E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

‘Zëri i Amerikës’ zbulon arsyen pse Rama zgjodhi Çuçin

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama njoftoi sot se ka emëruar zotin Bledar Çuçi, në postin e ministrit të ri të Brendshëm, pas dorëheqjes së ministrit Sandër Lleshaj

Zoti Çuci, mban aktualisht drejtimin e ministrisë së Bujqësisë. Ai ka qenë pjesë e kabinetit qeveritar, edhe në mandatin e parë të shumicës socialiste, si Ministër Shteti për Çështjet Vendore, duke udhëhequr Reformën administrative territoriale.

Zoti Çuçi bëhet emri i katërt që pritet të drejtojë ministrinë e Brendshme, në pak më shumë se 7 vjet qeverisje të së majtës. Pararendësi i tij, zoti Lleshaj dha dorëheqjen javën e shkuar, pas vrasjes nga ana e një punonjësi policie në Tiranë, të 25 vjeçarit Klodian Rrashaj, ngjarje e cila provokoi më pas dhe protesta të dhunshme në kryeqytet, e përplasje të forta me policinë.

Në krye të ministrisë së Bujqësisë, zoti Rama, ka emëruar deputeten Milva Ekonomi, e cila gjithashtu ka shërbyer më parë si ministre e Ekonomisë.

Duket se kryeministri ka bërë kujdes në përzgjedhjen e emrave të rinj, për të shmangur një përplasje të re me presidentin Ilir Meta, i cili dy vjet më parë refuzoi emërimin e kandidaturës së Gent Cakajt në postin e ministrit të Jashtëm, ndërsa polemika të shumta shoqëruan dhe dekretimin e zotit Lleshaj. /VOA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...