E diel, 20 Qershor, 2021
23.5 C
Tirana

Lleshaj akuzoi koncesionarin/Ish-ministri: E kanë kthyer në hapësirë keqbërësish

Pas deklaratës së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj se fajin për grabitjen e djeshme në Rinas e ka koncesionari që meanxhon Aeroportin, ka reaguar edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu.

Përmes një postimi në “Facebook”, Shehu deklaron se gjendja e Rinasit është krijuar qëllimisht për t’i shërbyer keqbërësve, teksa thekson se askush nuk i del më për zot atij aeroporti.

“Ndoshta kjo gjendje “ekstra territoriale” e Rinasit është krijuar për te sherbyer si “gjethe fiku”, pikërisht për ta kthyer atë ne një hapësire keqbërësish.  Ka ardhur koha për shpjegime e përgjegjësi te qarta!”, shkruan ish-deputeti.

Reagimi i plotë:

Një aeroport pa sovranitet është dhe pa siguri!

Dëgjoj Ministrin e Brendshëm qe akuzon koncesionarin kinez për atë qe po ndodh ne Rinas! Dua t’i kujtoj se ai aeroport është pjese e Shqipërisë, porta e saj, imazhi i saj, nën sovranitetin shqiptar.

Prej kohesh kam kërkuar shpjegime se si është e mundur qe ne atë vend prezantimi te Shqipërisë, neve te prezantohemi me flamurin kinez e jo me atë të BE, krahas shqiptarit.

Kjo pa dyshim që nuk cenon vetëm imazhin tone, përkatësinë tone, por edhe sovranitetin tone. Siç duket edhe pasiguria ekstreme në atë aeroport, pa përgjegjshmëria ndaj tij, pa qartësia e shprehur edhe sot se kush është “zot” i tij, lidhet dukshëm edhe me cenimin e sovranitetit mbi atë, aq sa tashti askush nuk i del me për zot.

Ndoshta kjo gjendje “ekstra territoriale” e Rinasit është krijuar për te sherbyer si “gjethe fiku”, pikërisht për ta kthyer atë ne një hapësire keqbërësish.  Ka ardhur koha për shpjegime e përgjegjësi te qarta!”, theksoi Shehu.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Tragjike/ Lushnje, 17-vjeçarja humb jetën pasi ra nga pema

Një 17-vjeçare nga Lushnja humbi jetën pasi u rrëzua nga pema Raportohet se kanë qenë familjarët që e kanë dërguar me shpejtësi drejt spitalit të...

Euro 2020/ Mbyllet grupi A, Italia dhe Uellsi kalojnë, italianët me rekord

Itali-Uells 1-0 Italia barazoi rekordin e vet të të gjitha kohërave me 30 ndeshje si e pamposhtur pas një fitoreje 1-0 kundër Uellsit në Stadiumin...

Profil/ Ngolo Kante, 5 detaje domethënëse mbi “motorrin” e Francës

I vogli Kante Historia e Kantésë është e ngjashme me atë të shumë emigrantëve nga Afrika. Lindur në periferi të Parisit, nga një familje shumë...

Infektimet/ Shqipëria me vetëm dy raste të reja në 24 orët e fundit, 0 vdekje

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos...

Formula 1/ “Holandezi fluturues’ mund Hamiltonin në xhiron e parafundit

Max Verstappen rriti diferencën e pikëve nga vendi i dytë në kampionat pasi parakaloi pikërisht atë, të dytin, Lewis Hamilton në një duel tjetër...