënyrë të padrejtë nga mazhoranca qeverisëse, në nivel qëndror dhe vendor në Durrës, në zgjedhjet e mbajtura në datën 25 prill 2021.

Denoncimi administrativ ka si objekt:  Keqpërdorim i Parave Publike në territorin e Bashkisë Durrës, për favorizim të subjektit elektoral forca politike në pushtet (qendror dhe vendor) Partinë Socialiste, të kryer nga Këshilli i Ministrave dhe Pushteti Vendor Durrës, përmes veprimeve zinxhir të përqendruara në datat e Fushatës Zgjedhore si vijon: – Krijim Fondi nga Qeveria Qendrore për Bashkinë Durrës, në data të fushatës zgjedhore pa Akt Normativ dhe Ligj, në mënyrë abuzive me VKM në vlerën 926 449 664 Lekë. Në këtë mënyrë në data e fushatës zgjedhore krijohet fond ekstra për pushtetin vendor. – Kategorizim fondi si “Transferta tek Individi” dhe jo si “Shpenzim Kapitale”. – Miratim lista përfituesish pa verifikim statusi “emergjence në strehim” dhe “nevojë për ndihmë”. – Favorizim ndryshim i statusit dhe nivelit të përfitimit nga DS1 në DS2 dhe DS3, ndryshime të bëra në data të fushatës zgjedhore. – Ekzekutim i pagesave në Thesar një javë përpara datës së Votimit në 25 prill 2021, 16 muaj pas Fatkeqësisë dhe 4 muaj pas fillimit të Vitit Buxhetor. – Abuzim me mosvlerësim të nevojës për ndihmë sipas emergjencës dhe gjendjes vulnerabël. Qeverisja Qendrore. Në datën 25 Mars 2021, me Vendimin Nr. 189 dhe Vendim Nr. 205, Këshilli i Ministrave ka krijuar Fond për Transfertë të Pakushtëzuar në vlerën 926 449  664 Lek për Bashkinë Durrës.

Kjo transfertë e pakushtëzuar është dhënë në data të Fushatës Zgjedhore, pa Akt Normativ me fuqi Ligji, pa Ndryshim Ligjor të Tabelave që Shoqërojnë Ligjin “Për Buxhetin e Shtetit” (Tabela nr. 3 dhe Tabela nr. 5), duke cenuar kështu parashikime të Ligjit ‘Për Buxhetin e Shtetit” dhe Kodi Zgjedhor. Pra, kemi Fond Rindërtimi që pakësohet dhe krijohet Fond për pushtetin vendor. Në total Qeveria Qendrore në datën 25 Mars – 25 Prill 2021, data të Fushatës Zgjedhore ka krijuar Transferta të Pakushtëzuara për Bashkitë e dëmtuara, përmes Fondi Rindërtimit në vlerë 8.5 miliard Lekë ose rreth 69.1 milion Euro. Kjo transfertë “zgjedhore” është sa 30% e Fondit Program Rindërtimi për vitit 2021. Në katër muajt e parë të vitit 2021, Qeveria Qendrore transferoi tek Bashkitë e prekura nga Tërmeti, 56% të totalit të Fondit Programi i Rindërtimit pas Tërmetit. Në vitin 2020 Qeveria gjithsej në 12 muaj, në nivel Qendror dhe Lokal shpenzoi për Rindërtimin vetëm 52% të programit duke përqendruar shpenzimet në vit dhe data të fushatës zgjedhore1 . (VKM Nr. 189 Datë 25.03.2021 publikuar në Fletore Zyrtare Nr. 50, datë 29. 03.20212 ; VKM Nr. 205 Datë 25.03.2021 publikuar në Fletoren Zyrtare Nr. 50, datë 29. 03. 20213 .) Qeveria Lokale. Në datën 31 Mars 2021 Këshilli Bashkiak Durrës me vendimin Nr. 43,  vendosi që ky fond të përdoret si Transfertë tek Individët (dhe jo si Shpenzime Kapitale).

Po njësoj prioritet ju dha Individëve (më shumë në numër) me dëmtime nivel i lehtë si DS1, DS2 dhe DS3 kundrejt emergjencës vulnerabël të grupeve DS4 dhe DS5 këta të fundit totalisht pa banesë, më pak në numër përfituesish sikurse më pak në numër votuesish. (Vendimi i Këshillit Bashkiak Durrës Nr. 43 të datës 31. 03. 2021 publikuar në web faqe zyrtare Bashkia Durrës) 4. Në datat 31 mars, 14 dhe 20 Prill 2021 (data të fushatës zgjedhore) Bashkia Durrës miratoi Grant dhe Lista për dhënie të Ndihmës Financiare për Individ. Këshilli Bashkiak veproi në data të Fushatës Zgjedhore, 16 muaj pas emergjencës së krijuar dhe 4 muaj pas fillimi të Vitit Buxhetor. Lista nuk përmban informacion mbi faktin nëse përfituesve u është prishur banesa që shërben si “strehë” dhe janë “në nevojë për ndihmë financiare”. Në mënyrë abuzive nuk është vlerësuar gjendja e përfituesit të parave publike. Në lista mund të ketë emra individë pronar banese për mirëqenie, gjenerim fitimi apo qëllime luksi si parakushte për të mos përvetësuar fonde buxhetore në formë ndihme. Në total ne datën 14 Prill 2021 janë miratuar vendime të Këshillit Bashkiak Durrës (VKB) katër Lista Emërore, miratim ky i vonuar me 16 muaj pas tërmetit. Bëhet fjalë për Lista për Grant dhënie DS1, DS2 dhe DS3 me nivel grant për fatkeqësi, vlera nga 100 mijë deri 500 mijë Lekë5 . (VKB Nr. 50 Datë 14.04.2021 Përfitues Lista Emërore vlera 459 900 000 Lekë 6 dhe VKB Nr. 59 Datë 20.04.2021. Përfitues Listë Emërore vlera 81 900 000 Lekë 7).

Vetëm 9 ditë përpara zgjedhjeve janë miratuar ndryshime dhe shtesa vlerë përfitimi, nga Niveli i dëmtimit DS1 në DS2 apo DS3. Pra për disa individ nga 100 mijë lekë granti i rindërtimit shtohet në 500 mijë Lekë, (VKB Nr. 46, datë 14.04.2021 dhe VKB Nr. 51, datë 14. 04.2021) 8 Bashkia Durrës në data te fushatës zgjedhore ka urdhëruar dhe ekzekutuar përmes Thesarit Transferta tek Individët në vlerën 744 469 274 Lekë. Transfertat janë urdhëruar kryesisht në datat 12 deri 24 Prill 2021 9. Gjatë gjithë muajve post tërmet, Bashkia Durrës ka dhënë në total Transferta tek Individët dhe Transferta Korente Biznese për Rindërtim rreth 4.1 miliard lekë, me një mesatare mujore prej 245.9 milion, mesatare tre herë më e vogël se pagesat e ekzekutuara në datat fushatë muaj zgjedhor. Ndërkohë që gjatë muajit pas zgjedhjeve 25 prill – 25 Maj 2021 Bashkia Durrës, për këtë fond ka dhënë vetëm 3 milion lekë të tjetra 10. Kjo tregon qartë synimin dhe përqendrimin e shpërndarjes së parasë në data zgjedhore për qëllim favorizim subjekti zgjedhor në pushtet. Po njësoj vlen të theksohet se Bashkia Durrës vijon të paguaj çdo muaj bonus qiraje për personat që kanë mbetur pa banese, çka dëshmon se me grantdhëniet e datave të Fushatës Zgjedhore, janë paguar Përfitues për dëmtime të lehta ose aspak të dëmtuar dhe nuk ka marrë zgjidhje problemi i banorëve që janë totalisht pa banesë. Ministria e Rindërtimit nuk ka reflektuar qartë Kushtin e Emergjencës për Strehim për Familje pa strehë duke i vendosur ata në kushte pritje mbi 16 muaj, njësoj si ata që kanë pësuar dëmtime jo në banesën e parë dhe të domosdoshme për strehim, por në banesën numër dy apo më shumë si banesë mirëqenie dhe luksi.

Është vonuar ndihma mbi 15 muaj për Të Pastrehët e Fatkeqësisë dhe në asnjë akt të miratuar nuk është bërë diferencimi i situatave të ndryshme të përfituesve. Sa më lart, duke u nisur nga: – dinamika kronologjike e vendimmarrjes dhe ekzekutimit në data të Fushatës Zgjedhore data ku Ligji parashikon rregullime të veçanta për përdorimin e fondeve dhe aseteve publike; – alokimi i buxhetit nga Pushtetit Qendror drejt atij Lokal pa Akte Normativ me fuqi Ligji, vetëm përmes VKM-ve; – përqendrimi i procedurave dhe shpërndarjes së parave në data të fushatës zgjedhore; – Papërgjegjshmëria në miratim granti  për persona që nuk u vlerësohet asnjë kusht për përfitim ndihme ekonomike; – përdorimi për intimidim në data të fushatës zgjedhore i grupeve vulnerabël, dhe mos zgjidhja në kohë e nevojës dhe ndihmës duke përdorur influencën e vendimmarrjes gjatë Zgjedhjeve, përbëjnë faktet dhe provat e mjaftueshme për të cilat i kërkohet Komisionerit Shtetëror për Zgjedhjet fillimi i një hetimi administrativ.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Haklaj plas ‘bombën’: Noka do tentojë të pushtojë selinë e PD më 12 dhjetor

Ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë teksa ka thënë se Flamur Noka po përgatit strukturat për të...

Tensionet Rusi-Ukrainë, Lavrov dhe Blinken takim ‘kokë më kokë’

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, u takuan të enjten në Stokholm, Suedi, mes shqetësimeve në rritje...

Nëse “Foltorja” është demokraci, atëherë PD e meriton Berisha&Bashën

Nga: Ben Andoni Nëse në fillim njerëzit e PD-së mundoheshin të gjenin atë të veçantën dhe mënyrën sesi do të mbrohej Berisha me etiketimin “Non...

Ben Blushi dorëhiqet nga drejtimi i “Top Channel”

Ben Blushi ka dhënë dorëheqjen nga "Top Channel", media e njohur të cilën e drejtonte prej katër vitesh. Nga sot ai nuk është më...

Komiteti Teknik publikon masat e reja, çfarë do ndodhë nga 4 janari

Pas rritjes së rasteve dhe shtrirjes së madhe në mbarë botën si pasojë e variantit Omicron, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të...