E diel, 31 Maj, 2020
18 C
Tirana

Biden kërkon shkarkimin e Trumpit, ka tradhëtuar SHBA-të

Më të lexuarat

Të shtëna në Shijak, plagoset në këmbë një 28-vjeçar

Së fundmi ka pasur të shtëna me armë zjarri në Shijak. Raportohet se ngjarja ka ndodhur tek stadiumi, ku në rrethana ende të paqarta është...

Ardi Veliu nxori videon, e ëma e 15-vjeçarit zbulon vendimin që ka marrë

Nëna e djalit të dhunuar nga disa policë në zonën e Liqenit Artificial, Zaida Çobo, ka thënë se është ndjerë e tmerruar. Në një...

“Asnjë lëshim”, përfaqësuesi i opozitës jep sinjalet para mbledhjes së Këshillit Politik

Teksa pritet që për pak orë të mblidhet Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore, përfaqësuesi i LSI në këtë tryezë, Petrit Vasili, ka dhënë mesazhe...

Ambasada Amerikane prezanton projektin për Shqipërinë, Manjani nxjerr prapaskenat

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka hedhur thumbin e radhës, pas publikimit nga Ambasada Amerikane në Tiranë të disa pamjeve për të ngritur sallën...

Si paraqitet situata nga COVID-19 në Itali? Dalin të dhënat e fundit

Në Itali, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 111 persona si pasojë e koronavirusit. Kësisoj, numri total i viktimave shkon në 33,340. Autoritetet përkatëse...

COVID-19/ “Vendi jashtë kontrollit”, ish-deputeti shpalos 8 propozime

Ish-deputeti i PD-së, njëherësh mjeku reanimator, Tritan Shehu ka reaguar së fundmi lidhur me situatën e krijuar nga COVID-19 në Shqipëri. Shehu, në një postim...

PD: Të gjithë kërkojnë shkarkimin e Ardi Veliut

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi deklaroi se një kryeministër normal do ta kishte shkarkuar menjëherë një drejtor policie që justifikon me prova të...

Tiranë/ Abuzonin me një të mitur, arrestohen 4 persona

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 shtetas, për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur. Specialistët për Hetimin e Krimit pas informacionit të...

Lëkundje tërmeti në Korçë

Një lëkundje tërmeti është ndjerë në Korçë së fundmi. Raportohet se tërmeti me magnitudë 4.05 ballë i shkallës Rihter, ka pasur si epiqendër Libonikun e...

E diela me apo pa makina? Policia e Shtetit dhe Rama japin versione të ndryshme

Kryeministri Rama dhe Policia e Shtetit kanë një përplasje lidhur me vendimet që kanë ndërmarrë, referuar masave ndaj pandemisë. Policia bie ndesh me atë çfarë...

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka bërë thirrje për shkarkim të presidentit amerikan, Donald Trump, duke thënë se ai ka “tradhtuar” SHBA-në.

Trump në anën tjetër ka parashikuar se vetëm Gjykata Supreme do ta zgjidhë këtë çështje.

“Për të ruajtur kushtetutën, demokracinë dhe integritetin bazik, ai duhet të shkarkohet”, u ka thënë Biden mbështetësve të tij në një marsh në Nju Hempshir.

Ndërkohë një sondazh i kanalit televiziv, Fox News, që konsiderohet se ka simpati për presidentin, ka treguar se rreth 51 për qind e votuesve kërkojnë që Trump të shkarkohet apo të largohet nga zyra e presidentit, raportoi agjencia e lajmeve, AFP.

Trump në ujëra të trazuara

Mirëpo presidenti amerikan nuk ka dhënë shenja se do ta ndryshojë qasjen.

Trump ka kërcënuar me krizë kushtetetuese, pasi ka refuzuar të bashkëpunojë në hetimet e Kongresit, andaj ka parashikuar se ky rast do të përfundojë në Gjykatën Supeme.

Ai u ka thënë gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se Partia e tij Republikanë është “trajtuar shumë keq”.

Hetimet ndaj tij kanë nisur pas zbulimit të një bisede të 25 korrikut në mes të presidentit Trump dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy.

Sipas informatorit, gjatë bisedës, Trump i ka kërkuar homologut të tij ukrainas që të nisë hetime për kundërshtarin e tij në garën për zgjedhjet presidenciale, Joe Biden, dhe përfshirjen e djalit të këtij të fundit, në një kompani ukrainase për energji.

Lexo edhe :   Trump merr vendimin e madh, ndërpret marrëdhëniet me OBSH-në

Para thirrjes, Trump pati pezulluar ndihmën ushtarake në vlerë të 400 milonë dollarëve për Ukrainën, derisa biseda mes këtyre dy liderëve është fshehur në departamentin për informacione shumë të ndjeshme.

Lexo edhe :   Trump: Një moment historik shumë i trishtuar për SHBA

Informatori është ankuar duke pretenduar se Trump “ka përdorur pozitën e tij për të kërkuar ndihmë nga një shtet i huaj”, në prag të procesit zgjedhor për një mandat tjetër presidencial.

Trump e ka konsideruar hetimin për shkarkim si “mashtrim” mirëpo e ka pranuar se “i ka vështirësuar punën”.

Hetimet e Dhomës së Përfaqësuesve mund të rezultojnë me gjykim në Senat rreth asaj nëse Trump duhet të largohet nga zyra e presidentit.

Sipas Kushtetutës amerikane, Dhoma e Përfaqësuesve ka fuqi për të shkarkuar presidentin për “shkelje të rënda dhe keqbërje”.

Kjo është hera e katërt në historinë amerikane që ka nisur një procedurë për shkarkim të presidentit, ndonëse asnjëri prej presidentëve nuk është larguar nga pozita përmes këtij procesi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lezhë/ Sekuestrohen lëndë narkotike dhe mijëra euro, arrestohen 4 persona

Katër persona janë arrestuar në Lezhë, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike. Policia kishte marrë informacion se në një automjet po transportohej lëndë narkotike...

Kriza ekonomike pas pandemisë/ Basha takim me Dhomën e Tregtisë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë për të folur për krizën ekonomike pas koronavirusit...

Nuk i tremb as koronavirusi, britanikët “pushtojnë” plazhet

Edhe pse është një ndër vendet më të prekur nga koronavirusi në Evropë, shtetasit e Britanisë vijojnë të thyejnë rregullat e vendosura nga qeveria. Temperaturat...

Përfshihet nga flakët banesa në Patos, digjet depoja me sendet e punës dhe makina

Një depo në fshatin Kuqar të bashkisë Patos është përfshirë nga flakët në orën 4:30 të mëngjesit të sotëm. Bëhet me dije se zjarri ka...

Kosova vendos masa të reja reciprociteti ndaj Serbisë

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka vendosur masa të reja të zbatimit gradual të reciprocitetit ndaj Serbisë. Sipas vendimit masat e vjetra...
WhatsApp KONTAKTO TT