Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Nga vetëgjyqësia tek plani ‘B dhe C’ i Berishës pas shpalljes ‘non grata’

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Nga vetëgjyqësia tek plani ‘B dhe C’ i Berishës pas shpalljes ‘non grata’

Zhvillimet e ditës së djeshme, 4 qershor 2021

Dita e djeshme kulmoi me një ngjarje të rëndë, ku vjehrri vrau ish-dhëndrin, duke e lënë të vdekur në vend. Një vetëgjyqësi ndodhi pranë Gjykatës së Tiranës, ku viktimë mbeti Kudret Saliaj dhe i plagosur ish-prokurori Adriatik Cama, aktualisht avokat. Ai ishte ulur në kafe me viktimën dhe autori është vjehrri i viktimës, Mexhit Picari. Krimi ka ndodhur në sy të vajzës së autorit, 32-vjeçares Dh. Saliaj. Pas arrestimit, Picari ka thënë se ”E vrava për dinjitetin e vajzës, ma akuzoi pa të drejtë”. Autori i ngjarjes ka qenë bashkë me vajzën në të njëjtin lokal, disa karrige më tej.

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka reaguar ashpër pas ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura ditët e fundit në vend, që nga Vlora, Shkodra, e deri te ekzekutimi i një dite më parë në mes të Tiranës. Presidenti Meta apeloi ndaj Policisë së Shtetit “që të shkundet nga apatia dhe të përmbushë me rigorozitet të gjitha detyrimet e saj ligjore, duke luftuar krimin në çdo qelizë të shoqërisë, dhe larguar prej saj çdo nëpunës të korruptuar dhe të lidhur me ‘botën e errët”.

Ish-kryeministri Berisha ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zonë e lirë”, ku ka thënë se nëse do fitonte PD-ja, do ta linte mandatin e deputetit. Ai pohoi se kishte vendosur të largohej nga Parlamenti, nëse PD do të fitonte zgjedhjet. “Unë besoja se do të fitonim. Unë e besoja atë. Nëse ne do të fitonim, për çfarë do të duhesha unë në Parlament? Të bëhesha kamzhik i opozitës. Tani, pas vendimit të DASH kam 3 herë më shumë energji për të qenë edhe më shumë aktiv”, deklaroi Berisha. Ndërsa komentoi vendimin e DASH për shpalljen “non-grata” të tij dhe familjes Berisha, ish-kryeministri tha se në qoftë se ka një provë, le t’i marrin 100 herë të pandehur Argitën, Shkëlzenin apo bashkëshorten e tij Liri Berisha. Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka paditur Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, pasi ky i fundit e shpalli “non grata” në SHBA, është pyetur se çfarë do të ndodhë nëse Gjykata e Francës nuk e pranon padinë. Ai u shpreh se do të vendosë në vend dinjitetin. Nëse padia nuk pranohet, ka gati planet B dhe C, por nuk ka dashur t’i tregojë për publikun.

Po në studion e emisionit “Zonë e lirë” ka qenë edhe analisti Arjan Curi, i cili ka bërë një parashikim se çfarë do ndodhë nëse Sali Berisha nuk jep dorëheqjen në shtator. “Ata janë në peshkim akoma, dhe kanë kapur doktorin nga këmba. Presin që doktori të tërhiqet, unë shkoj në rezultat që doktori mos ti bëjë kërkesë. E dyta, ata do presin shtatorin dhe nëse doktori nuk tërhiqet do bëjnë diçka tjetër”, u shpreh Curi.

Kuvendi ka marrë përsipër edhe regjinë e institucionit. Duke iu referuar vendimit të fundit, gazetarët dhe kamerat e televizioneve nuk do të lejohen në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Duke filluar nga muaji shtator, gazetarët dhe kamerat e televizioneve shqiptare, nuk do të lejohen të marrin pjesë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Byroja e Kuvendit ka marrë vendimin që videot e mbledhjeve të regjistrohen nga Kuvendi dhe më pas do të transmetohen si të prodhuara prej tij. Sipas vendimit, gazetarët do të qëndrojnë në një sallë dhe do të ndjekin përmes regjisë së Kuvendit mbledhjet e Komisioneve.

Pas sherrit për zyrat, FRD ka arritur marrëveshjen e rëndësishme me Bashkinë e Tiranës. Fryma e Re Demokratike pritet të zhvendoset me ambiente në një godinë përballë Parlamentit, në të njëjtin ambient ku kanë qenë zyrat në fillim, përpara se te kalonin aty ku ndodhi sherri përpara zgjedhjeve te 25 prillit. Zhvendosja është bërë në sajë të një marrëveshje me Bashkinë Tiranë, e cila edhe ka suportuar në zhvendosjen e materialeve. Para zgjedhjeve të 25 prillit, ndodhi një përplasje e ashpër mes presidentit Meta dhe punonjësve të Policisë Bashkiake të Tiranës, brenda zyrave të FRD-së. Kreu i shtetit shkoi për të takuar kryetarin e FRD-së, Sali Shehaj, por u pengua të futej në ambientet e zyrës.

Referuar rajonit, në fokus është dialogu Kosovë-Serbi. Lajme të mira vijnë nga presidenti Vuçiç, i cili ka konfirmuar se vazhdimin i dialogut është çështje ditësh. “Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë brenda një afati të shkurtër kohor”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke konfirmuar se Serbia do t’i përgjigjet ftesës së Bashkimit Evropian. Sipas tij, vazhdimi i dialogut “është çështje ditësh, e jo javësh”. Deklarata e tij vjen një ditë pasi ai u takua me Zëvendësndihmësin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, dhe të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak.

                                    TIRANA TODAY

 

Tags: BerishaMetanon grata

TË LIDHURA

Vlorë/ U vetëplagos me armë zjarri, 35-vjeçari dërgohet për mjekim te Trauma
Aktualitet

Vlorë/ U vetëplagos me armë zjarri, 35-vjeçari dërgohet për mjekim te Trauma

08:52 | 16/06/2025
Rrëzohet nga “Jet Ski” te Shkëmbi i Kavajës, plagoset rëndë turist belg
Aktualitet

Rrëzohet nga “Jet Ski” te Shkëmbi i Kavajës, plagoset rëndë turist belg

08:19 | 16/06/2025
Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

22:56 | 14/06/2025
Next Post
Gruaja u hodh nga autobusi? Policia ndryshon versionin e ngjarjes së rëndë

Gruaja u hodh nga autobusi? Policia ndryshon versionin e ngjarjes së rëndë

Makina e ‘autoshkollës’ përplaset me motorin, plagosen nënë e bijë

Makina e ‘autoshkollës’ përplaset me motorin, plagosen nënë e bijë

Gjykata Kushtetuese ‘rrëzon’ Ramën për shkarkimin e kryebashkiakut të PD

Gjykata Kushtetuese ‘rrëzon’ Ramën për shkarkimin e kryebashkiakut të PD

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Galatasaray gjithnjë e më shumë gjerman… turqit synojnë edhe Gundoganin!
Sport

Galatasaray gjithnjë e më shumë gjerman… turqit synojnë edhe Gundoganin!

by mirseda
08:58 | 16/06/2025
0

Galatasaray vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në këtë fazë të parë të merkatos së verës....

Vlorë/ U vetëplagos me armë zjarri, 35-vjeçari dërgohet për mjekim te Trauma

Vlorë/ U vetëplagos me armë zjarri, 35-vjeçari dërgohet për mjekim te Trauma

08:52 | 16/06/2025
Rrëzohet nga “Jet Ski” te Shkëmbi i Kavajës, plagoset rëndë turist belg

Rrëzohet nga “Jet Ski” te Shkëmbi i Kavajës, plagoset rëndë turist belg

08:19 | 16/06/2025
Von der Leyen: Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore, pa asnjë diskutim

Von der Leyen: Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore, pa asnjë diskutim

08:16 | 16/06/2025
Parashikimi i motit për sot, 16 qershor 2025

Parashikimi i motit për sot, 16 qershor 2025

08:12 | 16/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com