Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Në parqe veç të moshuarit/Të rinjtë shqiptarë kanë turp t’i frekuentojnë (Video+Foto)

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT

Teksa në shumë shtete evropiane parqet janë vendi kryesor për familjarë edhe të rinj, për të kaluar orë të tëra, në Shqipëri ndodh e kundërta. Të rinjtë kanë braktisur hapësirat e gjelbërta, për të shkuar drejt kafeneve. Kjo bën që parqet në kryeqytet të frekuentohen vetëm nga të moshuarit ose të pastrehët.

“Në vend që të harxhojnë kohë në parqe, ose të vijnë të argëtohen e relaksohen këtu, të rinjtë shkojnë në klube dhe në ato kafet luksoze.”Një i moshuar i cili shkon çdo ditë në park, thotë për Tirana Today se këto vende frekuentohen çdo ditë e më pak nga të rinjtë.

“Në kafe sigurisht që edhe unë shkoj, por jo për të qëndruar gjithë ditën atje. Ai është një vend ku kalon një kohë të shkurtër. Kurse këta që shkojnë të rrinë ndoshta kanë një marrëdhënie tjetër me lokalet.”

Dëshira për tu dukur duket si nuk i mungon të rinjve shqiptarë, ku sipas qytetarëve kjo është edhe një nga arsyet përse ata nuk i vizitojnë parqet. Pasi ndihen inferior.

“Mesa kuptoj unë këtu në Shqipëri, të rinjtë nuk e kanë në kulturë që të rrinë nëpër parqe. Ngaqë japin imazhin sikur janë të varfër apo kushedi çfarë. Ndaj preferojnë më shumë të qëndrojnë nëpër lokale të pinë kafe dhe ndoshta i duket vetja më i rëndësishëm.”

Për turistët kjo situatë është e habitshme, pasi edhe pse nuk ka shumë hapësira të gjelbërta, edhe në ato që janë, të rinjtë nuk shkojnë.

“Ka shumë parqe në Turqi dhe njerëzit kalojnë shumë kohë me miqtë, veçanërisht në fundjavë. Këtu në Shqipëri, të rinjtë pëlqejnë më shumë të shkojnë në disko. Ata nuk e dinë vlerën e natyrës.”Ndërkohë, të tjerë ngrenë shqetësimin e mungesës së investimeve, për t’i gjallëruar sa më shumë parqet në kryeqytet.

“Kur erdha për herë të parë, i lija fëmijët të ecnin zbathur në bar. Të gjithë tmerroheshin, por tani e kuptoj arsyen pse. Nëse do që njerëzit të relaksohen, në fillim duhet të sigurohesh që është pastër. Në vende të tjera sheh shumë njerëz që lexojnë në park, ose luajnë me kitarë. Mendoni se të rinjtë shqiptarë do t’i braktisin kafenetë? Nuk e di këtë, por shpresoj që njerëzit të vijnë më shpesh në park. Është shumë më e shëndetshme.” TIRANA TODAY

Tags: frekuentojnëkafeParqeshqiptarettë moshuartë pastrehëtte rinjturistetTurp!

TË LIDHURA

Aktualitet

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Aktualitet

“Poshtë Qeveria, dorëheqje!”- Qytetarë të shumtë i bashkohen protestës në Korçë

21:16 | 06/06/2026
Aktualitet

Mësuesi i historisë në protestë: Kolegë, dilni në krah të nxënësve tuaj!

21:00 | 06/06/2026
Next Post

Aretha Franklin anulon koncertet, në gjendje kritike për jetën

Kush janë ministrat që kanë punuar mirë dhe ato më dobët, ja cili kryeson

Copëtimi i Kosovës/Angela Merkel e prerë: Nuk ka ndërrim të kufijve në Ballkan!







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

by mirseda
21:56 | 06/06/2026
0

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e sotme në...

“Poshtë Qeveria, dorëheqje!”- Qytetarë të shumtë i bashkohen protestës në Korçë

21:16 | 06/06/2026

Mësuesi i historisë në protestë: Kolegë, dilni në krah të nxënësve tuaj!

21:00 | 06/06/2026

Rama mediave ndërkombëtare: Protesta për Zvërnecin s’i kaloi 8 mijë pjesëmarrës

20:54 | 06/06/2026

“Onkologjiku është një Auschwitz”/ Fjalimi rrëqethës i pacientit me kancer në protestë

20:22 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com