Deputeti i Partisë Socialiste, Musa Ulqini ka thënë se përgjimet e publikuara nga Bild po keqpërdoren. Duke folur për mediat jashtë parlamentit, Ulqini tha se nëse nuk bëhen zgjedhjet e 30 qershorit, atëherë në vend do krijohej një destabilitet.
“Unë po i ftoj qytetarët shqiptarë që po keqpërdoren. Duhet të vijnë dhe të votojnë me 30 se çdo tejkalim i datës 30 instalohet një precedent. Do krijohet një destabilitet që nuk do i gjendet fundi. Në mënyrë kategorike mendoj se çdo njeri që keqpërdor procesin do ndëshkohet. Analistët dhe gazetarët të cilët në studio vetëm për shtuar shikueshmëri përfitojnë nga tensionet”, ka thënë ai.
Ulqini ka sulmuar më tej edhe presidentin Ilir Meta, ku është shprehur se në vend të që të bëjë detyrën, po i hedh benzinë zjarrit.
“Në këtë moment të gjithë kanë përgjegjësi, duhet të tregohen të drejtë dhe të mos bëjnë gjëra si kjo e Ilir Metës. Në vend që të bëjë detyrën si president, të ulë gjakrat, i hedh benzinë tensionit në Shqipëri”, përfundoi deputeti.