E enjte, 16 Shtator, 2021
32.5 C
Tirana

Rënia e Afganistanit, leksioni më i fundit i pamësuar i 11 Shtatorit

Nga: Max Hastings

Që nga sulmet e 11 Shtatorit 2001 ka pasur shumë momente të errëta, disa prej të cilave ato që u panë në Kabul muajin e kaluar. Mua më ka mbetur në mendje episodi i vitit 2007 në Irak. Këshilltarja politike britanike Emma Sky ishte duke hipur në një helikopter Blackhawk së bashku me komandantin amerikan gjeneral Raymond Odierno.

Ajo i tregoi shefit të saj mbi një parullë të shkruar mbi murin e një godine në Bagdad:“Heroi, dëshmori Saddam Hussein”.Odierno iu përgjigj me ton të ashpër duke i thënë se diktatori i varur në litar ishte një vrasës masiv. Sky, që i pëlqente të jetonte në mënyrë të rrezikshme ia ktheu:“Zotëri, ne ende nuk e dimë se kush vrau më shumë irakianë, ju apo Saddam Husein!”.

Në bordin e helikopterit ra një heshtje varri. Në një moment diplomatja e pyeti nëse kishte shkuar shumë larg me deklaratën që bëri. Gjenerali O, siç e thërriste ajo, i bërtiti: “Pilotë hapni dyert, dhe flakeni jashtë!”. Në këtë histori të përshkruar në kujtimet e Sky mbi shërbimine e saj në Irak, ka shumë elementë.

Odierno meriton vlerësim për reagimin flakë për flakë siç i takon një ushtaraku. Sky të imponon respekt me atë që tha, pasi nuk i tha asnjëherë ushtrisë atë që ajo do të donte të dëgjonte. Natyrisht pjesa e shëmtuar e atij episodi, është se ajo preku një të vërtetë në reagimin e SHBA-së ndaj ngjarjeve të11 Shtatorit.

Në mënyrë të pakrahasueshme më shumë afganë dhe irakianë kanë vdekur gjatë 20 viteve të ndërhyrjes, sesa amerikanë gjatë sulmeve ndaj Kullave Binjake dhe Pentagonit. Dhe pak prej të parëve kishin lidhje me Islamin e dhunshëm. Si historian, unë e pranoj se ky nuk është një fenomen unik.

Gjatë viteve 1944-45, avionët britanikë dhe amerikanë vranë shumë më tepër civilë francezë dhe holandezë gjatë sulmeve ajrore kundër bazave të raketave V të Hitlerit, sesa bombat fluturuese dhe raketat naziste vranë britanikë. Por gjithsesi kjo nuk e bën forcën disproporcionale më të pranueshme tani sesa ishte atëherë.

Në mesin e debatit që po zhvillohet në të dyja anët e Atlantikut mbi tërheqjen nga Kabuli, unë e kam kthyer orën time mendore tek 11 Shtatori i vitit 2001. Pyetja e vetme që duket se ka rëndësi është: Çfarë duhet të kishin bërë ndryshe Amerika dhe aleatët e saj, pas sulmit më të madh terrorist në histori?

Le të biem dakord që të gjithë – amerikanë dhe evropianë, demokratë dhe republikanë, ushtarakë dhe civilë – se opsioni për të mos bërë asgjë nuk ekzistonte. Miku im Lordi Heseltine, një burrështetas veteran britanik, më ndaloi në një rast kur nisa të kritikoj disa gabime të Perëndimit në Siri.

Ai më tha: “Ka disa momente kur një qeveri duhet të ndërmarrë domosdoshmërisht disa veprime”.11 Shtatori përfaqësoi një moment të tillë. Pyetjet pse munguan sulmet e drejtpërdrejta ndaj kampeve të Al-Kaedës në Afganistan, dhe ndjekja e Osama bin Ladenit, mbeten ende pa përgjigje.

Larja e hesapeve me liderin e terroristëve u vonua deri në vitin 2011 në Pakistan. Por operacioni i CIA-s dhe i US Navy SEAL ishte një model në llojin e vet, i justifikuar plotësisht në sytë e shumicës së botës.

Përmbysja e regjimit taleban në nëntor të vitit 2001, nga trupat e Aleancës Veriore të mbështetura nga sulmet ajrore amerikane dhe forcat speciale, përfaqësoi gjithashtu një veprim proporcional, që pati sërish mbështetje ndërkombëtare.

Gazetari britanik që merret me raportimet e luftërave Toby Harnden sapo ka botuar një libër të shkruar me bashkëpunimin e CIA-s “First case”, që flet mbi muajt e parë të fushatës afgane. Ai përshkruan në detaje aventurat tronditëse që patën agjentët e CIA-s mes gjakut, pluhurit dhe fiseve afgane.

Më pas gjërat filluan të shkojnë keq. Në kulmin e entuziazmit dhe krenarisë së politikanëve, ushtarëve, lindi iluzioni se Afganistani mund të ribëhej sipas modelit të një shteti perëndimor. Akoma më keq, George W.Bush dhe neo-konservatorët “mprehën shpatat” për pushtimin e Irakut.

Por pse e hodhën atë hap? Pse gënjyen vazhdimisht mbi bashkëpunimin e diktatorit Saddam Hussein për sulmet e 11 Shtatorit, kur asnjë e dhënë e shërbimeve sekrete nuk mbështeste një pretendim të tillë? Pse Bush dhe kryeministri britanik Tony Blair e shkatërruan reputacionin e tyre, duke promovuar pretendimin e rremë se Iraku kishte armë të shkatërrimit në masë?

Lexo edhe :   Skenarët botërorë 20 vjet pas sulmeve të 11 Shtatorit

Stephen Wertheim nga Fondacioni Carnegie për Paqen Ndërkombëtare, ka shkruar kohët e fundit:“Në vend se të përbënte një kërcënim, Iraku ofroi një skenë. Në territorin e tij, Shtetet e Bashkuara do të paraqisnin fuqinë e tyre dërrmuese”.Sekretari i atëhershëm i Mbrojtjes Donald Rumsfeld, zv/presidenti Dick Cheney, dhe zv/sekretari i Mbrojtjes Paul Wolfowitz bënë thirrjen fatale për të zgjeruar objektivat e tyre:për të shkatërruar armiqtë e Amerikës, dhe për të siguruar hegjemoninë e saj në një pjesë të madhe të botës myslimane, e cila është armiqësore ndaj Perëndimit.

Lexo edhe :   Skenarët botërorë 20 vjet pas sulmeve të 11 Shtatorit

Ajo që pasoi dihet. Unë kurrë nuk e harroj një bisedë që pata me shefin e atëhershëm të Ushtrisë Britanike, gjeneralin Sir Mike Jackson, në vjeshtën e vitit 2002, pasi u kthye nga takimet që kishte pasur në Uashington mbi planifikimin e pushtimit të Irakut në të cilin morën pjesë forcat britanike.

“Hyrja në Bagdad do të jetë e lehtë”- më tha shkurt Jackson. “Por amerikanët nuk e kanë idenë se çfarë do të bëjnë më pas”- theksoi ai. Dhe kjo u vërtetua, natyrisht. Leksioni i parë i rëndësishëm i Afganistanit dhe Irakut, është se fushatat ushtarake atje nxorën në pah të metat institucionale të shërbimeve sekrete perëndimore, të cilat nuk janë riparuar ende. Agjencia Kombëtare e Sigurisë e SHBA-së, NSA dhe homologiae saj britanike GCHQ, zotërojnë burime elektronike të jashtëzakonshme. Por as CIA dhe as SIS britanik nuk e kanë kuptuar ndonjëherë faktin se rrjetet fisnore dhe familjare, janë jetike për sjelljen politike në të gjithë botën myslimane.

Libri i Toby Harnden përshkruan sesi një pjesë e vogël e agjentëve të CIA -s, u penguan në punën e tyre nga ushtria e Beretave të Gjelbra dhe Navy SEAL. Prezantimet në PowerPoint duhet të ndalohen para operacioneve ushtarake. Kjo pasi ato promovojnë iluzionin se gjithçka është e ditur.

Disa vjet më parë vizitova dhomën e operacioneve të brigadës së trupave britanike në provincën afgane të Helmandit. Përshtypja nga ato që rrëfeheshin në ekran ishte mbresëlënëse. Megjithatë, gati të gjithë ata që luftonin në terren ankoheshin pas operacioneve se dinin pak ose asgjë për atë që po ndodhte në rrugën apo fshatin ngjitur, apo mbi atë që po mendonin në ato momente banorët vendas.

Australiani David Kilcullen shkroi një libër të rëndësishëm në vitin 2009 me titull “Guerilet aksidentale”, në të cilin ai theksoi se shumë afganë iu bashkuan luftimeve jo për arsye ideologjike, por thjesht për të pasur një përvojë eksituese. Ai përshkroi një episod të tillë në maj të vitit 2006, kur fermerët e rinj iu bashkuan talebanëveqë po sulmonin forcat speciale amerikane – “spontanisht ata marshuan në drejtimin nga dëgjohej zhurma e armëve!”.

Të pyetur më pas pse e kishin bërë këtë, afganët u përgjigjën:“A e kuptoni se sa e mërzitshme është të jesh adoleshent në Afganistanin Qendror? Kjo ishte gjëja më emocionuese që kishte ndodhur në luginën e tyre prej vitesh. Për ta do të ishte turp që rrinin duarkryq duke mos bërë asgjë”.

Qëndrime të tilla janë një faktor që shpesh shpërfillet në kryengritjet e ndryshme, nga Belfasti në Bogota. Javët e fundit, talebanët u forcuan në mënyrë eksponenciale, pasi afganët, ideologjia e vetme e të cilëve është të mbështesin fituesit, iu bashkuan padronëve të rinj të Kabulit.

Perëndimi duhet të zgjidhë sa më shpejt kontradiktat themelore në lidhje me ndërhyrjet e tij në vende të largëta. Politikat neokoloniste-instalimi i zyrtarëve amerikanë ose aleatë për të drejtuar vendet e njerëzve të tjerë, siç bënë britanikët në pjesë të mëdha të botës për më shumë se dy shekuj-janë të papranueshme.

Regjimet lokale kukull kronikisht kanë dëshmuar se janë të korruptuara dhe të paafta. Qeveria e Kabulit u rrëzua brenda disa muajve nga njoftimi i presidentit Joe Biden për tërheqjen nga SHBA. Çdo qeveri që shihet si e përkushtuar ndaj të huajve, qoftë në Saigon apo Kabul, ka të ngjarë të jetë e dënuar.

Marrë me shkurtime nga Bloomberg /bota.al

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E vetmja mënyrë për të trembur Ramën

Nga: Dritan Hila Tashmë që janë trajtuar të gjitha variablet e seriozitetit apo ambiguitetit të sjelljes së Bashës ndaj Berishës dhe pasojat që do ketë...

Nëndetëset me energji bërthamore, Kina denoncon paktin SHBA-Britani-Australi

Kina ka denoncuar një pakt historik të sigurisë midis SHBA, Britanisë së Madhe dhe Australisë, duke e përshkruar aleancën si "jashtëzakonisht të papërgjegjshme" dhe...

Mësimi nga mençuria e gjyqtarit Learned Hand

Nga: Irena Beqiraj Po jetojmë një periudhë të çmendur “skepticizmi” ndaj Amerikës. Mesazhet e shumë zyrtarëve të saj duken butaforike. Por historia na tregon që...

I zhdukur prej dy ditësh, 39-vjeçari gjendet pa shenja jete

Policia e Tiranës njofton se është gjetur pa shenja jete një 39-vjeçar në zonën e quajtur "Kodrat e Selitës". Policia ka indentifikuar viktimën, shtetasi...

“Shqipëria do monitorohet nga kamerat”, ministri Çuçi zbulon planin

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka zbuluar sot në Kuvend objektivat e dikasterit që ai drejton në 4 vitet e ardhshme të 'Qeverisë Rama'....