Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Negociatat/ Dy deputetë gjermanë në Tiranë e Shkup: Holanda s’ka vendosur ende

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Negociatat/ Dy deputetë gjermanë në Tiranë e Shkup: Holanda s’ka vendosur ende

Dy deputetë socialdemokratë gjermanë, Metin Hakverdi dhe Christian Petry vizitojnë Maqedoninë dhe Shqipërinë, pas vendimit të marrë nga parlamenti gjerman për hapjen e negociatave. Më 15 tetor mblidhet Këshilli i BE.

Deutsche Welle: Çfarë ndikimi do të ketë vendimi i parlamentit gjerman, Bundestag, mbi vendet e tjera si Holanda dhe Franca për procesin e hapjes së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut?

Metin Hakverdi: Nëse kemi parasysh çfarë ndodhi në muajin qershor, gjë që unë po e përshkruaj me fjalët e mia, duke thënë se këto dy vende, por edhe vende të tjera u fshehën mbas faktit që Gjermania nuk arriti të merrte vendim. Prandaj atyre kjo iu erdhi për mbarë duke mos dashur të merrnin vendim, meqenëse Gjermania nuk vendosi. Prandaj tani vendimi i marrë nga Bundestagu është shumë i rëndësishëm, sepse jep sinjalin që të gjithë duhet të tregojnë qëndrimin që kanë ndaj kësaj çështjeje, duke mos qenë në gjendje ta shtyjnë ende. Të paktën duke mos e shtyrë dot me të njëjtin arsyetim, si më parë. Po ashtu është shumë e rëndësishme, sepse siç e dini ne, socialdemokratët jemi në pushtet në koalicion me kristiandemokratët, dhe ne e morëm vendimin në kundërshtim me kristiandemokratët. Dhe ishim në gjendje të çonim deri në fund idenë tonë. Por edhe kristiandemokratët dhanë në fund fare nënshkrimin e tyre. Dhe nënshkrimi i dhënë nga konservatorët në Gjermani, bën që edhe fraksione të njëjta në vendet anëtare të BE, ta kenë më të lehtë që të japin aprovimin e tyre. Fakti që për Shqipërinë u prezantua tani një katalog me kushte që duhen plotësuar, me kushte edhe të reja, nuk ka të bëjë me ne. Ka të bëjë me vendimin që mori Unioni Kristiandemokrat Kristiansocial. Por kjo mund të jetë në favor, sepse mund lehtësojë vendet e tjera që të marrin vendim pozitiv.

Deutsche Welle: Holanda i tha dje “Jo” Shqipërisë. Çfarë ndryshimesh sjell kjo?

Metin Hakverdi: Unë nuk mendoj se ishte “Jo”. Dje në Hagë u mblodh “Komisioni për çështjet evropiane” i parlamentit holandez. Ka qenë një takim këshillues i përgatitur më parë. Nuk u dha “Jo” e qartë, por palët nuk kanë qenë të unifikuara në vendimin e tyre. Ministri holandez i Jashtëm, nuk ka dhënë përgjigje të qartë për qëndrimin që mban qeveria holandeze. Që do të thotë se duhet të presim çfarë vendimi do të marrë qeveria. Siç thashë, vendimi i marrë nga Gjermania mund të ndihmojë vendet e tjera, sepse kushtet e vëna mund t’i hapin rrugën Holandës që të marrë vendimin “Po me kushte”.

Deutsche Welle: Kundër vendimit të parlamentit?

Metin Hakverdi: Me sa di unë Kushtetuta në Holandë është e njëjtë si në Gjermani.  Vendimi i Parlamentit nuk është i detyrueshëm për qeverinë. Por, pyetja është a do ia lejojë vetes qeveria që të marrë vendim të ndryshëm nga ai i parlamentit. Në fakt, kjo është një gjë e vështirë. Nga pikëpamja juridike mundësia ekziston. Këtu tek ju në rajon njerëzit kujtojnë se Holanda ka marrë vendim. Kjo nuk është e vërtetë. Holanda nuk ka marrë ende vendim, dhe vendimi që ka marrë nuk është absolut./DW

Tags: 2 deputete gjermanebeHolandënegociatashqiperia

TË LIDHURA

Nuk ka pafajësi për Safet Gjicin, Gjykata e Lartë i rrëzon kërkesën
Politikë

Nuk ka pafajësi për Safet Gjicin, Gjykata e Lartë i rrëzon kërkesën

17:57 | 25/09/2025
Silva Caka e LSI emërohet zv.ministre e Brendshme, emrat e rinj të zv.ministrave te Balluku dhe Shëndetësia
Politikë

Silva Caka e LSI emërohet zv.ministre e Brendshme, emrat e rinj të zv.ministrave te Balluku dhe Shëndetësia

17:53 | 25/09/2025
Ish-zëvendësministrja e Financave propozohet për postin e Drejtores AMF, emërimi përmes votimit në Kuvend
Politikë

Ish-zëvendësministrja e Financave propozohet për postin e Drejtores AMF, emërimi përmes votimit në Kuvend

17:51 | 25/09/2025
Next Post
Erdogan bisedë telefonike me presidentin Putin

Erdogan bisedë telefonike me presidentin Putin

Biden kërkon shkarkimin e Trumpit, ka tradhëtuar SHBA-të

Biden kërkon shkarkimin e Trumpit, ka tradhëtuar SHBA-të

Albin Kurti flet për “bashkimin kombëtar”. Ja pse i prisha relatat me Ramën

Albin Kurti flet për “bashkimin kombëtar”. Ja pse i prisha relatat me Ramën

JU REKOMANDOJMË

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

14:57 | 23/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025
Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

16:48 | 17/09/2025
Dosja “5D”/ Zbardhet dëshmia e Belind Këlliçit: Më erdhi dorazi një zarf! Veliaj, Molla dhe Qato…

Dosja “5D”/ Zbardhet dëshmia e Belind Këlliçit: Më erdhi dorazi një zarf! Veliaj, Molla dhe Qato…

11:45 | 25/09/2025




TË FUNDIT

Analiza e BBC: Çfarë pritet nga takimi Trump -Erdogan në Shtëpinë e Bardhë?
Bota

Analiza e BBC: Çfarë pritet nga takimi Trump -Erdogan në Shtëpinë e Bardhë?

by mirseda
18:10 | 25/09/2025
0

Deti i trazuar i marrëdhënieve Turqi-SHBA nën administratën Biden është qetësuar kryesisht gjatë mandatit të dytë të...

Nuk ka pafajësi për Safet Gjicin, Gjykata e Lartë i rrëzon kërkesën

Nuk ka pafajësi për Safet Gjicin, Gjykata e Lartë i rrëzon kërkesën

17:57 | 25/09/2025
Silva Caka e LSI emërohet zv.ministre e Brendshme, emrat e rinj të zv.ministrave te Balluku dhe Shëndetësia

Silva Caka e LSI emërohet zv.ministre e Brendshme, emrat e rinj të zv.ministrave te Balluku dhe Shëndetësia

17:53 | 25/09/2025
Ish-zëvendësministrja e Financave propozohet për postin e Drejtores AMF, emërimi përmes votimit në Kuvend

Ish-zëvendësministrja e Financave propozohet për postin e Drejtores AMF, emërimi përmes votimit në Kuvend

17:51 | 25/09/2025
Italia dhe Spanja bashkojnë forcat, dërgojnë anije ushtarake për të ndihmuar flotën e ndihmave në Gaza

Italia dhe Spanja bashkojnë forcat, dërgojnë anije ushtarake për të ndihmuar flotën e ndihmave në Gaza

17:08 | 25/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com