Dita e parë e punimeve të Kuvendit Kombëtar të Protestës u shoqërua me debate, tensione dhe disa incidente që, deri diku, janë të kuptueshme për një lëvizje që po organizon për herë të parë një forum të tillë.
Një nga episodet më të komentuara ishte ai me ish-deputetin Selami Jenisheri. Ai u fut në sallë dhe u ul në rreshtat e parë, ku ishin pozicionuar organizatorët. Më pas ndërhynë rojat e sigurisë me forcë , të cilat e larguan përkohësisht nga salla. Pas diskutimeve, Jenisheri pranoi të ulej në fund të sallës dhe mori pjesë në punimet e Kuvendit.
Ky incident ngre një çështje më të rëndësishme sesa vetë rasti konkret: si duhet të funksionojë një lëvizje që synon të përfaqësojë qytetarët?













