E martë, 28 Shtator, 2021
17.5 C
Tirana

“Nuk e di kush është Durmishaj”, Sadiku rrëfen bastin me Panucci-n

Të premten kuqezinjtë e drejtuar nga Christian Panucci do të përballen me Turqinë në “Loro Boriçi” në kuadër të eliminatoreve të Euro 2020. Armando Sadiku i rikthyer nga një dëmtim që e mbajti gjatë jashtë fushave, iu është bashkuar kuqezinjve në një moment që kishin nevojë më shumë se kurrë. Bomberi elbasanas ka folur para mediave në prag të një sfide mjaft të rëndësishme.

Pritshmëritë – Është e vërtetë që pas 7 muajsh rikthehem në fushë, por pas 1 viti në kombëtare, jam rikthyer dje dhe jam shumë i lumtur, me energji dhe me pozitivitet. Mezi po pres të rikthehem në më të mirën time dhe të rikthehem te golat, aty ku e lash.

Gjendja fizike – Te Lugno kam luajtur 7 ndeshje. Kam formë të mirë fizike dhe ndihem shumë mirë.

Ecuria e Kombëtares – E kam ndjekur ekipin kombëtar, nuk kemi zhvilluar ndeshjet më të mira të mundshme. Në disa ndeshje kemi treguar që nëse luajmë siç dimë të luajmë ne, në grup, mund të marrim rezultat pozitiv. Ka munguar goli, shpresoj që me rikthimin tim të vijë edhe goli dhe të gëzojmë të gjithë shqiptarët.

Rikthimi në formacion –  Unë vij me motivin për të luajtur, në fund janë zgjedhjet e trajnerit, por unë do jem gati.

Kam biseduar me trajnerin kur isha i dëmtuar, më ka dhënë forcë që të kthehem dhe këtë kam bërë. Ja ku jam sot.

Çfarë të bën ndryshe në kombëtare – Çdo lojtar kur vesh këtë uniformë ndryshon, pavarësisht ku arrin me klubin, kur vjen në kombëtare është diçka tjetër, duhet të jesh shembull dhe të japësh më të mirën. Është një gjë shumë e veçantë.

Refuzimi i Durmishaj – Nuk e njoh kush është Durmishaj.

Një sulmues si Uzuni – Ai ka bërë ndeshje shumë të mira në kombëtare. Jam i gëzuar, ku ta gjej që luaj më sulmues kaq të shpejtë. Shpresoj që Grezda të kthehet në atë Grezdë që të jetë në formë, dhe të bëjmë mirë të tre përpara. Për mua si sulmues, jam i gëzuar që të kem dy lojtarë të shpejtë në krah dhe të më furnizojnë me topa.

Turqia – Ata kanë shumë lojtarë cilësore dhe me emër, pavarësisht se ne kemi fituar me ta, kjo nuk do të thotë se do e nënvlerësojmë kundërshtarin. Do jemi të karikuar në 100% për të përsëritur atë ndeshje në Turqi.

Dy ndeshje sa pikë? – Me ndihmën e zotit për 6 pikë. Edhe me 4 pikë do jemi të kënaqur. Sot vendosëm bast me trajnerin që nëse fitojmë 6 pikë do na dhurojë diçka.

Prurjet e reja dhe atmosfera – Duhet të ndihmojnë çunat e rinj që kanë ardhur në ekip. Vetëm kështu mund të arrijmë grupin që kishim para katër vitesh.

Atmosfera është e mirë. Të gjithë janë çuna të mirë, edhe prurjet e reja, duhet t’i ndihmojmë që të futen në ekip, atmosfera është shumë e mirë në këto ditët e para.

Gol apo asist për Grezdën – Do isha i gëzuar të asistojë për Grezdën. Gjithmonë para ndeshjes, më thotë që do të jap top të bësh gol dhe tani unë dua që t’i jap atij top të shënojë.

Është e vështirë, ekipet që kemi në grup. Kemi Islandën dhe Turqinë, me këto dy ekipe do luajmë kualifikimin tonë. Shpresojmë te zoti dhe fati të ia arrijmë. Nëse bëhemi grup si para katër vitesh do ia dalim. Kam besim te vetja dhe tek ekipi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...