Bota

Erdogan bisedë telefonike me presidentin Putin


               Publikuar në : 08:58 - 10/10/19 Enno

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan zhvilloi ditën e djeshme një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin.

Biseda mes dy presidentëve vjen një ditë pasi Turqia nisi ofensivën në Siri, ndërsa thuhet se ky ka qenë edhe fokusi i bisedës, raporton AA.

Ditën e djeshme, Turqia nisi një operacion ushtarak në Veri të Sirisë. Me objektivin për të nxjerrë forcat kurde të etiketuara nga Ankaraja si terroriste, por që shihen nga shumica e Perëndimit si partnerë kryesorë në luftën kundër Shtetit Islamik. Ky operacion ishte planifikuar për një kohë të gjatë.

“Operacioni në lindje të Eufratit do të kontribuojë në arritjen e paqes dhe stabilitetit në Siri, si dhe do të hap procesin politik në Siri”, tha Erdogan.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi fillimin e operacionit, të quajtur “Pranvera e Paqes” dhe tha se ai kishte për qëllim zhdukjen e “kërcënimit të terrorit” kundër Turqisë. Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët (FDS) thanë që avionët luftarak turq po godasin zona civile, duke shkaktuar panik të madh.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT