E hënë, 3 Gusht, 2020
21 C
Tirana

Ngushtohet laku/ Ja 10 ish-ministrat e PD, PS dhe LSI që rrezikojnë të rihetohen

Më të lexuarat

“Po kthehen në vatra potenciale”, Manastirliu bën thirrjen e rëndësishme

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook njofton se festat apo ditëlindjet po kthehen në vatra potenciale dhe si...

Pandemia/ Rëndohet gjendja shëndetësore e deputetit shqiptar, dërgohet me urgjencë në Turqi

Deputeti Enver Roshi është dërguar mbrëmë me urgjencë drejt Turqisë. Ai ka shfaqur probleme me mushkëritë, dhe për këtë arsye është nisur në Turqi. Numri...

Tjetër bilanc i rëndë nga koronavirusi në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi. Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën...

Kryeministri i Kosovës rezulton pozitiv me koronavirus

Kryeministri kosovar, Avdullah Hoti, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hoti, përmes një postimi në Facebook. Ai shkruan se...

Lubonja: Shqipëria po shkon drejt vendosjes së regjimit autoritar

Analisti Fatos Lubonja, për revistën e njohur franceze “Le Courrier Des Balkans” u shpreh se Shqipëria po ecën në drejtimin e gabuar, drejt regjimit...

Familja Rama me një mesazh të dytë për të afërmit dhe miqtë, ky është vendimi që kanë marrë

Zemra e nënës së kryeministrit Edi Rama pushoi së rrahuri mëngjesin e sotëm. Lajmin e trishtë e dha vetë kreu i qeverisë, përmes një...

OBSH bën paralajmërimin aspak pozitiv lidhur me pandeminë

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus së fundmi bëri një paralajmërim aspak pozitiv lidhur me pandeminë e koronavirusit. Ai theksoi se efektet...

Pandemia/ Situata në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese, publikohet bilanci

Situata në Shqipëri si pasojë e koronavirusit vijon të jetë shqetësuese! Së fundmi Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit. MSH...

‘Bir komunisti’/ Rama i përgjigjet Metës: Të të vijë turp, ti do harrohesh kurse ai jo

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së presidentit Meta, i cili tha se kryeministri është mburrur se është djali i komunistit që vari...

“Fatkeqësisht dominojnë edhe moshat e reja”, mesazhi i fortë i mjekes

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar në rrjetin social Facebook, mesazhin e Dr. Migena Qato e cila shprehet se në spitalet COVID-19, fatkeqësisht...

Ngushtohet laku për të korruptuarit. Ndryshe nga sa ndodh në pjesën dërrmuese të vendeve demokratike, në Shqipëri politika shihet si mjet pasurimi. Të gjithë ata që kanë hyrë në politikë, kanë dalë me vila e biznese. Pyetja që shtrohet është si? Si ka mundësi që deputetët e Shqipërisë janë në rangun e njerëzve më të pasur në vend, pasi ka nga ata që zotërojnë deri në 10 apartamente.

Shpresat janë te Prokuroria e Posaçme, pasi qëllimi i saj në ligj është të luftojë korrupsionin në radhët e pushtetarëve. Të rrezikuarit e parë janë ata që janë në proces hetimi. Momentalisht janë disa dosje në verifikim nga SPAK. Por pas tyre radha vjen te ata që kanë qenë nën hetim, por janë pushuar dosjet në heshtje, pa dhënë asnjë argument publik. Deri në vitin 2016, hetimet mund të pushoheshin nga prokuroria në çdo kohë, ndërsa tani duhet vendim gjykate dhe kjo bën që të rritet transparenca. Mirëpo në kohën kur prokuroria drejtohej nga Llalla, disa dosje të bujshme shkuan në kosh. Gazeta po rendit dosjet që kanë pasur ish-ministrat e tre partive kryesore në vend. Bëhet fjalë për 10 emra të njohur dhe numri më i madh është nga radhët e PD.

Ish-ministrat e PD

Kur PS erdhi në pushet, dorëzoi një valë padish në prokurori kundër ministrave demokratë. Numri më i madh i kallëzimeve u bë ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami. Ndaj tij pati 3-4 padi, por të gjitha u rrëzuan nga prokuroria. Ai u padit që nga skandali me pajisjen e përgjimit të Shërbimit Informativ të Ushtrisë, te abuzimi me tenderat dhe shitja e pronave dhe materialeve shtetërore.

Një tjetër emër që rrezikon është Lulzim Basha, pasi ndaj tij ka një sërë akuzash. Së pari është rruga Durrës-Kukës, ku Basha i shpëtoi hetimit. Një tjetër akuzë e ngritur ndaj tij është 21 janari, pasi Ministria e Brendshme ka bërë një padi, por që Adriatik Llalla e mbylli. Po ashtu ka dhe dy kallëzime të tjera për abuzime me lejet e ndërtimit si kryetar bashkie i Tiranës. Pra, janë 4 akuza ndaj Lulzim Bashës. Emra të tjerë janë Ridvan Bode dhe Sherefedin Shehu. Të dy të kallëzuar për skandalin me rrugën Durrës-Kukës, pasi morën kredi me interes shumë më të lartë se normalja. Po ashtu të rrezikuar janë Genc Ruli e Florion Mima, pasi janë nën hetim për privatizimin e OSSH. Dyshimet janë se ata kanë abuzuar me marrjen e CEZ.

Ish-ministrat e PS

Të rrezikuar janë dhe dy ish-ministra të PS. Në SPAK është bërë një padi për koncesionet në shëndetësi dhe përgjegjësi kryesor është ish-ministri Ilir Beqaj. Prokuroria nisi një hetim për këtë çështje vite më parë, si ndaj Beqajt ashtu dhe ndaj ish-zv/ministres së Shëndetësisë Milva Ekonomi, por i pushoi hetimet. Megjithatë pritet që koncesionet të skanohen nga SPAK.

Ish-ministrat e LSI

Sa i takon LSI janë 3 emra. Në prokurori ka një dosje ndaj ish-ministrit Edmond Haxhinasto, për privatizimin e “Albpetrol”. Gjatë kohës së qeverisë “Berisha”, Haxhinasto ishte ministër i Energjisë dhe personi kyç që firmosi privatizimin. Mirëpo pasi u arrit marrëveshja, kompania u largua, pa lënë si garanci 85 milionë euro, siç parashikohej në kontratë. Për këtë rast kanë nisur hetimet, por që prej vitesh nuk ka asnjë konkluzion. Dy emra të tjerë janë Petrit Vasili dhe Ylli Manjani. Ndaj tyre pati një padi nga Ministria e Drejtësisë për abuzime me tenderat në burgje. Mbetet të shihet se çfarë rruge do të ndjekë SPAK. /Gazeta SOT

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rezultoi pozitiv me koronavirus, ja takimet që zhvilloi Hoti sot

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, konfirmoi sot se kishte rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit. Përmes një postimi në Facebook, Hoti tregoi se nuk kishte...

Mesazhet e mbylljes në kohën e listave të hapura

Jozefina Topalli mund të ishte vënë në siklet. I kishte të gjitha shanset të rrezikonte para demokratëve të Shkodrës, nëse Lulzim Basha do të...

Teuta mposht Tiranën, fiton Kupën e Shqipërisë

Teuta shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë. Durrsakët mposhtën në finale Tiranën me rezultatin 2-0. Rustem Hoxha kaloi bregdetarët në avantazh, ndërsa Tirana mori shpejt...

Kryeministri i Kosovës rezulton pozitiv me koronavirus

Kryeministri kosovar, Avdullah Hoti, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hoti, përmes një postimi në Facebook. Ai shkruan se...

Humbja e jetës së Aneta Ramës, Zgarbi ngushëllon kryeministrin

Kritiku dhe personaliteti i shquar i artit italian, Vittorio Sgarbi, ka ngushëlluar kryeministrin Edi Rama për humbjen e nënës së tij. “Dashurinë për Italinë dhe...