E enjte, 17 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

“Nuk i dilnin lekët se ishin me rroba plazhi”, Nard Ndoka rrëfen historinë me Mihal Kokëdhimën

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, ka risjellë sërish në vëmendjen e publikut Mihal Kokëdhimën, pronarin e lokalit i cili terrorizoi turistët spanjollë.

I ftuar në emisionin “Late Night Show” në Ora News, Ndoka rrëfeu se kishte frekuentuar restorantin e tij më parë dhe ishte ndarë i kënaqur nga shërbimi.

Nuk e njoh personalisht, por e di që jam ndaluar një herë kur po shkoja për fushatë, jo për pushime. Jam ndaluar për një kafe. Kishte sjellje të mirë, edhe personeli aty”, u shpreh ai

Më tej, Ndoka ndau edhe një histori të aktorit Artan Imami, ku ky i fundit nuk kishte pasur para me vete për të paguar drekën, dhe sipas tij Mihal Kokëdhima nuk i kishte thënë gjë por përkundrazi e kishte respektuar.

Për rastin ka fajin dhe gabimet e tij, por nuk është se ka qenë problematik. Ose të paktën, unë një herë ose dy herë e mbaj mend. Një rast gjeta Artan Imamin me një mik timin aty. Kishin ardhur nga Dhërmiu me makinë, po ecnin rrugës për të parë për guidë dhe ishin ndalur aty. Kishin ngrënë drekën dhe nuk i dilnin lekët se ishin me rroba plazhi. Pra nuk kishin shkuar me idenë për drekë. Përkundrazi, pronari tha na respektoi se nuk deshi me na kthy dhe njëherë. Ma tregoi si histori, më bëri përshtypje (Artan Imami). Ndoshta i ka inat këto turistët e huaj”, tha Ndoka.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Koreja e Veriut me mungesë ushqimi, 1 kg banane kushton 45 dollarë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un, ka pranuar zyrtarisht se vendi i tij po përballet me mungesa të ushqimit. Duke iu drejtuar një...

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi

Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mesditën e sotme në Cakran të Fierit. Mësohet se një person ka humbur kontrollin...

Ronaldo e hoqi nga tavolina, trajneri rus bën gjestin qesharak me Coca Cola-n

Futbollisti portugez, Kristiano Ronaldo ''trazoi'' shtypin sportiv me veprimim e tij në konferencën për shtyp, para ndeshjes me Hungarinë. Sulmuesi hoqi nga tavolina dy shishet...

Covid/ Manastirliu jep lajmin e mirë: Vetëm 9 pacientë të shtruar në Infektiv

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Mansatirliu dha lajmin e mirë, se në Spitalin Infektiv, aktualisht po marrin trajtim vetëm 9 pacientë me...

Rënie e dukshme e investimeve kineze në BE

Sipas studimit të paraqitur të mërkurën (16.06) nga Instituti për Kinën Merics në Berlin dhe Grupi Rhodium, investimet e drejtpërdrejta kineze në Bashkimin Evropian...