Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Nishani: Rama po zbaton formulën e Lanës në Durrës

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Nishani: Rama po zbaton formulën e Lanës në Durrës

Ish-presidenti Bujar Nishani ka sulmuar kryeministrin Rama, lidhur me situatën pas tërmeteve. Teksa e cilëson si kryepërgjegjës të problemeve madhore që vuajnë shqiptarët, Nishani thotë se Rama po ndjek në Durrës të njëjtën skemë që ndoqi me pastrimin e Lanës.

Në komentin e tij të radhës, ai shkruan se klientët e Bashkisë të asaj kohe u angazhuan në prishjet e paligjshme të buzë Lanës, e më pas u shpërblyen me blloqet e betonit.

Në analizën e tij, ai shprehet më tej se në rastin e Lanës, ky korrupsion solli katastrofën urbane dhe sociale në Tiranë. Duke qendruar në të njëjtën linjë, Nishani shton më tej se paratë e shqiptarëve mblidhen nga taksat që rriten e shtohen përditë. Dhe që të përdoren përsëri për shqiptarët, për nevojat e tyre. Por në regjimin e sotëm, paratë nuk shkojnë tek ata, por tek oligarkët.

Statusi

“Kërcënimi është vëllai i korrupsionit dhe që të dy pjella të Mafies” !

Kohët e vështira të pas-tërmetit po tregojnë edhe një herë më shumë sistemin, modelin dhe mekanizmin e mafies që është ndërtuar mbi këtë tokë.
Mu ashtu siç ishin ngritur mashtrimet e betonit të vjedhur për të zezën e shqiptarëve.
Kryepërgjegjësi i problemeve madhore që vuajnë shqiptarët sot, që nga varfëria e deri tek inekzistenca e shtetit përdori përsëri, siç bën çdo ditë e me këdo, dhunën e forcës së paligjëshme të pushtetit.
Kryepërgjegjësi i shërbimeve ndaj qytetarëve dhe vendit, ju kërkoi bisneseve private të pastrojnë falas dëmet e tërmetit sipas formulës së prishjeve dhe pastrimit të Lanës.
Kujtojmë fare mirë se klientët e bashkisë së asaj kohe u angazhuan në prishjet e shëmtuara dhe të paligjëshme të buzë Lanës e më pas u shpërblyen me xhunglën e betonit që ngritën si perandori të tyre cep më cep të Tiranës duke mos lënë mangut toka publike të parqeve, shkollave, kinemave të qytetit, pasurisë publike të shqiptarëve.
Kjo nuk është ndonjë zotësi qeverisëse, as kontribut vullnetarizmi por skemë e pastër mafie.
Të japësh 5 nga xhepi yt dhe të marrësh 100 nga xhepi i pasurisë së shqiptarëve nuk është filantropi por KORRUPSION !
Në rastin e Lanës, ky korrupsion i lindur pas pazarit të llojit mafioz, solli katastrofën urbane dhe sociale në kryeqytet, solli një xhungël betoni me pallate që plasën si mullarët e kashtës sapo ra tërmeti i parë.
Ky ishte modeli dhe shembulli si pjellë e mafias që pasurohej mbi pronat, të drejtat dhe financat e qytetarëve të thjeshtë.
Parimi i ndihmës e vullnetarizmit është një parim normal, i nevojshëm dhe mirënjohës moralisht.
Cilido që mundet dhe ka kapacitete duhet të kontribuojë vullnetarisht.
Por nuk mund të pranohen pazaret me fatkeqësitë nga njëra anë për të zhvatur pastaj pasuritë publike të shqiptarëve, nga ana tjetër.
Kur ky model ngrihet përmes kërcënimit të fuqisë së paligjëshme të pushtetit që të fitojnë përsëri oligarkët, atëhere nuk kemi solidaritet dhe shërbim të shtetit !
Kjo është Mafie !
Paratë e shqiptarëve ndaj mblidhen nga taksat që rriten e shtohen përditë.
Që të përdoren përsëri për shqiptarët, për nevojat e tyre e kur atyre duhet tu shërbehet në nevojë.
Por në rregjimin e sotëm, paratë nuk shkojnë tek ata por tek oligarkët.
Pse miliardat e konçensioneve kurruptive nuk përdoren sot për hallin e shqiptarëve ?
Ato nuk u përdorën as dje për të patur gati makineri, paisje, mjete e njerëz për shpëtimin e qytetarëve nga fatkeqesitë që mund të vijnë, por për pasurimin korruptiv të oligarkëve që ndajnë hajninë me pushtetarët.
Ndaj ato nuk mund të përdoren as sot kur populli është nën fatkeqësi.
Tek shohim e dëgjojmë sot kryepërgjegjësin që na flet për modelin e Lanës shohim se si historia nis të përsëritet.
Historia nis të përsëritet sepse mafia e betonit dhe pushteti i korrupsionit nuk u hetuan e nuk u dënuan.
Sot mafia dhe korrupsioni janë më të fortë se në kohën e Lanës.
Por sot janë edhe motivi edhe arsyeja më të fortë për ti shpartalluar.
Kot të shpresojnë se do ketë Dvoran ti shpëtojë !

Tags: bujar nishaniedi ramalumi lana

TË LIDHURA

Sali Berisha thirrje nga protesta: “Qytetarët ngrihen me dinjitet, jo me dhunë”
Politikë

Sali Berisha thirrje nga protesta: “Qytetarët ngrihen me dinjitet, jo me dhunë”

17:16 | 17/04/2026
Avokati i Popullit: Bonus qiraje për familjet e “Arlis”
Aktualitet

Avokati i Popullit: Bonus qiraje për familjet e “Arlis”

16:58 | 17/04/2026
Gjykata e Posaçme liron nga burgu ish-zv.ministrin Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj
Aktualitet

Gjykata e Posaçme liron nga burgu ish-zv.ministrin Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj

16:55 | 17/04/2026
Next Post
Prindër, kujdesuni për veten dhe fëmijët. Çfarë duhet të bëni pas tërmeteve

Prindër, kujdesuni për veten dhe fëmijët. Çfarë duhet të bëni pas tërmeteve

Tregu i sigurimit të banesave shpëton jetë dhe pronë

Tregu i sigurimit të banesave shpëton jetë dhe pronë

SHBA paguan 22 miliardë dollarë për ndërtimin e 9 nëndetëseve të reja

SHBA paguan 22 miliardë dollarë për ndërtimin e 9 nëndetëseve të reja







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Donald Trump: Irani s’do ta përdorë më Hormuzin si armë
Bota

Donald Trump: Irani s’do ta përdorë më Hormuzin si armë

by mirseda
17:18 | 17/04/2026
0

Irani do ta mbajë Ngushticën e Hormuzit të hapur përgjithmonë, ka pohuar Donald Trump në postimin e...

Sali Berisha thirrje nga protesta: “Qytetarët ngrihen me dinjitet, jo me dhunë”

Sali Berisha thirrje nga protesta: “Qytetarët ngrihen me dinjitet, jo me dhunë”

17:16 | 17/04/2026
Avokati i Popullit: Bonus qiraje për familjet e “Arlis”

Avokati i Popullit: Bonus qiraje për familjet e “Arlis”

16:58 | 17/04/2026
Gjykata e Posaçme liron nga burgu ish-zv.ministrin Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj

Gjykata e Posaçme liron nga burgu ish-zv.ministrin Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj

16:55 | 17/04/2026
Protesta e PD, mbi 1000 qytetarë nisen nga Shkodra

Protesta e PD, mbi 1000 qytetarë nisen nga Shkodra

16:33 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com