Presidenti, Hashim Thaçi ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për hekurudhën dhe autostradën që lidh dy shtetet.
Në postimin e tij në Twitter, Thaçi e cilëson këtë marrëveshje si një moment historik . Ai falenderon për këtë arritje presidentin amerikan Trump dhe të dërguarin e tij special, Richard Grenell.
“Një tjetër moment historik! Së pari, marrëveshja për trafikun ajror dhe sot kemi nënshkruar marrëveshjen për hekurudhat dhe autostradat mes Kosovës dhe Serbisë. Faleminderit Donald Trump për udhëheqjen tuaj, dhe Richard Grenell për vendosmërinë. Një hap i shkëlqyeshëm drejt arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare paqeje midis dy vendeve”, shkruan ai në postimin e tij.
Në ceremoninë e nënshkrimit ka marrë pjesë edhe ambasadori Philip Kosnett dhe Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.