Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Një ndeshje që tregoi pse s’mund të ketë pajtim shqiptaro-serb

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Një ndeshje që tregoi pse s’mund të ketë pajtim shqiptaro-serb

Si një mundësi pajtimi mes vendeve në armiqësi të gjatë, për Serbinë dhe Kosovën, apo dhe për Serbinë me shqiptarinë në përgjithësi, kryeministri Rama sjell si shembull Gjermaninë dhe Francën.

Në parim ai e ka mirë, duke e marrë të mirëqenë qëllimin e mirë, për paqe mes fqinjëve, pas shekujve armiqësi. Por ka ndryshim thelbësor në detaje.

Një prej tyre është fakti se dy vendet, Gjermania e Franca, kanë luftuar mes tyre për dominim e jo nga pretendime territoriale. Mes tyre nuk ka patur apo nuk ka ndonjë ngërç në çështje të tilla ku njëri të pretendojë ndonjë territor të tjetrit si të vetin. Fjala vjen, Rusia pretendon Ukrainën edhe si territor rus.

Gjithashtu, mes Francës dhe Gjermanisë nuk ka elementë genocidalë në luftë. Janë ndeshur ushtritë me njëra-tjetrën, por populli i thjeshtë është kursyer deri diku, ndaj dhe armiqësia nuk ka zbritur në popull.

Fjala vjen, në dy luftrat e përgjakshme në ish-Jugosllavi, në Bosnje e Kosovë, me elementë genocidalë, sigurisht të njëanshëm, me serbët autorë, nuk është se ushtria serbe ka kryer masakra në popullsi civile, e padyshimtë kjo, e parë qartë nga e gjithë bota, porse kjo ushtri është udhëhequr dhe nga civilë serbë, popull i thjeshtë por që ka patur një maskë.

Një ditë e heq maskën dhe ai që për boshnjakun apo kosovarin ishte fqinji, miku apo shoku serb, del që ishte një armik me mllef të akumuluar që në një ndryshim rrethanash politike shndërrohet nga engjëll në djall.

Madje kjo është ana më tragjike e luftrave në Bosnjë e Kosovës, pak e potencuar. Më së shumti në Kosovë, masakrat janë inicuar, drejtuar apo kanë për autorë pikërisht serbin civil që ishte fqinj apo koleg pune, deri dhe mik me shqiptarin. E pra, kjo nuk ka ndodhur në armiqësinë franko-gjermane.

Në kontekste historike apo gjeopolitike, Franca dhe Gjermania edhe sot mund të kenë armiqësi të kamufluar, por te popujt respektivë kjo nuk reflektohet. Ato janë në paqe mes tyre, pa ngarkesa nacionaliste, pasi ka munguar dhe elementi “masakër”.

E kundërta është në rastin e Serbisë me Kosovën, apo në amiqësinë shekullore serbo-shqiptare. Serbia ka bërë masakra në popullsi civile e për këtë jo që s’ka kërkuar falje, por dhe tenton ta mohojë si një të vërtetë që bota e ka parë qartazi edhe para 20 vitesh. Serbia vijon të ketë pretendime territoriale, siç Kosova e tëra, pa hequr dorë aspak nga synimet e saj.

Serbia, qartazi dhe si politikë shtetërore ka dominimin mbi shqiptarët në rajon, madje dhe zhbërjen si faktor, duke e patur antishqiptarizimin dhe si frymë në nivel akademik. Dhe për të gjitha këto, Serbia jo vetëm që s’ka bërë ndonjë hap pas, në funksion të pajtimit, por vijon t’i ketë kredo shtetërore, me peshë dhe në popullin e saj, i injektuar me doza të rënda nacionalizmi mitik.

Sa të jetë kështu, nuk do ketë pajtim mes dy vendeve. Ndaj dhe krahasimi me Francën dhe Gjermaninë është krejtësisht i çalë. (Tesheshi)

Tags: kosovendeshjeserbishqiperiZvicer

TË LIDHURA

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Next Post
Forcat Ajrore të SHBA zbulojnë bombarduesin e ri bërthamor

Forcat Ajrore të SHBA zbulojnë bombarduesin e ri bërthamor

Saliut i hidhen prangat më 6 dhjetor, nëse guxon e bën ndonjë marrëzi

Saliut i hidhen prangat më 6 dhjetor, nëse guxon e bën ndonjë marrëzi

Dy foto, dy vëllezër, dy legjenda, megjithatë Taulanti mbetet shumë më lart

Dy foto, dy vëllezër, dy legjenda, megjithatë Taulanti mbetet shumë më lart







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com