Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Nga “truri” i bandës te dy ish-komando, kush janë anëtarët e grupit të Admir Murataj

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Nga “truri” i bandës te dy ish-komando, kush janë anëtarët e grupit të Admir Murataj

Për grabitjen që ndodhi të martën në aeroportin e Rinasit vazhdon të mos ketë të arrestuar. Policia të vetmen pistë ka identitetin e njërit prej grabitësve që mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me FNSH-në. Bëhet fjalë për Admir Murataj, një emër mjaft i njohur për drejtësinë shqiptare, i cili ishte arratisur nga burgu grek i Trikallës në vitin 2013 dhe po ashtu ishte në kërkim nga autoritetet shqiptare për dy grabitje.

Kush është Admir Murataj dhe grupi i tij:

Admir Murataj autori i cili u vra dje gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë pas grabitjes në Rinas nuk është emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Ai rezultonte i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare.

Admir Murataj, i cili ishte ende në kërkim për organizimin e dy grabitjeve të bujshme atë në Qafë-Kashar dhe grabitjen e një banke te ‘Stacioni i Trenit’ në Tiranë, ku kanë qenë të përfshirë edhe disa ish-Komando të ushtrisë shqiptare. Murataj është arratisur nga burgu grek i Trikallës në vitin 2013.

Në pretencën e Prokurorisë e cila u dha më 18 janar të këtij viti për bandën e akuzuar për tri grabitje të ndodhura në autostradë gjatë transportimit të parave të bankave nga Tirana në Rinas,  u kërkua në total 127 vite burg për 8 të akuzuarit, ndërsa në kërkim rezultonte Murataj.

Në Greqi Murataj është i njohur për arratisjen e tij spektakolare nga burgu bashkë me Ilir Kupën e 9 shqiptarë të tjerë.

Ai u arratis nga burgu i Trikallas në mars 2013, ndërkohë që kishte rënë në pranga bashkë me Klement Çalën, në janar të të njëjtit vit, si pjesëtarë të një bande shqiptaro-greke të akuzuar për 9 grabitje dhe tentativë grabitje bankash, në shumën totale 2 milionë euro.

Pas arratisjes, ai është ndjekur nga Policia, por ka lënë pas një vazhdë gjaku, pasi ka vrarë një vajzë 25 vjeçe në Isthmia dhe një rreshter policie. Po ashtu pas arratisjes, ata akuzohen se kanë grabitur edhe bankën kombëtare në Larisa më 16.05.2013, grabitje e faktuar nga gjurmët e gishtave.

Grabitjet në Shqipëri:

Ngjarja e parë për të cilën akuzohej Murataj dhe  grupi i tij, ndodhi në vitin 2015 pranë stacionit të trenit në Tiranë, ku në një bankë të nivelit të dytë u vodhën me armë 900 mijë franga, 800 mijë paund dhe 16 mijë euro.

Ngjarja e dytë, pak muaj më vonë u grabitën rreth 2 mln paund, 800 mijë dollarë dhe sasi të tjera valute u vodhën pranë kthesës së Kasharit.

Ngjarja e tretë për të cilën ndodhi pranë Rinasit gjatë transportimit të parave me makinën e policisë privatë, ku u rrëmbyen në automjet thasët me 2 mln e 400 mijë euro, 200 mijë dollarë dhe valuta të tjera.

Zbulimi i serisë së autorësisë së grabitjeve u bë në shkurt të 2017, ku policia dhe Prokuroria arrestuan anëtarët e bandës, të cilëve iu gjetën edhe një pjesë të shumave të vjedhura.

Kartëmonedhat ishin groposur në tenxhere, por edhe ishin fshehur në mënyrë origjinale në vende të tjera, duke u futur me qese në frigorifer.

Foto: Grupi i Admir Maratajt

Hierarkia brenda bandës së grabitësve:

“Truri” i bandës

Admir (Jetmir) Çerpja

Admir Nikaj (Murataj)

Planifikonin grabitjet, studionin lëvizjet e blindave me para, përcaktonin bankën që do godisnin.

“Grupi i zjarrit”

Ditjon Memlikaj (ish-Komando)

Neim Avdulaj (ish-Komando)

Ernest Kupa

Furnitorë (Në mjete, armë, logjistikë, radio, kamuflazh)

Dy vëllezër nga Tropoja (Nipat e Admir Nikaj ‘Murataj’)

Informator në terren

Fajton Xhyliu

Tags: Admir Muratajanëtarëtbandësdy ish-komandogrupitjanëkushtruri

TË LIDHURA

Kostot e larta vënë në dyshim projektin për burgun e Spaçit
Aktualitet

Kostot e larta vënë në dyshim projektin për burgun e Spaçit

17:12 | 03/02/2026
Nga ish-drejtoresha e AKM tek drejtuesit e “Kurum”, prokuroria kërkon masa sigurie
Aktualitet

Nga ish-drejtoresha e AKM tek drejtuesit e “Kurum”, prokuroria kërkon masa sigurie

16:28 | 03/02/2026
Vijojnë kërkimet për gjetjen e Jurgen Karajt, FSK me dron në Liqenin e Ulzës
Aktualitet

Vijojnë kërkimet për gjetjen e Jurgen Karajt, FSK me dron në Liqenin e Ulzës

15:27 | 03/02/2026
Next Post
SONDAZHI/ Majko ‘lë stafetën’, kush është ministri më i pëlqyer në qeverinë Rama

SONDAZHI/ Majko ‘lë stafetën’, kush është ministri më i pëlqyer në qeverinë Rama

Lleshaj akuzoi koncesionarin/Ish-ministri: E kanë kthyer në hapësirë keqbërësish

Lleshaj akuzoi koncesionarin/Ish-ministri: E kanë kthyer në hapësirë keqbërësish

Goli i Tottenham “ndez” Anglinë, sa shumë polemika pas ndeshjes (Video)

Goli i Tottenham “ndez” Anglinë, sa shumë polemika pas ndeshjes (Video)







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Kostot e larta vënë në dyshim projektin për burgun e Spaçit
Aktualitet

Kostot e larta vënë në dyshim projektin për burgun e Spaçit

by mirseda
17:12 | 03/02/2026
0

Nga Fatmira Nikolli Duket se rritja e çmimeve dhe e kostove të ndërtimit sikundër ndryshimi i përparësive...

Nga ish-drejtoresha e AKM tek drejtuesit e “Kurum”, prokuroria kërkon masa sigurie

Nga ish-drejtoresha e AKM tek drejtuesit e “Kurum”, prokuroria kërkon masa sigurie

16:28 | 03/02/2026
Vijojnë kërkimet për gjetjen e Jurgen Karajt, FSK me dron në Liqenin e Ulzës

Vijojnë kërkimet për gjetjen e Jurgen Karajt, FSK me dron në Liqenin e Ulzës

15:27 | 03/02/2026
Erë dhe dallgë, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e anijeve të vogla lundruese dhe të peshkimit

Erë dhe dallgë, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e anijeve të vogla lundruese dhe të peshkimit

15:20 | 03/02/2026
Bllokohet qarkullimi i mjeteve drejt Korçës nga Librazhdi për 3 net

Bllokohet qarkullimi i mjeteve drejt Korçës nga Librazhdi për 3 net

15:05 | 03/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com