Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ngjela jep deklaratën e fortë: Rama është vënë në shërbim të Serbisë

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ngjela: Rama më ka thënë se 3-4 ministra do të preken nga drejtësia e re 

Avokat Spartak Ngjela ka komentuar përplasjen e ditëve të fundit Kosovë-Shqipëri, për nismën rajonale “Ballkani i Hapur”. Një sërë akuzash kanë ardhur në adresë të Ramës, ku pohon se kryeministri me sjelljen e tij po ndihmon Serbinë, e cila sipas tij, është në krizë. Sipas avokat Ngjelës, Serbia është në krizë, Amerika nuk e ndihmon.

Tejet i shqetësuar, Ngjela parashtron pyetjen: Si mund të flitet për Shqipërinë dhe Kosovën në një treg të hapur me Serbinë, kur ende nuk ekziston një treg i hapur Shqipëri-Kosovë? Ai është i mendimit se Ramës i dështon aksioni për të shpëtuar Serbinë nga kriza, nëse nuk bashkohet Kosova.

Pa Kosovën, Rama dhe Vuçiç ka shumë mundësi të rrezikohen, thotë më tej Ngjela, ose të rrëzohen nga kundërshtarët e tyre politikë: Vuçiç në Serbi dhe Rama në Shqipëri. Duke folur për skenarë të ndryshëm, avokati shton më tej se nëse Amerika flet kundër skemës politike të ‘Ballkanit të Hapur’, Rama ka shumë gjasë të rrëzohet.

Statusi

Shumë mirë po ia bën Kosova kryeministrit të shpëlarë shqiptar.

Pse është i shpëlarë?

Sepse nuk e di, ose bën sikur s’e di se cila është sjellja aktuale e Serbisë kundër botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Ja cilat janë aktet e saj:

Serbia bën domping në mallrat që shet në Shqipëri dhe në Kosovë, dhe u paguan firmave serbe deri në 30 përqind të çmimit për çdo mall të eksportuar në Kosovë, që të dominojë tregun shqiptar në Ballkanin Perëndimor.

Kurse, me 42 milionë dollarë, me krerët e lartë të politikës shqiptare, Serbia ka shkatërruar 500 fabrika në Shqipëri, në vitet 1992 -1994;

Serbia paguan shumicën e shtypit të njohur evropian për të botuar artikuj kundër gjendjes në Shqipëri, me shpifje kundër saj, për të neutralizuar turizmin në Shqipëri.

Ka ngritur ekipe me para, për të mos lejuar njohjen e Kosovës nga shtete të tjera, dhe, gjithashtu, bën të njëjtat përpjekje, me para, që të largojë nga njohja shtetet që kanë njohur Kosovën.

Paguan në Tiranë dhe në Prishtinë politikanë shqiptarë dhe gazetarë, sidomos të ashtuquajturit opinionistë, që të flasin kundër Kosovës, Gjergj Kastriotit, dhe të nxijnë historinë e Shqipërisë.

Bashkë me Moskën, Beogradi ka blerë dhe po paguan tre stacione televizive në Shqipëri, nga stacionet me emër, por, dhe mbi 60 përqind të portaleve të reja i kanë paguar ata. Të gjitha me propagandë antishqiptare.

Ka edhe shumë ndërhyrje të tjera si këto. Po, a i di këto Edi Rama? apo bën sikur nuk i di!!!

Pse po fle shteti shqiptar, e nuk po vepron kundër tyre, kur shërbimet ia kanë dërguar të gjitha këto presidentit dhe kryeministrit aktual të Shqipërisë?

E pra, pse kryeministri shqiptar po bën të kundërtën?

Atëherë, pse e do Ballkanin e Hapur me pasion infantil, ky Edi Rama, që të ulë shpenzimet e Beogradit dhe Moskës kundër Shqiprisë dhe Kosovës?

Që të rrisë edhe më tej agresivitetin e Moskës dhe Beogradit kundër Shqipërisë dhe Kosovës?

E pra, pse e do?

Të gjitha këto, na çojnë në përfundimin se Serbia është në krizë, Amerika nuk e ndihmon, kurse edhe Rusia është në krizë për vete.

Atëherë, ç’ka kryeministri shqiptar që është kaq i shqetësuar?

Ose nuk e kupton, për nga formimi i dobët që ka në lidhje me tregun, ose ky ka hallin e Serbisë që të dalë nga kriza, e cila mund të shkojë shumë thellë.

Po, si mund të flitet për Shqipërinë dhe Kosovën në një treg të hapur me Serbinë, kur ende nuk ekziston një treg i hapur Shqipëri – Kosovë?

Ja kjo është pyetja.

Po kjo skemë Vuçiç – Rama, a ndërtohet dot pa Kosovën dhe Malin e Zi?

Jo, Ramës i dështon aksioni për të shpëtuar Serbinë nga kriza, nëse nuk Bashkohet Kosova.

Por, vërtet ka menduar për këtë gjë Rama?

Nëse e ka menduar, fatkeqësi për të. Pa Kosovën, edhe Rama, edhe Vuçiç, ka shumë mundësi të rrezikohen, ose të rrëzohen nga kundërshtarët e tyre politikë: Vuçiç në Serbi dhe Rama në Shqipëri.

Por, le të shohim se si do të precipitojnë ngjarjet, sepse Amerika nuk po flet.

Por, nëse Amerika flet kundër skemës politike të Ballkanit të Hapur, që ngjan të jetë një skemë antiamerikane, Rama ka shumë gjasë të rrëzohet.

Tags: edi ramakosoveserbiSpartak NgjelaVucic

TË LIDHURA

Molotovë drejt Kryeministrisë, disa efektivë në spital, merren nga ambulanca
Aktualitet

Molotovë drejt Kryeministrisë, disa efektivë në spital, merren nga ambulanca

19:16 | 24/01/2026
Protestuesit zbrazin sheshin, drejtohen te Kuvendi. Berisha largohet me makinë
Aktualitet

Protestuesit zbrazin sheshin, drejtohen te Kuvendi. Berisha largohet me makinë

19:11 | 24/01/2026
Policia gaz lotësjellës drejt protestuesve, një qytetar ndjehet keq, merret nga ambulanca
Aktualitet

Policia gaz lotësjellës drejt protestuesve, një qytetar ndjehet keq, merret nga ambulanca

19:08 | 24/01/2026
Next Post
Po sikur t’i vihej një çmim vaksinave dhe vaksinimit?

Po sikur t’i vihej një çmim vaksinave dhe vaksinimit?

Kush e “fundosi” Shqipërinë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian

Kush e "fundosi" Shqipërinë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian

Shkolla e Magjistraturës, institucioni i parë që vë kusht vaksinën anti-Covid

Shkolla e Magjistraturës, institucioni i parë që vë kusht vaksinën anti-Covid







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Molotovë drejt Kryeministrisë, disa efektivë në spital, merren nga ambulanca
Aktualitet

Molotovë drejt Kryeministrisë, disa efektivë në spital, merren nga ambulanca

by mirseda
19:16 | 24/01/2026
0

Si pasojë e sulmit me bomba molotov nga protestuesit ndaj punonjësve të Policisë, disa punonjës policie po...

Protestuesit zbrazin sheshin, drejtohen te Kuvendi. Berisha largohet me makinë

Protestuesit zbrazin sheshin, drejtohen te Kuvendi. Berisha largohet me makinë

19:11 | 24/01/2026
Policia gaz lotësjellës drejt protestuesve, një qytetar ndjehet keq, merret nga ambulanca

Policia gaz lotësjellës drejt protestuesve, një qytetar ndjehet keq, merret nga ambulanca

19:08 | 24/01/2026
Ndryshon skenari? Protestuesit largohen nga Kryeministria, zhvendosen para Kuvendit

Ndryshon skenari? Protestuesit largohen nga Kryeministria, zhvendosen para Kuvendit

19:06 | 24/01/2026
“Jemi në kilometrin e fundit”/ Berisha: Asgjë nuk na ndalë drejt fitores

“Jemi në kilometrin e fundit”/ Berisha: Asgjë nuk na ndalë drejt fitores

18:51 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com