Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Nga SHBA-ja në Itali/ Zgjedhjet manipulohen kudo, ku dallojnë nga Shqipëria

6 vjet ago
in Bota, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Nga SHBA-ja në Itali/ Zgjedhjet manipulohen kudo, ku dallojnë nga Shqipëria

Manipulimi i zgjedhjeve, është një dukuri që ka prekur dhe prek të gjitha vendet në botë. Dallimi i vetëm thelbësor qëndron tek përmasa e vjedhjes së votave. Në të ashtuquajturat vende të botës së tretë që ndodhen kryesisht në Afrikë dhe Azi, por edhe ish-republikat sovjetike, manipulimi i zgjedhjeve është një normë dhe dikton rezultatin përfundimtar.

Mjerisht e njëjta situatë është edhe në Shqipëri që prej krijimit të shtetit shqiptar. Zgjedhjet parlamentare të pas Luftës së Parë Botërore të mbajtura në vitin 1920, u shoqëruan me kontestimin e procesit nga humbësit. Protestat e tyre, pasuan bojkotin e parlamentit.

Në mungesë të një opozite reale, e cila mërgoi jashtë vendit pas dështimit të Revolucionit të Qershorit 1924, Ahmet Zogu mbajti rregullisht procese zgjedhore farsë, për t’i garantuar një mbulesë demokratike regjimit të tij.  Pas Luftës së Dytë Botërore, komunistët në pushtet e përsosën me tej farsën elektorale, ku populli shkonte të votonte që në orën 6 të mëngjesit vetëm për kandidatët e Frontit Demokratik (PPSH-së), dhe afër mesditë procesi mbyllej me një pjesëmarrje thuajse 100 për qind, dhe me një “fitore” me 97-99.99 për qind të votave.

Fatkeqësisht, shqiptarët nuk u ndanë nga kjo dukuri as pas viteve 1990, ku zgjedhjet relativisht më të ndershme dhe shumë më pak te kontestuara, ndodhën në vitet 1991-1992. Por kjo dukuri ka qenë e pranishme edhe në vendet perëndimore, që sot u japin leksione gjithë vendeve të tjera mbi standardet demokratike.

Zgjedhjet e vitit 1855 në SHBA dhe sidomos në shtetin e Kansasit, cilësohen si ndër më të dhunshmet në historinë e vendit, dhe nga shumë historianë si një nga ngjarjet që shkaktoi 6 vite më vonë Luftën Civile Amerikane. Pas atyre zgjedhjeve, një kongresmen dhe një senator, u rrahën për vdekje.

Me kalimin e kohës, brutaliteti fizik u zbeh, por nuk u zhdukën skemat e vjedhjes së votës. Kështu në presidencialet e vitit 1960, Xhon Kenedi, dyshoi se fitoi edhe falë ndihmës së mafiozit italo-amerikan Sam Xhiankana nga Çikago, që e nisi karrierën si shoferi i Al Kapones.

Xhiankana Ai kishte miqësi me këngëtarin e famshëm Frenk Sinatra, dhe përmes tij u njoh me familjen Kenedi. Dyshohet se ai e ndihmoi Xhon Kenedin të hynte në Shtëpinë e Bardhë, përmes manipulimit të zgjedhjeve në disa shtete.

Në kujtesën e kohëve të fundit, janë presidencialet amerikane të vitit 2000, kur Xhoxh W.Bush fitoi zgjedhjet me një diferencë prej vetëm 537 votash. Nisur nga diferenca tepër e ngushtë nga mbi 100 e ca milionë vota, rivali demokrat Al Gor, kërkoi rinumërimin e votave në shtetin e madh të Floridës.

Për herë të parë në shumë vite, shpallja e fituesit nuk ndodhi që të nesërmen e zgjedhjeve, por vetëm pas gati 2 muajsh. Procesi, shtoi tensionin në mesin e mbështetësve demokratë. Një ditë mijëra prej tyre, tentuan të hyjnë më forcë në ambientet e komisionit zgjedhor rajonal. Ishte vetëm ndërhyrja e forcave të rendit, ajo që shmangu një përplasje të ashpër civile.

Duke qenë se rinumërimi kërkonte shumë kohë dhe Kushtetuta Amerikane është shumë strikte në lidhje me periudhën se kur presidenti në detyrë largohet, dhe kur hyn në Shtëpinë e Bardhë presidenti i ri, Gjykata e Lartë vendosi me 5 vota pro dhe 4 kundër, të njohë si të rregullt numërimin fillestar të votave në Florida, dhe shpallur fitues kandidatin republikan Bush.

Kushtetuta e SHBA-së, nuk ka një dispozitë të shkruar për mosnjohjen e zgjedhjeve. Ndaj Al Gor, nuk kishte më asnjë mundësi të vërtetonte pretendimet për parregullsi. Por parregullsitë, kanë shoqëruar çdo proces zgjedhor në SHBA vitet e fundit.

Një raport i fundit nga “Heritage Foundation”, konstatoi 1.199 raste të provuara të manipulimit të votave në zgjedhjet amerikane të viteve të fundit. Prej tyre, janë dhënë gjithsej 1.037 dënime penale, në gjoba apo burgime. Një raport i vitit 2012 nga Qendra Pew, zbuloi se më shumë se 1.8 milion njerëz të vdekur figuronin në listat e zgjedhësve, ndërsa 2.75 milionë të tjerë ishin regjistruar për të votuar në më shumë se një shtet.

Në presidencialet e vitit 2016, kur u zgjodh president Donald Trump, në shtetin e Kolorados pati raste të votimit të personave që rezultonin të vdekur, teksa në emër të tyre kishin votuar të afërmit, në Virxhinia kishin votuar 1.046 shtetas të huaj jo amerikanë, pa të drejtë vote.

Në shtetin e Pensilvanisë, më shumë se 700 qytetarë ishin kapur teksa po votonin për herë të dytë. Sipas autoriteteve, në total në atë shtet mund të kenë votuar 2 herë mbi 43.000 votues, pikërisht për shkak të pasaktësisë në listat zgjedhore. Ndërkohë në Uinskonsin, kishin votuar njerëz që nuk e kishin ende moshën për të qenë votues. Në shumë shtete, raste të tilla u cilësuan vetëm si “maja e ajsbergut”.

Megjithatë SHBA-ja ka mbi 180 milionë njerëz me të drejtë vote, dhe raste të tilla të manipulimit, nuk janë cilësuar aq të mëdha në numër votash, sa të ndikojnë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Edhe në Britaninë e madhe, u raportuan të paktën 260 raste të manipulimeve zgjedhore gjatë referendumit të vitit 2016, mbi largimin e vendit nga Bashkimi Evropian.

Dyshime për manipulime votash, pati në Spanjë po atë vit, pasi rezultatet e zgjedhjeve ishin shumë larg sondazheve paraprake të kryera nga disa kompani prestigjioze dhe me përvojë.

Akuzat dhe kundërakuzat për vjedhje apo blerje votash, janë më se të zakonshme në fqinjin tonë përtej detit, Italinë.

Në rajonin e Siçilisë, po hetohet ende akuzat mbi 140.000 votat që dyshohet se janë blerë nga mafia në zgjedhjet rajonale të vitit 2017. Prokuroria italiane, po heton edhe në Gjermani, pasi ka zbuluar nga një video të realizuar nga një gazetar investigativ, për blerjen e mbi 3 mijë votave, për të manipuluar votat e emigrantëve italianë që votuan me postë në zgjedhjet parlamentare italiane të marsit të vitit 2018.

Nga akuzat për manipulimin e zgjedhjeve, nuk janë kursyer as Franca dhe Gjermani. Në Francë, u hodhën dyshime mbi sistemin elektronik të numërimit të votave, gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2017, ku fitues u shpall Emanuel Makron. Edhe në Gjermani, debatet u sollën rreth besueshmërisë së sistemit elektronik të votimit në zgjedhjet e fundit parlamentare, në kushtet kur sistemi mund të manipulohet nga hakerat rusë./ Tirana Today

Tags: dallojneitalimanipulohenSHBAshqiperiZgjedhjet

TË LIDHURA

Mbi 1,457 viktima nga tërmeti në Afganistan, të mbijetuarit në vështirësi
Bota

Mbi 1,457 viktima nga tërmeti në Afganistan, të mbijetuarit në vështirësi

10:03 | 04/09/2025
Kamioni kreu parakalim të rrezikshëm në aksin Kakavije-Gjirokastër, e pëson shoferi
Aktualitet

Kamioni kreu parakalim të rrezikshëm në aksin Kakavije-Gjirokastër, e pëson shoferi

09:38 | 04/09/2025
Babë e bir kapen nga policia për plagosje në Shkodër, sekuestrohet arma e krimit
Aktualitet

Babë e bir kapen nga policia për plagosje në Shkodër, sekuestrohet arma e krimit

09:12 | 04/09/2025
Next Post
Përplasjet/ Policia shoqëron ish deputeten e PD-së dhe kryetaren e FRPD-së

Përplasjet/ Policia shoqëron ish deputeten e PD-së dhe kryetaren e FRPD-së

“Ju që hidhni gaz ndaj meje, ua hedhshin nënave tuaja”, shpërthen ish-deputetja e PD-së

“Ju që hidhni gaz ndaj meje, ua hedhshin nënave tuaja”, shpërthen ish-deputetja e PD-së

Tension dhe përplasje, kandidati për Bashkinë e Mirditës tërhiqet nga gara

Tension dhe përplasje, kandidati për Bashkinë e Mirditës tërhiqet nga gara

JU REKOMANDOJMË

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025
Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

14:01 | 29/08/2025
Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025




TË FUNDIT

Kuqezinjtë gati për sfidën miqësore me Gjibraltarin, përballja në orën 18:00
Sport

Kuqezinjtë gati për sfidën miqësore me Gjibraltarin, përballja në orën 18:00

by mirseda
10:54 | 04/09/2025
0

Kombëtarja e Shqipërisë luan të mërkurën përballjen e saj miqësore me Gjibraltarin. Sfida nis orë 18:00 dhe...

Mbi 1,457 viktima nga tërmeti në Afganistan, të mbijetuarit në vështirësi

Mbi 1,457 viktima nga tërmeti në Afganistan, të mbijetuarit në vështirësi

10:03 | 04/09/2025
Kamioni kreu parakalim të rrezikshëm në aksin Kakavije-Gjirokastër, e pëson shoferi

Kamioni kreu parakalim të rrezikshëm në aksin Kakavije-Gjirokastër, e pëson shoferi

09:38 | 04/09/2025
Babë e bir kapen nga policia për plagosje në Shkodër, sekuestrohet arma e krimit

Babë e bir kapen nga policia për plagosje në Shkodër, sekuestrohet arma e krimit

09:12 | 04/09/2025
ALARM NË GJERMANI – Shpërthen gripi i pulave

ALARM NË GJERMANI – Shpërthen gripi i pulave

09:04 | 04/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com