E diel, 13 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

SONDAZHI/ Majko ‘lë stafetën’, kush është ministri më i pëlqyer në qeverinë Rama

Kryeministri Edi Rama, fundvitin e kaluar bëri një ndryshim të madh në kabinetin qeveritar, duke zëvendësuar shumicën e ministrave.

Aktualisht, femrat përbëjnë shumicën nga 13 ministrat në total. Rama u ka besuar postin e ministrit 5 meshkujve dhe 8 femrave, konkretisht:

Olta Xhaçka – Ministër i Mbrojtjes

Sandër Lleshaj – Ministër i Brendshëm

Anila Denaj – Ministër i Financave dhe Ekonomisë

Belinda Balluku – Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Besa Shahini – Ministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë

Etilda Gjonaj – Ministër i Drejtësisë

Elva Margariti – Ministër i Kulturës

Bledi Çuçi – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ogerta Manastirliu – Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Blendi Klosi – Ministër i Turizmit dhe Mjedisit

Pandeli Majko – Ministër i Shtetit për Diasporën

Eduard Shalsi – Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjen

Elisa Spiropali – Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Por, cili nga këta ministra është më i suksesshmi dhe më i pëlqyeri?

Në një sondazh të bërë nga Tirana Today, votuesit kanë zgjedhur Blendi Klosin si ministrin më të suksesshëm dhe të pëlqyer në qeverinë Rama 2.

Konkretisht, ministri i Turizmit dhe Mjedisit ka marrë 60% të votave, duke krijuar një diferencë të madhe me vendin e dytë. Klosi është një nga ministrat e paktë që i ‘rezistoi furtunës’ së ndryshimeve në fundvitin e 2018-ës, duke mbajtur kështu postin e marrë që në shtator të 2017-ës.

Në vend të dytë renditet Pandeli Majko, ministër i Shtetit për Diasporën, i cili ka siguruar 9.84% të votave. Duhet thënë se Majko ka lëshuar disi ‘stafetën’, teksa ai është cilësuar shpesh si një nga personalitetet më me vlerë brenda së majtës, i vlerësuar publikisht edhe nga e djathta. Majko njihet për kritikat e thëna haptasi ndaj eprorit, ndërsa së fundmi duket se ai nuk ka qenë fort aktiv në Kuvend. Madje, Majko përflitet si një figurat e përshtatshme për zëvendësimin e kryeministrit Rama, në rastin e krijimit të një qeverie tranzitore, që opozita e kërkon me ngulm.

Po ashtu, vihet re një tendencë e votuesve për të vlerësuar ministrat që kanë mbetur të pandryshuar, teksa pas Majkos renditen Sandër Lleshaj, Olta Xhaçka dhe Etilda Gjonaj.

Ndërkohë, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është një nga ministret e reja që ka fituar simpatinë e publikut.

Sa i takon ministrave më pak të votuar në sondazh, ato janë ministret Elisa Spiropali dhe Elva Margariti. Spiropali është një nga ministret më aktive në fakt, e cila nuk denjon t’u përgjigjet herë pas here akuzave të opozitës, ndërsa për Margaritin mund të themi se ka qenë disi e rezervuar me daljet publike, fakt që mund të ketë ndikuar për mosvotimin e saj si një nga ministret më të suksesshme apo të pëlqyera në qeverinë Rama./ Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Izrael/ Betohet sot qeveria e re, Netanyahu ‘zbret’ pas 12 vitesh nga pushteti

Në Izrael pritet të betohet sot një qeveri të re e cila do ta dërgojë Kryeministrin Benjamin Netanyahu në opozitë pas një 12 vjeçari...

Rritja e vdekshmërisë foshnjore, ogur zi

Blerina Hoxha/ Monitor Përpjekjet e tre dekadave në uljen e vdekshmërisë foshnjore u përmbysën vitet fundit, kur numri fataliteteve nën 1 vjeç arriti në vitin...

Vdekja e 44 vjeçarit në Velipojë, dhjetra pushues nga Kosova në protestë

Mungesa e mjekëve dhe e vrojtuesve në plazhe ka nxjerrë në protestë dhjetra pushues nga Kosova. Protesta ka ardhur 24 orë pasi në plazhin...

Euro 2020/ Austri- Maqedoni e Veriut, 18:00. Ja shqiptarët që priten në fushë

Europiani më në fund erdhi edhe për Maqedoninë e Veriut, pasi ata marrin pjesë për herë të parë në një turne të këtyre përmasave. Ndeshja...

Provimi i matematikës, maturantët para Ministrisë së Arsimit me kërkesat e tyre

Maturantët në të gjithë vendin kanë protestuar për vështirësinë  e provimit të matematikës me pretendimin se teza ishte e formuluar gabim dhe me tendencë....