Zbulohet formacioni që Edi Reja ka vendosur të bëjë në ndeshjen e sotme të kombëtares shqiptare kundër Moldavisë.
Reja ka vendosur të bëjë ndryshime të mëdha, teksa titullar nga minuta e parë do të jetë Lorenc Trashi, i cili bën debutimin e tij me fanellën kuqezi, duke ulur në stol Lenjanin.
Ndërkohë, mësohet se për këtë ndeshje Memushaj ka përfunduar në pankinë, ndërsa vendin e tij dhe shiritin e kapitenit e ka marrë Amir Abrashi.
Formacionet e plota:
Moldavi-Shqipëri 20:45
Moldavia: Koshelev, Mudrac, Prepelita, Posmac, Graur, Reabciuk, Ionita, Anton, Cebotaru, Suvorov, Sidorenko.
Trajner: Semen Altman
Shqipëria: Strakosha, Veseli, Dermaku, Gjimshiti, Ismajli, Trashi, Gjasula, Bare, Abrashi, Cikalleshi, Manaj.
Trajner: Edi Reja