E shtunë, 23 Janar, 2021
12 C
Tirana

Një tjetër lëvizje për ndryshimet në qeveri, ja çfarë do ndodhë në orën 10:00

Gent Cakaj i dorëzoi zyrtarisht detyrën e ministrit të Jashtëm Olta Xhaçkës. Pas kësaj, pritet që në orën 10:00, Xhaçka t’i dorëzojë detyrën si Ministre e Mbrojtjes, Niko Peleshit.

Nuk dihet nëse do të ketë konferencë për shtyp, njëjtë siç u bë një orë më parë për kalimin e detyrës nga Cakaj te Xhaçka për Ministrinë e Jashtme, ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama.

Gent Cakaj foli sot për herë të fundit si ministër i Jashtëm. Në ceremoninë e dorëzimit të detyrës, Cakaj renditi arritjet në këto dy vite, ndërsa tha se do të vazhdojë të japë angazhimin e tij për Shqipërinë.

Cakaj u shpreh se për të, Shqipëria ka qenë një ëndërr historike. Ai garantoi ministren e re se do te japë kontributin e tij, në diplomacinë shqiptare.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...