E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

“Në Kuvendin e Berishës ishin ulur si delegatë kandidatët e Topallit e Doshit”

Sekretari i PD-së, Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat ka bërë publik emrat e delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD-së që u mbajt në 18 dhjetor. Partia Demokratike ka publikuar 5004 emrat e delegatëve që morën pjesë në Kuvendin Kombetar të PD-së. Bardhi tha se ndonëse nuk është praktikë, PD-ja ka vendosur që në emër të transparencës të bëjë publikë emrat e delegatëve që ishin të pranishëm. Sipas Bardhit, ish-kryeministri Sali Berisha u përpoq që të bënte gjithçka për të penguar mbajtjen e këtij Kuvendi, qoftë edhe përmes kërcënimit të delegatëve.

“Sot është radha të bëjmë transparencë për shumicën e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar, të cilët zgjodhën të ardhmen, dhe jo të shkuarën. Opinionin publik gjatë gjithë kësaj periudhe është mbushur me lajme të rreme dhe keqinformime, të cilat bëhen për të fshehur arsyet e vërteta të rrëmujës së krijuar në Partinë Demokratike.

Ju e mbani mend kur në këtë sallë mbahej mbledhja e Këshillit Kombëtar, zoti Berisha bënte thirrje për bojkotin e Këshillit Kombëtar. Por kur anëtarët nuk iu përgjigjën kësaj thirrjeve, filluan lajmet e rreme.

Ju mbani mend gjithashtu thirrjen e përsëritur që anëtarët e Kuvendit Kombëtar të grisnin formularët, por ne ishim këtu në këtë sallë ku bëmë transparencën e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar që kishin dhënë konfirmimin për pjesëmarrjen”, tha Bardhi.

Ai ka denoncuar sot se në Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha, kanë qenë kandidatë të Jozefina Topallit dhe të Tom Doshit të ulur si delegatë.

“Ditën kur u mbyllën formularët në kasafortën personale të Edi Palokës, juve ju premtua që në Kuvend do bënin proces transparente të leximit të emrave, e do bëhej prezantim i çdo pjesëmarrësi në tubimin e 11 dhjetorit. Kjo nuk ndodhi, u kyçën dyert. Po të kishin pasur mundësi, edhe juve ju kishin kyçur në kasafortë, siç ka zero tranparencë në çdo veprimtari të çdo celule ilegale.

Lexo edhe :   Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Berisha deklaronte se është mbushur salla me punonjës të administrates, sepse s’ka kuorum të anëtarëve të Këshillit Kombëtar. E pas një ore, ky mashtrim publik u rrëzua me transparencën që bëri Komisioni i votimit duke lexuar emër për emër.

Lexo edhe :   Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Më 11 dhjetor nuk ju lejuan të futeshit as në stadium, se do gjenit kandidatë të Jozefina Topallit të ulur si delegatë. Arsyen e dini vetë, pse s’ju lejuan të futeshit në stadium, se aty do të gjenit kandidatë të partisë të Tom Doshit të ulur, e të cilësuar si delegatë”, tha Bardhi në konferencën për mediat.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...