Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Nishani: Basha është skuth, po asgjëson PD-në

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Nishani bën analizën e skandalit të përgjimeve, e nis me vitin 2013

Ish-presidenti dhe ish-kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani, akuzon Bashën se ka shkelur çdo normë dhe statutin e partisë me përjashtimin nga grupi parlamentar të Sali Berishës.

Në një status në Facebook, Nishani shkruan se ky vendim duhet të ishte konsultuar me të gjitha forumet e PD-së. Nishani ka një këshillë ndaj të gjithë mbështetëve të PD-së, të mos dorëzohen përballë këtij provokimi të rëndë për asgjesimin e fondamenteve më bazike të demokracisë.

Ai kërkon që të luftojnë çdo ditë për ringritjen e Partisë Demokratike, për rivendosjen e parimeve dhe garancive bazë të lirisë, të së drejtës dhe demokracisë në këtë vend.

Në fund e mbyll me një kërkesë në shenjë këmbane alarmi, se kushdo që hesht sot është bashkëfajtor në asgjesimin e PD-së, dhe vlerave të demokracisë në tërësi.

Statusi

Lulzim Basha ka vepruar si një skuth !

Një njeri i katapultuar në krye të Partisë Demokratike, pa asnjë kontribut politik e partiak, pa asnjë sakrificë dhe eksperiencë në beteja politike, një përfitues i përhershëm pa kurrfarë meritash, vendos të përçajë në mënyrë fatale atë parti.

Lulzim Basha fyen, përçmon e injoron çdo institucion e rregull minimal në Partinë Demokratike, duke marrë një vendim ekstrem, të përjashtimit nga Partia Demokratike të themeluesit të saj pa asnjë diskutim në forumet e partisë, pa asnjë mbështetje në statutin dhe rregullat legale të partisë, pa asnjë procedurë vendimarrëse të Kryesisë, Këshillit Kombëtar apo Kuvendit të Partisë Demokratike !

Vendimet personale, në fshehtësi, në mungesë të diskutimit midis të zgjedhurve legjitim të demokratëve, jashtë forumeve të partisë, janë karakteristika të një skuthi politik.

Ky akt është dhunim i rëndë i parimeve më fondamentale të lirisë, drejtësisë dhe demokracisë !

Ky është Lulzim Basha që u katapultua politikisht me misionin e asgjesimit të Partisë Demokratike, asgjesimin e së djathtës në politikën shqiptare, asgjesimin e alternativës qeverisëse përballë së majtës, trashegimtare e stalinistëve shqiptarë filoserbe.

Ky është sot pengu dhe argati i Edi Ramës, në krye të Partisë Demokratike !

Demokratët, shqiptarët e ndershëm, njerëzit e lirë dhe patriotë duhet të mos dorëzohen përballë këtij provokimi të rëndë për asgjesimin e fondamenteve me bazike të demokracisë.

Cilido që beson tek vlerat, parimet dhe morali, duhet të luftojë çdo ditë për ringritjen e Partisë Demokratike, për rivendosjen e parimeve dhe garancive bazë të lirisë, të së drejtës dhe demokracisë në këtë vend.

Kushdo që hesht sot është bashkëfajtor në asgjesimin e asaj partie dhe vlerave të demokracisë në tërësi!

Tags: bashaBerishaNishani

TË LIDHURA

Aksidenti tragjik në Vlorë, makina e viktimës lëvizte me mbi 200 km/orë
Aktualitet

Aksidenti tragjik në Vlorë, makina e viktimës lëvizte me mbi 200 km/orë

16:27 | 07/04/2026
Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era
Aktualitet

Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era

16:22 | 07/04/2026
Vrasja e Bujar Çelës, Nuredin Dumani dhe Erjon Alibej “kokë më kokë” sot në GJKKO
Aktualitet

Vrasja e Bujar Çelës, Nuredin Dumani dhe Erjon Alibej “kokë më kokë” sot në GJKKO

15:24 | 07/04/2026
Next Post
Ish-deputeti i PD tallet me Berishën: Doktor, je ulur në karrigen time

Ish-deputeti i PD tallet me Berishën: Doktor, je ulur në karrigen time

Rënia e Afganistanit, leksioni më i fundit i pamësuar i 11 Shtatorit

Rënia e Afganistanit, leksioni më i fundit i pamësuar i 11 Shtatorit

Talebanët: Gruaja s’mund të jetë ministre, ato janë për të lindur fëmijë

Talebanët: Gruaja s'mund të jetë ministre, ato janë për të lindur fëmijë







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026




TË FUNDIT

Aksidenti tragjik në Vlorë, makina e viktimës lëvizte me mbi 200 km/orë
Aktualitet

Aksidenti tragjik në Vlorë, makina e viktimës lëvizte me mbi 200 km/orë

by mirseda
16:27 | 07/04/2026
0

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një...

Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era

Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era

16:22 | 07/04/2026
Atentati në konsullatën izraelite në Stamboll, reagon Erdogan: Sulm frikacak

Atentati në konsullatën izraelite në Stamboll, reagon Erdogan: Sulm frikacak

16:09 | 07/04/2026
Raprezalje përtej Lindjes së Mesme”, Irani kërcënon me sulme nëpër botë

Raprezalje përtej Lindjes së Mesme”, Irani kërcënon me sulme nëpër botë

15:43 | 07/04/2026
Vrasja e Bujar Çelës, Nuredin Dumani dhe Erjon Alibej “kokë më kokë” sot në GJKKO

Vrasja e Bujar Çelës, Nuredin Dumani dhe Erjon Alibej “kokë më kokë” sot në GJKKO

15:24 | 07/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com