Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se përgjimet e publikuara tregojnë se në çfarë “llumi” është futur kjo qeveri. Ndërsa theksoi se kryeministri Rama kërkon që degjenerimin e tij të kthejë në shkatërrim të Shqipërisë.
Po ashtu, Mediu e konsideroi arrestimi e ish-deputetit demokrat, Bardh Spahia një turp dhe fund të kësaj qeverie.
“Shqiptaret nuk mund ti ndal Rama në rrugën e tyre për liri dhe Europe. Kush mendon se me dhune do i ul kokën shqiptareve e ka fundin e shpejte dhe te turpshëm. Kush i shërben këtij regjimi te korruptuar, këtij procesi farse elektoral është mjeran.
Protesta e 21 Qershorit duhet te jete dita e shqiptareve mbi llumin qeveritar.
Dita e njerëzve te lire mbi diktaturën e Ramës, diktaturën e krimit dhe korrupsionit”, shkruan ndër të tjera Fatmir Mediu.
Postimi i plotë:
Shqipëria në udhëkryq!
Rama kerkon që mjerimin dhe degjenerimin e tij politik ta ktheje ne mjerim dhe shkaterrim Te Shqiperise dhe shqiptareve.
Shqiptaret duan Europen, sigurine dhe lumturine.
Rama u ka dhene vetem dhunen, korruspionin, drogen dhe krimin, largimin nga Shqiperia
Rama qendron jo me ne krye te Partise Socialiste, por te nje strukture politike qe ka mare peng vendin e kthyer në strukture kriminale qe vjedh votat dhe grabit vendin.
Nje strukture qe ka per aleate krimin e organizuar dhe ka per armik shqiptaret dhe opoziten.
Pergjimet e publikuara nga BILD, tregojne se ne cfare llumi eshte futur kjo qeveri. Turp banalitet, mardhenie me bandite e maskarenj qe dhunojne me urdher te Rames shqiptaret.
Polici e mbushur me bandite, trafikant, ushtare te Rames dhe jo ligjit qe i sherben krimit qeveritar, qe nuk njeh ligj dhe kushtetute.
Arrestohen deputete qe denocojne krimin dhe kriminelet rrin ne zyren e kryeministrit.
Arrestimi i Bardh Spahise eshte turp dhe fundi i kesaj qeverie.
Shqiptaret nuk mund ti ndal Rama në rrugen e tyre per liri dhe Europe. Kush mendon se me dhune do i ul koken shqiptareve e ka fundin e shpejte dhe te turpshem. Kush I sherben ketij regjimi te korruptuar, ketij procesi farse elektoral eshte mjeran.
Protesta e 21 Qershorit duhet te jete dita e shqiptareve mbi llumin qeveritar.
Dita e njerezve te lire mbi diktaturen e Rames, diktaturen e krimit dhe korrupsionit.