Kryesore

Albin Kurti flet për “bashkimin kombëtar”. Ja pse i prisha relatat me Ramën


               Publikuar në : 09:28 - 10/10/19 Enno

Kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti ka folur për bashkimin e mundshëm të shtetit Shqiptar me Kosovën.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Klan Tv, Kurti tha se ky bashkim ka qenë i mundur të bëhet në vitet ’90, atëherë kur u shkatërrua Jugosllavia.

Ky bashkim të cilin e kemi dëshiruar ka qenë i mundur të bëhej përnjëherë i shqiptarëve atëherë kur u shkatërrua Jugosllavia në 1991-92, po të ishte një konstalacion tjetër në mënyrë metaforike i tri personaliteteve, Sali Berisha, Ibrahim Rugova dhe Ramiz Alia. Nëse do të mund të bëhej bashkimi i shqiptarëve shansi historik ka qenë 1990, 91. 92.

Shkatërrimi i Jugosllavisë u bë me luftë. Po të ishin Shqipëria dhe Kosova bashkë, në koordinim me mërgatën dhe Bosnjës dhe Kroacinë, ai ka qenë shansi historik i një shteti shqiptar. Sot e kemi shtetin e Kosovës. Duhet të bëjmë hapa të integrimit drejt bashkimit. Kemi përfitues të kësaj gjendje në të dyja anët e kufirit, njerëz që i duan trojet shqiptare si principata të tyre”, deklaroi ai.

I pyetur në lidhje me raportet e tij me kryeministrin Edi Rama, Kurti u shpreh se i ka prishur raportet me të në kohën kur zhvillohej protesta më e madhe kundër presidentit të Kosovës.

Raportet e mia me Ramën nuk mund te them qe i kemi shume te mira por duhet ti përmirësojmë. Raportet me te i prisha për shkak te afrimitetit të tij me Thaçin ne kohen kur zhvillohej protesta me e madhe kundër presidentit te Kosovës. Për mua mbetet enigmatike si ai nuk mund te shkëputet dot nga idetë e Thaçit. Me presidentin e Shqipërisë i kam raportet shumë të mira por kemi kohë që nuk jemi takuar”, tha Kurti.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT