Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, ka risjellë sërish në vëmendjen e publikut Mihal Kokëdhimën, pronarin e lokalit i cili terrorizoi turistët spanjollë.
I ftuar në emisionin “Late Night Show” në Ora News, Ndoka rrëfeu se kishte frekuentuar restorantin e tij më parë dhe ishte ndarë i kënaqur nga shërbimi.
“Nuk e njoh personalisht, por e di që jam ndaluar një herë kur po shkoja për fushatë, jo për pushime. Jam ndaluar për një kafe. Kishte sjellje të mirë, edhe personeli aty”, u shpreh ai
Më tej, Ndoka ndau edhe një histori të aktorit Artan Imami, ku ky i fundit nuk kishte pasur para me vete për të paguar drekën, dhe sipas tij Mihal Kokëdhima nuk i kishte thënë gjë por përkundrazi e kishte respektuar.
“Për rastin ka fajin dhe gabimet e tij, por nuk është se ka qenë problematik. Ose të paktën, unë një herë ose dy herë e mbaj mend. Një rast gjeta Artan Imamin me një mik timin aty. Kishin ardhur nga Dhërmiu me makinë, po ecnin rrugës për të parë për guidë dhe ishin ndalur aty. Kishin ngrënë drekën dhe nuk i dilnin lekët se ishin me rroba plazhi. Pra nuk kishin shkuar me idenë për drekë. Përkundrazi, pronari tha na respektoi se nuk deshi me na kthy dhe njëherë. Ma tregoi si histori, më bëri përshtypje (Artan Imami). Ndoshta i ka inat këto turistët e huaj”, tha Ndoka.