Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Në tendera me gishtin e Boschardit

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Klodian Tomorri

Thonë se ujku qimen e ndërron, por zakonin nuk e harron asnjëherë. Drejtorët e Rilindjes funksionojnë në mënyrë të ngjashme. Sapo shkarkohet njëri se ja jep tenderin ofertës më të lartë, tjetri në radhe bën të njëjtën gjë.

Pas rrugës, Kardhiq-Delvinë dhe Unazës së Tiranës, rasti më i fundit është tenderi 3.8 milionë euro për fazën e dytë të Lungomares, në segmentin nga Fusha e Sportit deri tek Uji i Ftohtë.

Tenderi për investimin simbol të qeverisë në qytetin e Vlorës, u zhvillua në 12 shtator. Në garë morën pjesë 6 kompani, ku oferta më e ulët u paraqit nga Curri SHPK me 2.9 milionë euro, ose 900 mijë euro më pak se vlera limit. Por Fondi shqiptar i zhvillimit e skualifikoi me pretendimin se nuk përmbushte kriteret teknike, duke shpallur fituese ofertën e dytë, atë të kompanisë Fusha.

Skema është identike me Kardhiqin dhe Unazën. Skualifikohen ofertat më te ulëta me pretendimin se nuk përmbushin kriteret teknike dhe tenderin e marrin kompanitë me çmimin më të lartë. I vetmi ndryshim është institucioni prokurues, këtë herë jo Autoriteti Rrugor Shqiptar, por Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Kjo administratë ka një rekord të pasur me tenderat fiktiv, të paracaktuar. Një pjesë e madhe e tenderave të mëdhenj bëhen vetëm me një ofertues real, ndërsa ofertat e tjera janë fiktive, që shërbejnë si koperturë për të legjitimuar garën. Kur në ndonjë rast kompanitë besojnë se do të ketë me të vërtetë garë dhe garojnë seriozisht, atëherë institucionet përdorin planin B për të shpallur fituese kompaninë që duan. Këto janë kriteret teknike.

Përdorimi i kritereve për të skualifikuar ofertat e ulëta dhe paracaktuar fituesin e tenderave është pranuar dhe nga vetë Agjencia e Prokurimeve. Në shumë raste madje, kriteret i harton vetë kompania që është paracaktuar si fituese. Ndaj në shume prokurime mund të gjesh kritere të çuditshme si pasja e një vinçi që peshon X ton, apo pasja e 257 punonjësve.
Këtë radhë kriteret e Fondit Shqiptar të Zhvillimit duan fituese kompaninë Fusha në tenderin e Lungomares. Fundja drejtori i Fondit të Zhvillimit vjen nga radhët e Bashkisë së Tiranës dhe ndoshta i njeh mirë kapacitetet teknike të kompanisë Fusha. Por a është i drejtë ky vendim? Fjalën e fundit do ta thotë Komisoni i Prokurimit.

Por derisa Komisioni të thotë fjalën e tij, tradita u konfirmua sërish. Edhe këtë herë, oferta më e leverdisshme për qytetarët, ajo që u kursente atyre 200 mijë euro, u shpall sërish e pavlefshme. Dhe nëse merr vetëm 3 tenderat e fundit në infrastrukturë, Kardhiqin, Unazën dhe Lungomaren, në total bëjnë 5 milionë euro, që mund t’u ishin kursyer qytetarëve, por që u tretën në llogari formale dhe të fshehta. Me 5 milionë euro ndërtohet një rrugë e mirë fshati, dy shkolla dhe një pavion i madh spitali.

Në këtë pikë mbase i duhet bërë një pyetje qeverisë. A do të fitojë ndonjëherë në tenderat e mëdhenj oferta më e ulët?

Apo gishtin e Boschardit.

Tags: bernard borchardtgishti i mesitklodian tomorrikomentprotestuesittenderat

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Moldavi-Shqipëri/ Publikohen formacionet! Reja bën dy ndryshime të mëdha

Kur do të bisedojnë kryeministrat Rama e Mitsotakis?

U tregoi gishtin e mesit, banorët e Astirit firmosin peticionin për ta shpallur ‘non grata’ Bernd Boschard







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

by mirseda
22:07 | 05/06/2026
0

Në protestën e sotme të qytetarëve para Kryeministrisë ka kaluar edhe ambasadori i delegacionit të BE-së në...

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

21:34 | 05/06/2026

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com