E enjte, 13 Gusht, 2020
21 C
Tirana

Rama për Euractiv: Mini-Shengeni nuk është ‘plani B’ i Ballkanit Perëndimor

Më të lexuarat

Sërish rekord rastesh të reja në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 persona nga koronavirusi. Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot...

“U kthye nga një ferr plehrash në destinacion turistik”, Rama publikon videon

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e një videoje në rrjetin social Facebook. Në videon në fjalë shfaqet Belshi, ndërsa...

Firmoset marrëveshja me qeverinë italiane, sektorët ku do të shkojnë 95 milion euro

Së fundmi është firmosur marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për dokumentin e detajimit të angazhimit prej 95 milion euro. Lajmin e bëri të...

Rekord rastesh të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi në vend. Betejën me koronavirusin e kanë...

Ishin fshehur në Shqipëri, ekstradohen 9 persona drejt Italisë

Nëntë persona të kërkuar që janë arrestuar në Shqipëri janë ekstraduar ditën e sotme në Itali. Sipas policisë, të ekstraduarit janë shtetas shqiptar nga mosha...

Agron Shehaj dhuron respiratorë dhe aparat dialize për spitalin COVID 2

Biznesmeni dhe ish-deputeti i PD, Agron Shehaj i ka dhuruar dy respiratorë dhe një aparat dialize spitalit Shefqet Ndroqi, i cili është kthyer aktualisht...

“I besoj Putinit”, kush është presidenti i parë që do marrë vaksinën ruse

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, është shprehur mjaft besimplotë lidhur me zbulimin e vaksinës së koronavirusit nga Rusia. Duterte ka treguar gatishmërinë të bëhet personi...

Tensionet me Turqinë, Greqia kërkon ndihmën e SHBA-së

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, do të zhvillojë një takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në Vjenë të premten. Përmes një deklarate,...

Infektimet e reja në Gjermani arrijnë “nivelin alarmues”

Sërish në Gjermani janë regjistruar mbi 1200 raste të reja të infektimeve me virusin Corona. Kjo gjendje ka alarmuar edhe Ministrin e Shëndetësisë, Jens Spahn. Ministri...

Vendosi të brendshmet e gruas në vend të maskës, arrestohet miliarderi

Manjati i teknologjisë, John McAfee, është arrestuar në Norvegji, pasi kishte vendosur në vend të maskës anti-Covid mbathje femrash. Biznesmeni pretendon se maska që ai...

Edi Rama për Euractiv:

Ideja e një Shengeni rajonal përfshirës si dhe bashkëpunimi mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke u mbështetur në katër liritë e Bashkimit Evropian, nuk zëvendëson, por përbën mënyrën më të mirë për tu përgatitur për anëtarësimin në BE, shkruan Edi Rama.

Të hënën e ardhshme (17 Shkurt), Komisioni Evropian do të zhvillojë Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë në procesin e rindërtimit pas tërmetit të Nëntorit që ka shkaktuar kaq shumë dhimbje në vendin tonë. Pasi iu përgjigj menjëherë nevojës sonë të madhe për ndihmë në përballimin e pasojave të katastrofës natyrore, BE përsëri po na del krah me bujari. Po bëjnë më shumë se thjesht t’i japin një dorë një vendi në nevojë, një vend që, duke pasur përpara një sfidë të madhe, gjithsesi do ta gjejë forcën dhe vendosmërinë për t’ia dalë mbanë.
Këtë, siç e kemi bërë në të shkuarën dhe do ta bëjmë edhe në të ardhmen. Për më tepër, kjo nuk është vetëm për rindërtimin dhe rikonstruktimin, edhe pse kemi nevojë të ecim përpara me shpejtësi duke u siguruar që njerëzit e marrin mbështetjen e nevojshme dhe që numri përfundimtar prej 17.000 shqiptarësh, përkohësisht të zhvendosur mund të kthehen sa më shpejt në shtëpi të sigurta.

Thelbi i ngjarjes është lidhja e pathyeshme mes BE dhe Shqipërisë, një lidhje që e justifikon çdo përpjekje për ta bërë më përforcuar marrëdhënien dhe për të përparuar në planet tona për integrim. Disa e kanë përshkruar vendimin e vitit të kaluar të BE-së për të shtyrë hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si fundi i një epoke dhe na këshilluan t’i planifikonim reformat tona përtej mantrës së integrimit dhe anëtarësimit. Të tjerë u ngutën ta përkufizonin mungesën e marrëveshjes mes shteteve anëtare të BE-së si një gabim historik, një gabim i tillë që i hap dyert një konkurrence të egër mes fuqive të mëdha dhe të mesme për Ballkanin Perëndimor. Për disa, është e thjeshtë të ngatërrojnë një pengesë në rrugë me tërmetin, por ne shqiptarët, që sapo kaluam një eksperiencë të tillë shkatërrimtare, mund ta dallojmë ndryshimin. Nëse i qëndrojmë besnikë vlerave tona demokratike dhe misionit për zhvillim gjithëpërfshirës dhe të përbashkët, nuk ka alternativë tjetër për Shqipërinë.

Ne duhet të bëjmë pjesën tonë, të vazhdojmë me reformat dhe të bindim partnerët tanë evropianë që i kemi të gjitha kushtet për të nisur negociatat për anëtarësim tani dhe për tu bërë pjesë e bllokut në të ardhmen. Ndaj të njëjtin mendim me miqtë tanë evropianë që procesit të zgjerimit i duhet një rishikim dhe mirëpres propozimin që bëri javën e kaluar Komisioni Evropian për një proces anëtarësimi më të besueshëm dhe të parashikueshëm. Shpresoj që shtetet anëtare të jenë në gjendje të veprojnë së bashku në bazë të këtij plani të mirëmenduar dhe ne duhet ta strukturojmë bashkëpunimin tonë sipas këtyre standarteve të reja. Veçanërisht përqafoj idenë e një suksesi që është gjithmonë e më shpërblyes dhe që i jep mundësinë shtetit kandidat të angazhohet më thellësisht në BE lidhur me çështje të cilat janë më afër standardeve të përbashkëta. Një proces gradual, me reagim të qartë dhe ku politika luan një rol më të dukshëm, pengon surprizat e pakëndshme dhe na jep parashikueshmërinë për të cilën kemi nevojë.

Lexo edhe :   Rama: Miratohen mbi 5 mijë paga lufte për Qershorin
Lexo edhe :   Rama: Miratohen mbi 5 mijë paga lufte për Qershorin

Qeveria jonë do të vazhdojë të punojë ngushtë me partnerët nga BE dhe të shqyrtojë të gjitha çështjet shqetësuese, duke filluar nga ato që lidhen me cilësinë e demokracisë dhe sundimit të ligjit. Operacioni i fundit i policisë speciale kundër pasurive të paligjshme të personave që janë dënuar ose hetuar për pjesëmarrje në krimin e organizuar dhe krime të rënda gjatë tre dekadave të fundit, është vetëm fillimi i luftës më të ashpër deri më sot kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, çka është e mundur sot për shkak të reformës në drejtësi së suksesshme dhe të vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ndonjëherë, politika shqiptare bëhet e konfliktuale dhe zënkat mund të ndikojnë në kredibilitetin e vendit tonë në sytë e ndërkombëtarëve, por jam i sigurt se në një shoqëri ku mbështetja për BE-në është mbi 90% dhe ku nuk ka asnjë parti politike kundër Evropës, i kemi të gjitha mjetet për të ecur përpara drejt një qëllimi më të madh siç është integrimi Evropian. Nuk do të jetë e lehtë dhe do të kërkojë transformimin e sistemeve tona ekonomike, sociale dhe politike, siç ka ndodhur në vendet ish-komuniste që i janë bashkuar BE-së që nga viti 2004 e më tej. Megjithatë, siç na e kujtojnë shpesh burra dhe gra të shquar, aty ku ka vullnet, gjendet edhe rruga.

BE-së nuk kërkon vetëm stabilitet në Ballkanin Perëndimor, por edhe pajtimin. Ideja e një Shengeni rajonal përfshirës si dhe bashkëpunimi mes gjashtë vendeve tona bazuar në katër liritë e lëvizjes në Bashkimin Evropian (lëvizja e lirë e mallrave, kapitalit, shërbimit dhe forcës së punës) nuk është Plani B për ne, as nuk është çmim ngushëllimit për t’i treguar një publiku të zhgënjyer që mund të sjellim rezultate. Ne na bashkon qëllimi për integrim Evropian dhe mënyra më e mirë për të përparuar drejt tij është të përgatitemi për të në mënyrë aktive duke i hapur ekonomitë dhe kufijtë tanë frymëzuar nga vetë parimet themelore të projektit Evropian. Një Ballkan Perëndimor me lidhje me të mira mes vendeve të rajonit do të integrohet më shpejt dhe më me sukses në BE. Ndërsa përgatitem për konferencën e javës që vjen, mbetem shpresëplotë që ky vit do të sjellë një arritje madhore në rrugën tonë drejt Evropës. Megjithatë, ne këmbëngulim në besimin tonë se asgjë nuk na pengon t’i bashkohemi sa më shpejt familjes së madhe të demokracive Evropiane, anëtarësim nga i cili qytetarët tanë do të përfitojnë po aq sa qytetarët e BE-së.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Raporti/ Pandemia në Shqipëri varfëroi të rinjtë, mes tyre mbizotëron papunësia

Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë dhe Qendra për të Drejtat e Fëmijëve publikuan sot Raportin Vjetor Kombëtar “Rinia 2020” në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. Raporti...

Macron paralajmëron Iranin kundër “ndërhyrjes” në Liban

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar Iranin kundër cdo ndërhyrjeje në Liban. Sipas Reuters, Macron ka zhvilluar një bisedë të telefonike me presidentin iranian, Hassan...

VIDEO/ Neymar shpërdoron dy raste vetëm për vetëm me portierin

Po luhet mbrëmjen e sotme ndeshja mes Atalantës dhe PSG-së, e vlefshme për ‘Champions League’. Pak minuta më parë ka përfunduar pjesa e parë, me...

Drejt Presidencës me fletëthirrjen e Hagës në xhep

Nga Mero Baze Një vit më parë, Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit, nën arsyetimin se ishte thirrur nga Gjykata Speciale e Kosovës...

Tensionet me Turqinë, Greqia kërkon ndihmën e SHBA-së

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, do të zhvillojë një takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në Vjenë të premten. Përmes një deklarate,...