E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

Nuk e kanë me Bledi Çuçin, por me ministrin e Brendshëm

Nga: Alfred Peza

Sapo Kryeministri Edi Rama njoftoi se do të dërgonte për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm, nuk kaluan as pak minuta dhe opozita, propaganda e mediat pranë saj e vendosën atë në syrin e ciklonit.

Nuk ka rëndësi nëse ai ende nuk e ka marë detyrën. Ende nuk e ka bërë betimin. Ende nuk ka shkuar në zyrën e re. Jo. Nuk ka rëndësi as emri në këtë rast, sepse me këdo, do të silleshin po njëlloj.

Për opozitën tonë, nuk ka rëndësi se kush do të ulet në atë karrike, sepse kushdo qoftë ai ose ajo, e çfarëdoqoftë që të ketë bërë apo të mos ketë bërë në këtë jetë, do sulmohet kësisoj. Mjafton të emërohesh ministër i Brendshëm i qeverisë socialiste dhe do jesh gjithmonë më i sulmuari, më i atakuari, më i keqi, më i ziu dhe bartës i çdo të keqeje që arrin të prodhojë fantazia opozitare.

Edhe nëse nuk do e kishe emrin Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj, Sandër Lleshaj apo Bledi Çuçi por do të ishte Zoti apo i dërguari i tij mbi tokë, do sulmoheshe njëlloj. Edhe nëse do kishe jetuar nga materniteti e deri në atë çast në kushtet ideale të programuar në mënyrë kompjuterike, ministri i Brendshëm në qeverinë e Kryeministrit Edi Rama, do kritikohej njësoj. Do të shahej njësoj. Do të etiketohej njësoj. Do të gjuhej me baltë po njësoj.

Kaq e vërtetë është kjo, sa mjafton të shohësh, dëgjosh apo lexosh se çfarë po flitet vetëm në pak orë për Bledi Çuçin për të kuptuar se nuk e kanë me të personalisht, por me ministrin e Brendshëm. E kanë me postin e tij të ri, siç e kanë patur me të gjithë të tjerët përpara tij. E kanë më kreun e dikasterit të rendit. E kanë me njeriun që do të drejtojë politikat e qeverisë në drejtim të sigurisë publike.

Bledi Çuçi ka qenë me përgjegjësi publike e shoqërore këtu e 20 vjet më parë, që kur ishte kancelar i Gjykatës së Tiranë, e më pas në shumë poste e funksione të tjera të rëndësishme, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Është i angazhuar politikisht, që më 2007 kur u zgjodh për herë të parë, anëtar i Asamblesë Kombëtare të PS. E deri si deputet, drejtues politik i PS në qarkun e Gjirokastrës, ministër i Çështjeve Vendore e sëfundi i Bujqësisë.

Lexo edhe :   Ku ndryshon 14 shkurti i Kosovës, me 25 prillin e Shqipërisë

Deri sot në mëngjes, Bledi Çuçi nuk ka qenë as i lakuar për keq, i anatemuar, i përfolur, i kritikuar, në qendër të vëmendjes apo sulmeve të PD, LSI dhe liderëve të tyre apo progandës opozitare. Përkundrazi. Por mjaftoi një njoftim i Kryeministrit Edi Rama për të në twitter, që shqiptarëve sot, opozitarët tanë të fillojnë ti ofrojnë një njeri krejt tjetër nga ai që i është paraqitur prej tyre këto dy dekadat e fundit.

Lexo edhe :   Ku ndryshon 14 shkurti i Kosovës, me 25 prillin e Shqipërisë

Kaq mjafton për të kuptuar se sulmet e opozitës sonë në këto mbi 7 vitet e fundit, kundër ministrave të brendshëm socialistë, janë pjesë e një strategjie. PD për nga mënyra sesi e bën opozitën përmes aksionit që mban ndezur flakën e tensionit dhe destabilitetit, ka parë tek ministrat e Brendshëm të së majtës jo vetëm pas 2013, por edhe në periudhën 1997-2005 “Thembrën e Akilit”. Pikën për tu goditur, në mënyrë që të dobësojnë pa u ndalur mazhorancën, derisa të rikthehen sërisht në pushtet.

Është versioni modern i mallkimit 108 vjeçar që ndjek kreun e këtij dikasteri, arsyeja se përse Bledi Çuçi ka filluar të sulmohet që tani, si paradhënie për atë që duan të mbjellin deri në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Nga qeveria e Ismail Qemalit e deri tek Sandër Lleshaj, nga 63 ministrat e Brendshëm që ka patur Shqipëria, 7 prej tyre janë vrarë, 1 është vetëvrarë, 8 janë pushkatuar, 5 janë dënuar me vdekje, 1 është arrestuar për krime lufte dhe 20 të tjerë, të dënuar për krime të tjera.

Kur Shqipëria të shpëtojë nga sindroma e ministrave të Brendshëm, mund të themi me siguri, që ka filluar të prosperojë për tu bërë një vend Europian me opozitë normale. Një alternativë që nuk e bazon sfidën e rikthimit në pushtet tek tensioni publik, por tek zhvillimi social- ekonomik e mbrothësia e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

 

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bien infektimet, Kosova lehtësohen masat anti-Covid

Gjatë ditëve të fundit është vënë re një situatë diku më e përmirësuar në Kosovë, si pasojë e koronavirusit vdekjeprurës. Teksa numri i të...

I dogjën makinën, ja kush ishte ‘shënjestra’

Një automjet tip "BMW X5" u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen 15 në Durrës, duke u djegur plotësisht në pjesën e...

Rama i sigurtë për fitoren, bën bilancin para zgjedhjeve

Në një konferencë për mediat, kryeministri Rama u ndal tek përmbytjet në vend, duke thënë që jemi përmisuar në krahasim me vitet e kaluara....

Dëborë dhe ngrica, temperaturat në minus për nesër

Sot pasdite (e premte, dt. 15) dhe nesër (e shtunë, dt. 16) priten reshje të dobëta në qarqet e jugut, ndërsa në pjesën tjetër...

Pamje të rënda/Përplasen 2 makina, kalimtari që priste në trotuar humb këmbët

Kalimtari që u përplas sot nga një makinë në Tiranë, për fat të keq ka humbur të dyja këmbët. Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin...