Sot pasdite (e martë dt.02) priten reshje të dobëta në qarqet Dibër, Elbasan, Berat, Korçë, Gjirokastër, Fier dhe Vlorë. Nesër (e mërkurë dt.03) priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet.
Vetëm në zona të kufizuara të qarqeve gjatë pasditeve, reshjet mund të jenë në formë shtrëngate, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) në Jug.
TEMPERATURAT
Nesër (e mërkurë dt.03) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 10 / 17 °C
në vendet e ulëta: 9 / 17 °C
në vendet malore: 3 / 14 °C
ERA
Sot pasdite (e martë dt.02) dhe nesër (e mërkurë dt.03) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.