E martë, 27 Tetor, 2020
10 C
Tirana

Në prill ka vetëm votë pro apo kundër Edi Ramës

Më të lexuarat

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Video/ Çmendet futbollisti, godet me lëvizje kung-fu lojtarin kundërshtar

Ndeshja e Ligës së Parë mes Montpelje dhe Reims përfundoi me rezultatin e thellë 0-4 për miqtë. Rezultati mbeti në hije për shkak të asaj...

Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Ndërsa mund të mos ketë nga ato që quhen “simptoma të një Covid-i të mirë”, disa janë padyshim më të këqija se të tjerat....

Manastirliu i përgjigjet akuzave të PD, ja kur do të hapet spitali Covid 3

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me stafin mjekësor në Spitalin Infektiv. Ministrja është shprehur se situata në të...

Përplasja me Macron, Erdogan thirrje turqve: Mos blini mallra franceze

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallrat franceze. Gjatë një fjalimi në televizion, ai u bëri thirrje...

Fotoja bëhet virale/ Melania Trump përdor sozi

Shpesh është folur që Zonja e Parë e SHBA ka një sozi, e cila e shoqëron presidentin hera-herës. Përkundrejt këtyre zërave, Trump e ka...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Kudo me truprojë, si ndryshoi jeta e Luanës pas përndjekjes (FOTO)

Pas denoncimit që bëri ndaj një të riu për përndjekje, moderatorja Luana Vjollca shfaqet kudo me truprojë. “Në çdo hap me mua. Faleminderit për sigurinë...

E trishtë, ndërron jetë ish-futbollisti i Manchester City

Manchester City ka dhënë një lajm të trishtë për botën e futbollit. Klubi njofton se ka ndërruar jetë në moshën 17-vjeçare ish-lojtari i të rinjve,...

Hajdari zbulon emrin e partisë me të cilën do garojë në zgjedhje

Deputetja Rudina Hajdari, do të garojë me një parti të re në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në ‘News 24’, Hajdari tha se partia e...

Nga: Lorenc Vangjeli

Ka një keqkuptim të jashtëzakonshëm nga opozita shqiptare në ngutin e saj drejt të përpjetës së pushtetit. Edhe opozita e djeshme socialiste kishte konsumuar të njëjtin keqkuptim, sipas të cilit, beteja politike e katër vjetëve, është si luftërat në mesjetë: fiton ushtria që vret komandantin e ushtrisë rivale.

Socialistët e kanë bërë më parë për Berishën duke e sulmuar nga mëngjesi në darkë, duke e konsideruar fajtor që nga manipulimi i zgjedhjeve tek lopatat me dhe’ që vidheshin në rrugën e Kombit, nga tragjedia në Gërdec tek vrasjet fatzeza në Bulevard.

Jo se ishte gabim të hidhej nga një gur përditë mbi kokën e ish-kryeministrit dhe për t’i numëruar me gurë mëkatet e çdo dite, por sepse socialistët llogarisnin me shpirt t’i thyenin kokën në gur edhe kur Shqipëria hynte në NATO apo BE i liberalizonte lëvizjen e lirë.

Absolutisht e njëjta strategji ndeshjeje është edhe me Edi Ramën, i cili për opozitën është më i zi se djajtë që torturojnë të penduarit, është kryebaroni evropian i drogës, është grabitësi i çdo qindarke në buxhetin disa miliarda eurosh të vendit dhe është koka e vetme që a meriton mbi kokë çdo gur të Shqipërisë shkëmbore.

Të besosh në një lloj komunikimi të tillë fëminor, naiv, të përciptë dhe sipërfaqësor, që ngjan si dy anët e të ndenjurave me mënyrën e dikurshme komuniste të propagandës, krijohet bindja se në Shqipëri, varësisht përkatësisë partiake, njëra gjysmë e publikut jeton në Eldorado, gjysma tjetër digjet në ferr.

Mohimi total pa pohim, urrejtja e verbër pa size racionaliteti, monotonia e të zezës duke refuzuar qoftë edhe nuancën e grisë, bën që në konkurrimin e të vërtetave relative, e vërteta të ketë shumë fytyra si perëndia e teatrit. Dhe vetë teatri absurd i Tiranës, është pastaj alkimia që e shndërron cilëndo tragjedi të drithëruese, në farsë komike të pabesueshme.

Shtatë vjet më parë me Berishën dhe sot edhe me Edi Ramën, kjo lloj propagande nuk është më shumë se një shërbim masturbimi për kryeministrit të rradhës. Vetëm kujtesëshkurtërit nuk kujtojnë si shkonte në ekstazë dje Berisha, për të mos dalluar se në të njëjtën yjësi lundron edhe Rama kur mizëria e kundërshtarëve të tyre vihen në garë për të gjetur epitetin më të lig për ta edhe kur kanë pasur vërdallë ndonjë punë të mbarë. Eshtë kjo zhurmërimë urrejtjeje pakushte që e ka shndërruar ambientin politik të vendit në një qenef aq të pështirë sa edhe zhurma e zorrëve të çdo ngjyre, tashmë nuk ndjehet fare nga një publik i mpirë totalisht. I mpirë për faj të tyre!

Lexo edhe :   “Task Forca zbret në terren”, Rama zbulon çfarë po ndodh në rrugët e Tiranës
Lexo edhe :   "Janë të preferuarit e Ramës e Metës”, Manjani flet për Gjykatën Kushtetuese

Ky është shkaku kryesor që në mëngjezin e 25 prillit të vitit tjetër askush nuk do të zgjohet nga gjumi duke menduar për vendin e ri të punës së Lulzim Bashës, për koordinatën në pushtet të Monika Kryemadhit, për Ilir Metën apo Sali Berishën. Fatkeqësisht, për shkak të kësaj katërsheje të keqkuptuar dhe gjithë përkrahësve të tyre, shqiptarët do të shkojnë në votime duke pasur parasysh vetëm portretin atipik të Edi Ramës. Dhe vota e publikut do të ketë vetëm një ngjyrë dhe një motiv të vetëm. Ajo do të nënshkruhet në emër të dashurisë apo urrejtjes për Edi Ramën. Do të votohet pro apo kundër atij. Për ta rilindur sërish apo për ta ndëshkuar politikisht. Për ta mbajtur lart e rikonfirmuar apo për ta përzënë dhe rrëzuar poshtë. Ky identikit i votës së pa hedhur ende është ndëshkimi më i madh që i jepet paradhënie një opozite që synon të vijë në pushtet.

15 vjet më parë, stili “Gjithë fajin e ka Fatosi” funksionoi dhe PD morri qeverisjen e vendit, jo si konfirmim të Berishës, por si një ndëshkim të Nanos. Ish-kryeministri që pati fatin kontravers të ishte burrë i pjekur në adoleshencë dhe u shndërrua në adoleshent në kohën e pjekurisë së thellë, ishte fati i keq i vetes.

Lulzim Basha shpreson të ketë të njëjtin rezultat përballë Ramës. Edhe mund të ndodhë. Por kanë ndryshuar rrethanat, kohët dhe vetë njerëzit. Nuk rrjedh dy herë i njëjti ujë nën këmbët e të njëjtës urë. Dhe për më shumë, ai ende nuk ka paguar faturën e gafave të njëpasnjëshme që ka bërë në aktet më të rëndësishme politike të tij. Përfshi edhe aftësinë e pabesueshme për të zgjedhur e mbledhur rreth vetes njerëzit më të gabuar të mundshëm dhe që i përfshiu në politikë. E që për më keq akoma, shpesh e në shumicë, i vetmi tipar që i identifikon, edhe mendjemadhësia prej prezervativësh: meqënëse kanë leje të hyjnë brenda Tempullit, mburren e binden se po bëjnë seks.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kryemadhi: Rama i ka kthyer shqiptarët si qen me maska

Kryetarja e LSI,  Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me vendimin e mbajtjes së maskës me detyrim në ambientet jashtë. Kryemadhi është shprehur se përdorimi...

Thaçi i ashpër me Perëndimin: Po i bën padrejtësi Kosovës me vizat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se është padrejtësi që Bashkimi Evropian nuk liberalizon vizat me Kosovën. Sipas tij, Perëndimi ka rënë në lajthitje. Teksa foli...

Ndeshje dramatike në “San Siro”, Kumbulla i shënon dhe ndal Milanin

Përfundon supersfida e javës së 6 të Serisë A, mes Milanit dhe Romës. Ndeshja ka prodhuar jo vetëm lojë të bukur, por edhe gola, pasi...

Hajdari ashpërson tonet: PD dhe PS, banda që luftojnë me njëra-tjetrën

Për deputeten Rudina Hajdari, dy partitë më të mëdha në vend PD dhe PS janë kthyer në banda të cilat luftojnë me njëra-tjetrën. Hajdari shprehet...

Krijimi i partive të reja, Patozi: ‘Thërrmimi’ i PD mund të dali për mirë

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, thotë se fragmentarizimi i PD mund t’i sjelli dobi Shqipërisë. Sipas tij, edhe nëse PD “thërrmohet fare, ndoshta nuk...