E diel, 27 Shtator, 2020
13 C
Tirana

Ligji i ri në Gjermani, eksperti: 10 mijë vende të lira pune, si të aplikoni

Më të lexuarat

RENEA/ Kush e jep urdhrin e ekzekutimit? Eksperti tregon hapat që ndiqen

Një nga efektivët e RENEA ka treguar se si funksionon reparti RENEA në një situatë të ngjashme me ngjarjen e djeshme dhe kush janë...

Debati: Sa duhet të zgjasë karantina për të sëmurët me Covid-19?

Pas një vere relativisht të qetë, të paktën në Evropë, rastet e reja me koronavirus nisën të shtohen nga pak kudo. Për shembull në...

Bilanci/ Bie ndjeshëm numri i rasteve të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar viktima nga koronavirusi në vend. Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me...

“Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha”, Rama i përgjigjet Berishës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Sali Berishës, se kreu i qeverisë hoqi dorë nga kandidimi në Durrës pasi mori vesh se...

“Kemi një specialist të ri që ka dalë në qarkullim”, Artan Hoxha zbardh detajet e forta të atentatit ndaj Preng Gjinit

Pak ditë më parë, 51-vjeçari Preng Gjini të cilit iu hodh makina në erë në Tiranë, nuk dha të dhëna të vlefshme për hetimin...

Ju atje “lart”, merreni videon e këtij burri që qan dhe shikojeni natë e ditë (VIDEO)

Nga: Mentor Kikia Ky burrë është një fermer në Korçë, i cili në janar i preu mollët që kishte mbjellë, sepse nuk e shiste dot...

Vajza e Sabianit pozon topless, e fotografon i ati

Vajza e këngëtarit të njohur Sabiani, Keisi Medini, ka publikuar së fundmi disa foto e shtrirë në krevat dhe duke pozuar topless. E menjëherë pas...

VIDEO/ Përmbytje me verë të kuqe, momenti kur shpërthen depozita prej 50.000 litrash

Një depozitë prej 50 mijë litrash me verë të kuqe ka shpërthyer sot në një karantinë në Spanjë, duke e kthyer vendin përreth në...

E bujshme, zbulohet lidhja e Fjolla Morinës me biznesmenin që e shoqëronte

Këngëtarja Fjolla Morina u arrestua pak ditë më parë në Morinë bashkë me dy personat që e shoqëronin, biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi Fitim...

U gjet pranë nënës së vdekur, ja si është gjendja e 10-vjeçares në Pogradec

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Pogradec. Fëmija i gjetur pranë nënës është vajzë rreth 10 vjeç. Ajo ndodhet në gjendje...

Këshilltari i emigracionit nga organizata “Plan B” në Esen, Blerian Kushta – shpjegon ndryshimet që do të sjellë ligji i ri i migracionit dhe procedurën për aplikim nga 1 marsi 2020 për viza pune, shkruan Deutsche Welle.

 

DW: Për çfarë shërbimesh drejtohen klientët tek ju për këshillim?

Blerian Kushta: Tek ne drejtohen kryesisht persona nga Ballkani Perëndimor me synimin e gjetjes së punës në Gjermani dhe integrimin në këtë sektor. Por edhe gjetja e shkollës profesionale është një temë, e cila viteve të fundit ka marrë një hov të madh. Gjetja e punës, gjetja e kurseve të gjuhës dhe njohja e diplomave janë pikat kryesore, me të cilat klientët vijnë këtu dhe që për ne janë shumë nxitëse dhe sfiduese.

 

Çfarë do sjellë ligji i ri i migracionit që do të hyjë në fuqi nga 1 mars i këtij viti në Gjermani?

Në Gjermani momentalisht kemi 10.000 vende pune të pa zëna në sektorin e mjekësisë, veçanërisht përkujdesjen ndaj të moshuarve – infermierisë. Gjermania ka mungesa të theksuara personeli, prandaj edhe koalicioni qeverisës pati i idenë për ligjin e migrimit me qëllim plotësimin e këtyre vende pune vakante pune. Këtu bëjnë pjesë disa sektorë, në radhë të parë mjekësia, ndërtimi që pasohet nga gastronomia dhe pjesë të tjera, ku mungojnë prurjet. Ligji i ri hyn në fuqi në datën 1 mars të këtij viti dhe parashikon një emigracion të krahut profesional të punës nga shumë vende të botës, përfshirë këtu edhe vendet e zhvilluara. Në ato profesione ku Gjermania ka nevojë akute për prurje të reja të nxisë migracionin e personave të kualifikuar. Ky ligj u drejtohet në mënyrë të veçantë atyre që kanë përfunduar studimet e larta dhe janë të diplomuar ose kanë shkollë profesionale prej më së paku dy vjet.

Me futjen në fuqi të ligjit të ri për migracionin, a do të zvogëlohen problemet që emigrantët hasin gjatë emigrimit?

 

Ne kemi problemin që si ambasadat në rajon e edhe në Shqipëri, si zyra për migracion e qytetit nga personi është nisur, kanë kapacitete shumë të kufizuara dhe është pikërisht çështja e informacioneve të mëtejshme që mungojnë. Mund ta imagjinojmë kështu, në zyrë të emigracionit çdo punonjës që i mbikëqyr të ardhurit, ka 15 deri në 20 minuta kohë për çdo person, dhe aty nuk bëhet fjalë për çështje të mëtejshme, por thjesht vetëm për nxjerrjen e lejes së qëndrimit. Aty lind gjithmonë nevoja për informacione shtesë, për të cilat zyrat publike nuk kanë mundësi t’ua japin personave aplikues. Në këtë rast vjen në funksion organizata që unë përfaqësoj Plan B që ka shumë partnerë të tjerë dhe organizata me të cilat bashkëpunojmë dhe ku drejtohen njerëzit për këshillime.

 

Ka shumë ankesa për pritjet e gjata në ambasadat përkatëse në Kosovë dhe Shqipëri, a merren parasysh pritjet e gjata në procesin e vizës në ligjin e ri?

Koha e pritjes duhet shkurtuar patjetër dhe ka projekte të qeverisë gjermane që me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, të shtohen në mënyrë të jashtëzakonshme edhe kapacitet e ambasadave atje për të garantuar që gjithë këto lehtësi ligjore në Gjermani vërtetë të vihen në zbatim dhe aplikuesit të mos hasin në pritje të gjata për vizën përkatëse.

Cilat do të jenë hapat ligjorë, sipas ligjit të ri, që një i interesuar nga rajoni duhet të ndjekë për të siguruar vendin e punës në Gjermani?

Nëse e marrim një shembull të një infermieri apo infermiereje nga Shqipëria, sektor ku ka interes në Gjermani: Ai ose ajo ka mbaruar shkollë të lartë atje dhe në rastin më të mirë të ka edhe përvojë pune, atëherë paraqitet fillimisht kërkesa në ambasadë dhe në të njëjtën kohë dërgohen edhe dokumentet në Gjermani për aplikimin për njohjen e diplomës. Në landin e Renanisë Veriore – Vestfalisë (NRË), është Këlni, qyteti ku do të shqyrtohet procedimi i këtyre rasteve. Pas dërgimit të dokumenteve pritet përgjigjja, që mund të zgjasi deri në katër muaj.

Nëse diploma e marrë nga Shqipëria ose vendet e rajonit, njihet një për një me atë të Gjermanisë, lajmi pozitiv i shkon ambasadës dhe në këtë rast ambasada fton aplikuesin për të marrë vizën. Më pas personi vjen këtu dhe gjen punë. Ka dy mënyra ose personi e ka të gjetur punëdhënësin dhe vjen këtu me informacionin që do të shkojë tek një kompani e caktuar ose një person që është i kualifikuar vjen për të kërkuar punë në Gjermani. Në të dy rastet njohja e diplomës në sektorët ku profesioni është i mbrojtur me ligj është një kusht parësor i ligjit të ri të migracionit. Pra nëse nuk njihet diploma, personi e ka thuajse të pamundur që të marrë vizë.

Lexo edhe :   Truproja e tij me Covid-19, karantinohet Ministri i Jashtëm gjerman
Lexo edhe :   Balla: 83 mijë të punësuar më shumë në biznesin e vogël se në vitin 2013

 

A do të mundësojë ligji i ri gjetjen e punës brenda gjashtë muajsh këtu në Gjermani?

Është një hapje e madhe në aspektin e ligjit të qëndrimit, gjë që ka qenë përpara pothuajse e pamundur. Këtu bëhet fjalë për persona që janë të kualifkuar, që nuk kanë një ofertë apo kontratë pune. Si kusht është njohja e gjermanishtes në nivelin B1, shkallë mesatare e gjuhës dhe sigurimi i jetesës nga vetë personi. Pra me ligjin e ri një person që është i kualifikuar, ka nivelin B1 të gjermanishtes dhe ka mjetet e mjaftueshme financiare mund të vijë në Gjermani për gjashtë muaj për të kërkuar punë. Në rast se ai gjen punë mund të merret menjëherë e drejta e punës këtu në Gjermani dhe nuk është e nevojshme që personi të rikthehet në vendlindje përsëri për të ardhur këtu me vizë pune.

Si do të organizohet puna e institucionale në Këln për dhënien e së drejtës për punë pas njohjes së diplomës atyre që do të aplikojnë për këtë?

Në landin e NRË është caktuar zyra e migracionit në Këln si pikë e centralizuar për të marrë përsipër shqyrtimin e të gjitha kërkesave për vizë. Në rastin kur duhet të vendoset fillimi i punës, çështjen e trajton agjencia e punës, e cila vendos nëse i jepet apo jo e drejta aplikuesit për të filluar punën. Këlni është përgjegjës edhe për njohjen e diplomave. Këtu bëhet fjalë për një strukturë që mund të ketë deri në 200 – 250 të punonjës, për t’i bërë ballë kërkesës së madhe që do ketë nga marsi e më tej.

 

Çfarë shqetësimesh apo kërkesash ngrenë kryesisht migrantët gjatë procesit të marrjes së lejes së qëndrimit tek qendra, që ju përfaqësoni?

Atë që ne perceptojmë është një pakënaqësi jo e vogël tek personat që emigrojnë në Gjermani për arsye pune. Nisur nga fakti që shumë persona, sidomos në sektorin e ndërtimit, lidhen me ndërmarrje shqipfolse ku në disa raste ka edhe shfrytëzim të krahut të punës. Aty ka shumë pakënaqësi dhe ne mundohemi që të respektohet kodi i punës, i cili është një sektor shumë i madh dhe kërkon shumë impenjim, që t’i informojmë këta persona për të drejtat që kanë. Në rastin kur një person vjen këtu me një kontratë të caktuar pune për një punëdhënës të caktuar, ai megjithatë ka të drejtë të paraqesë kërkesë në zyrën e migracionit dhe të fillojë një procedurë të re për një punë tjetër. Nuk është kusht që personi të qëndroj në një punë, nëse është i pakënaqur me të.

 

Pra nuk ka kushtëzim të punosh për një ndërmarrje të caktuar për të mundësuar ardhjen në Gjermani?

Është e rëndësishme që në vizën që i jepet personit të shkruhet edhe emri i punëdhënësit, por me aplikimin për një punë të re, nëse plotësohen kushtet, atëherë mund të ndryshohet punëdhënësi (kjo shënohet në lejen e qendrimit) dhe mund të fillohet puna e re. Ky është hap shumë pozitiv për persona, që përballen ndonjëherë me kushte thuajse si skllavëri punësimi. Ky proces i ndryshimit të titullit të vendit të punës dhe sipërmarrësit mund të zgjasë deri në 1 apo 2 muaj.

 

Pse pritet konkretisht në landin e NRW një rritje e madhe e kërkesave për leje pune nga vendet e Ballkanit?

Rritja pritet, sepse në këtë land të Gjermanisë, vetëm qytetarë nga Kosova, nënshtetas me pasaporta të Kosovës, janë rreth 90.000, por shumë të tjerë që kanë pasaporta gjermane nuk figurojnë në këto statistika. Duke u pasuar nga 15.000 nënshtetas shqiptarë dhe rreth 25.000 nga Maqedonia e Veriut. Pra për këtë arsye pritet që edhe në bazë të lidhjeve familjare dhe numrit të migrantëve që duan të vijnë në këtë land të jetë masive kërkesa për viza./DW/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Në rrezik nga pandemia”/ Ministri spanjoll paralajmëron masa më të ashpra

Qeveria spanjolle ka paralajmëruar shtim masash në Madrid, duke e cilësuar si tepër të rrezikshme situatën nga pandemia. Të premten, autoritetet në Madrid vendosën të...

Aksident në Berat/ Mjeti me të cilin udhëtonin dy vajza i pret rrugën Volkwagen-it

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit të Beratit, teksa një automjet tip Benz është përplasur me një makinë tip...

Kryeministri i emëruar i Libanit largohet nga posti

Moustapha Adib nuk ishte në gjendje të formojë një qeveri të re për të zëvendësuar qeverinë që dha dorëheqjen pas shpërthimit vdekjeprurës masiv në...

Ajo që ndjen dhe ajo që ëndërron Berisha

Nga Mero Baze Sali Berisha ka një ndjenjë dhe një ëndërr për këto zgjedhje. Ndjenja është se Edi Rama do t’i vjedhë zgjedhjet, kurse ëndrra...

Biznesi me shëndetin: Ja sa fitojnë kompanitë e prodhimit të ilaçeve

Të gjithë mezi po presin daljen e vaksinës së duhur kundër Covid-19. Por pandemia ka nxitur edhe akuza ndaj industrisë farmaceutike, se ajo është...