Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Njeriu i FBI-së, në krye të uniformave blu. Të pathënat e Gledis Nanos

15:55 | 06/10/2021
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Njeriu i FBI-së, në krye të uniformave blu. Të pathënat e Gledis Nanos

Kush është pasuesi i Ardi Veliut? Gledis Nano, me një përvojë prej 17 vitesh në Policinë e Shtetit, 40-vjeçari me origjinë nga Skrapari, u ngjit sot në majë të piramidës së uniformave blu. Që prej kohës kur u emërua në krye të Antiterrorit, kredencialet e Gledis Nanos janë rritur. Gjatë këtij viti ai mori edhe një vlerësim prej amerikanëve, me të cilët ka pasur një bashkëpunim të gjatë dhe të ngushtë, gjatë ushtrimit të detyrës. Ambasada Amerikane në Tiranë publikoi fotot e dekorimit shoqëruar me vlerësimin për Gledis Nanon, për merita të veçanta dhe ndihmën e dhënë për stafin e sigurisë së Ambasadës. Për shkak të detyrës, ai ka pasur një rol aktiv edhe në riatdhesimin e shqiptarëve prej kampeve në Siri. Ka udhëtuar bashkë me Ramën dhe ministrat e Brendshëm, Lleshaj e Çuçin në Liban. Në krye të Antiterrorit ai përfundon kështu një cikël gati 5-vjeçar si drejtues edhe i operacioneve të tjera delikate.

Gledis Nano është emëruar drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. I martuar me dy fëmijë, Nano lindi në Shkodër më 26.08.1981. Pas përfundimit të shkollës së mesme, ai përfundoi Akademinë e Policisë “ Arben Zylyftari” më 2002, ku më pas emërohet Specialist i Seksionit për Krimet ndaj Jetës dhe Shëndetit në Sektorin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë Qarku Korçë.

Më pas, në 2011 Gledis Nano përfundoi Fakultetin e Drejtësisë, Dega Juridik në Shkodër dhe gjithashtu përfundoi studimet në Master Shkencor “E Drejta Penale: në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë.

Nga gushti i vitit 2002 deri në marrjen e detyrës së Drejtorit të Drejtorisë së Antiterrorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ai ngjiti një e nga një shkallët e karrierës policore, duke kaluar detyrat nga specialist e deri në drejtor. Krahas karrierës policore, Nano ndoqi dhe përfundoi me sukses një sërë trajnimesh ndërkombëtare për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, ku ndër të tjera vlen të përmendet përfundimi i studimeve në “Programin mbi studimet e Terrorizmit dhe Sigurisë” në Kolegjin Europian për Studime të Avancuara të Sigurisë Geroge C. Marshall në Garmisch-Partenkirchen, Gjermani si dhe Akademinë Kombëtare të FBI, Sesioni i 268 në Quantico, Virginia, Washington DC, SHBA.

Gjatë karrierës së tij si Drejtor i Drejtorisë së Antiterrorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kontributi dhe operacionet e drejtuara nga Gledis Nano ishin thelbësore për realizimin me sukses të operacionit të riatdhesimit të shqiptarëve, nga kampet famëkeqe të Al-Hol.

Njohës shumë i mirë i katër gjuhëve të huaja, Gledis Nano është vlerësuar më një sërë certifikatash dhe vlerësimesh nga drejtues institucionesh të rëndësisë së veçantë të sigurisë nga vendet partnere.

Nano është vlerësuar me Medalje të Artë “Për rezultate të shkëlqyera në ndjekjen e studimeve në Akademinë Ndërkombëtar të Zbatimit të Ligjit” Budapest, Hungari; Medalja e Nderit akorduar në vitin 2016, me motivacionin “Për shërbime të shquara dhe profesionalizëm të lartë të treguar në parandalimin, hetimin dhe ndjekjen penale të aktiviteteve terroriste në Shqipëri”. Gledis Nano u vlerësua me Certifikatë Lavdërimi me motivacionin “për Arritje të Shkëlqyera për sigurimin e informacioneve policor me vlerë për Ambasadën e ShBA në Tiranë, si në raste të hetimit të terrorizmit ashtu dhe në çështje të tjera me karakter policor.”

Tags: Ardi VeliuGledis NanoPolicia e Shtetit

TË LIDHURA

Fabrika e madhe e çokollatës mbyllet për shkak të shpërthimit të salmonelës
Bota

Fabrika e madhe e çokollatës mbyllet për shkak të shpërthimit të salmonelës

15:45 | 02/07/2022
Greqia dhe Turqia: turizmi në vend të konfrontimit
Bota

Greqia dhe Turqia: turizmi në vend të konfrontimit

15:22 | 02/07/2022
Pelegrinët myslimanë dynden në Mekë për Haxhin e parë pas pandemisë
Bota

Pelegrinët myslimanë dynden në Mekë për Haxhin e parë pas pandemisë

14:55 | 02/07/2022
Next Post
30% e shqiptarëve do të jetojnë në varfëri deri më 2023

30% e shqiptarëve do të jetojnë në varfëri deri më 2023

Reshje në të gjithë territorin, temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë

Reshje në të gjithë territorin, temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë

Vazhdon të forcohet ndjeshëm Dollari. Vlera pozitive regjistrohen edhe për Paundin dhe Frangën

“Frikë” në tregun valutor, euro bie sërish

JU REKOMANDJOMË

COVID-19/ BE “i jep një dorë” Kosovës, pritet t’i dhurojë miliona euro

COVID-19/ BE “i jep një dorë” Kosovës, pritet t’i dhurojë miliona euro

2 vjet ago
Gjendet i pajetë Sala, shpëtoi 7 persona nga zjarri

Vdekja e 33-vjeçarit në Qendrën Tregtare, si nisi zjarri në magazinë

1 vit ago
S’ka më vende në spitale, Spanja liron 11 hotele për të infektuarit

S’ka më vende në spitale, Spanja liron 11 hotele për të infektuarit

2 vjet ago
Semi Jaupaj flet për ndarjen me Bojkenin

Semi Jaupaj flet për ndarjen me Bojkenin

8 muaj ago




TË FUNDIT

Fabrika e madhe e çokollatës mbyllet për shkak të shpërthimit të salmonelës
Bota

Fabrika e madhe e çokollatës mbyllet për shkak të shpërthimit të salmonelës

by Mar Si
15:45 | 02/07/2022
0

Një fabrikë çokollate në Belgjikë ka mbyllur përkohësisht dyert e saj, pasi zbuloi salmonelën në një grup...

Greqia dhe Turqia: turizmi në vend të konfrontimit

Greqia dhe Turqia: turizmi në vend të konfrontimit

15:22 | 02/07/2022
Pelegrinët myslimanë dynden në Mekë për Haxhin e parë pas pandemisë

Pelegrinët myslimanë dynden në Mekë për Haxhin e parë pas pandemisë

14:55 | 02/07/2022
Energjia/ Paguan më shumë kush konsumon mbi 800 kilovat/orë

Energjia/ Paguan më shumë kush konsumon mbi 800 kilovat/orë

14:33 | 02/07/2022
Kosova synon Kartonin e Gjelbër përmes një shteti tjetër

Kosova synon Kartonin e Gjelbër përmes një shteti tjetër

14:18 | 02/07/2022

Tirana Today


© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : wearedope.com