Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Ne përmbytemi rregullisht, e nuk vëmë mend nga asnjë fatkeqësi

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Ne përmbytemi rregullisht, e nuk vëmë mend nga asnjë fatkeqësi

Nga: Mentor Kikia

Ka ndryshuar klima o budallenj! Duhet të ndryshojmë dhe ne, ndryshe do të ngordhim.

Vetëm pas një jave me reshje, vjen paralajmërimi i përvitshëm: Priten përmbytje, bllokime rrugësh nga gurët dhe dherat që rrëshqasin, bllokime nga bora, nga rrëketë e përrenjve…

Lajmi shoqërohet me komente qeveritare të tipit: Institucionet janë të gjitha në gatishmëri për të përballuar situatën.

E kemi parë sa mirë e kemi përballuar vit pas viti.

Çfarë po ndodh?

Pas 6 muajsh thatësirë, natyra po bën ciklin e saj në pak javë. Uji që ka avulluar në verë do të bjerë, nuk do të qëndrojë në atmosferë. Por reshjet nuk bien të shtrira në kohë, bien me rrebeshe, të përqëndruara.

Moti nuk është më ai i 30 viteve me parë. Nuk ka më akull, nuk ka më shi që bie “shtruar” për 3 muaj rresht. Reshjet bien furishëm dhe shkaktojnë katastrofa. Për pasojë, toka nuk ngopet më me ujë. Po shterojnë edhe ujërat nëntokësore. Sondat duhet të shpojnë më thellë për të nxjerrë ujë nga puset. Malet nuk depozitojnë me ujë në formën e borës për ta shkrirë dalë-nga-dalë në pranverë. Lumenjtë janë bërë me agresivë e deti po përpin tokën me shpejtësi…

Klima ka ndryshuar o budallenj. Dhe ne duhet ti përshtatemi, të mbrohemi, ndryshe do të ngordhim.

Ne duhet të ndërtojmë rrugë më të forta, që ti rezistojnë ujërave, jo ura pa themele që ti marrë përroi në “krahë”.

Ne duhet të ndërtojmë argjinatura për tu mbrojtur nga lumenjtë e nga deti.

Por çfarë bëjmë ne?

Asgjë. Ne(më ndjeni shumë për fjalën) nuk e rruajmë fare për natyrën. Vazhdojmë të ndërtojmë rrugë shkel e shko, sa për ti nxjerr në TV. Vazhdojmë të mos investojmë në mbrojtje nga erozioni. Vazhdojmë të shpyllëzojmë e të mos mbjellim. Vazhdojmë të shkatërrojmë shtretërit e lumenjve.

Sapo bien reshjet, vërshojnë në rrjetet sociale foto punëtorësh me lopata në duar që heqin gurë nëpër rrugë, me diçiturën: Të gjithë në këmbë për të përballuar situatën.

Sapo fillojnë përmbytjet, vërshojnë fotot e ministrave dhe deputetëve me çizme e mushama, nëpër pellgje me ujë, sërish me diçiturën: Të gjithë në këmbë për t’iu gjendur pranë popullit.

Dhe më pas futen në makinat e ngrohta të numërojnë Liket e postimeve.

Pastaj shfaqen sërish fotot, 5 vetë me nga një lopatë në dorë duke mbjellë një pemë, me diçiturën: Ja dhe një pyll i ri me mijëra pemë, në malin “filan”.

Ndërsa në verë digjemi e përvëlohemi, sepse s’ kemi një helikopter ti hedhim ujë zjarrit.

Klima ka ndryshuar o idjotë!

Thërritini mendjes, kudo të jeni, në qeveri, në opozitë, nëpunës shteti apo në kompani private.

E di që katastrofave nuk kemi ç’i bëjmë as ne, e askush tjetër në botë. Por ndryshe nga shumë popuj të tjerë, ne e ndihmojmë katastrofën të bëhet edhe më e fortë. Ne bëjmë që edhe një rrebesh shiu të shndërrohet në katastrofë. Ne përmbytemi rregullisht, e nuk vëmë mend nga asnjë fatkeqësi.

Tags: mentor kikiapermbytjeshqiperi

TË LIDHURA

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
Dy raste me Omicron në Greqi

Dy raste me Omicron në Greqi

Berisha insiston te fshehja e firmave, Kokalari: Bashës t’ia çojmë në krevat

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

“Jam në Dubai, s’jam arratisur”/ Nipi i deputetit të PS-së: Ngjarje e stisur

"Jam në Dubai, s’jam arratisur"/ Nipi i deputetit të PS-së: Ngjarje e stisur

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Tragjedi në Gramsh/ Rrëshqitje dheu në fshatin Tervol, fadroma bie mbi 58-vjeçarin dhe i merr jetën
Aktualitet

Tragjedi në Gramsh/ Rrëshqitje dheu në fshatin Tervol, fadroma bie mbi 58-vjeçarin dhe i merr jetën

by mirseda
13:03 | 11/07/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Tervol të Gramshit, ku një 58-vjeçar ka humbur jetën...

SPAK aksion në Shkodër, lëshohen 13 urdhër-arreste, mes tyre edhe zyrtarë policie

SPAK aksion në Shkodër, lëshohen 13 urdhër-arreste, mes tyre edhe zyrtarë policie

13:00 | 11/07/2025
Zaptuan hapësirat publike në plazh/ 3 persona procedohen në Golem

Zaptuan hapësirat publike në plazh/ 3 persona procedohen në Golem

12:22 | 11/07/2025
Ishte shpallur në kërkim për trafikim narkotikësh, arrestohet 29-vjeçari në Klos

Ishte shpallur në kërkim për trafikim narkotikësh, arrestohet 29-vjeçari në Klos

12:21 | 11/07/2025
Rama: Të shkarkohen të gjithë kryetarët e njësive administrative brenda të hënës

Rama: Të shkarkohen të gjithë kryetarët e njësive administrative brenda të hënës

11:47 | 11/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com