Teksa Shqipëria po lëngon nga COVID-19, Rama ka zgjedhur që të japë mesazhe të forta inkurajuese.
Të përballur me një armik të padukshëm, koronavirusin, kryeministri Rama ka ndarë me ndjekësit një mesazh tejet aktual.
“Aftësia për të imagjinuar kohë më të mira, do të thotë që ne nuk kemi lejuar që epidemia dhe frika të na marrin me vete”, është shprehja e shkrimtarit të njohur izraelit David Grossman.
Shqiptarët janë ende të izoluar në banesat e tyre. Ata mund të dalin të bëjnë pazar nga ora 05:00 e mëngjesit deri në 17:30 të pasdites, për 90 minuta në ditë.
Farmacitë, dyqanet ushqimore dhe bankat janë të hapura deri në 17:30 të pasdites. Çdo qytetar që del nga banesa për të bërë pazar, duhet të ketë marrë një autorizim.
Po kështu, Policia e Shtetit ka sqaruar se zgjatja e fashës së orareve nuk nënkupton “qarkullimin e pakufizuar” të mjeteve.